Këshilltarët e opozitës do djegin mandatet dy muajt e mbetur? Veliaj: Çudi! Kanë dy vjet që s'vijnë, s’ka paralizë

21 Shkurt 2019, 00:09Politika TEMA
Këshilltarët e opozitës do djegin mandatet dy muajt e mbetur?

Paralajmërimi i PD se edhe këshilltarët e saj në njësitë vendore do të japin dorëheqjen, ka sjellë reagimin e Kryebashkiakut Erion Veliaj.

Përmes një postimi në twitter, Veliaj thotë se këshilltarët e djathtë kanë dy vite që nuk shkojnë në këshillin Bashkiak të Tiranës për të votuar vendime të rëndësishme në shërbim të qytetarëve dhe puna ka vijuar pa u bllokuar.

Duke ironizuar qëndrimin e PD, Veliaj thotë se “toka ka vazhduar të rrotullohet rreth diellit pa noj sekëlldi, le më paralizë.

“Do i djegin për dy muajt e mbetur? Çudi! Ata kanë dy vjet që s’vijnë në këshillin e @BashkiaTirane dhe toka ka vazhduar të rrotullohet rreth diellit pa noj sekëlldi, le më paralizë”, shkruan Veliaj.

4 komente në “Këshilltarët e opozitës do djegin mandatet dy muajt e mbetur? Veliaj: Çudi! Kanë dy vjet që s’vijnë, s’ka paralizë”

  1. Marjel says:

    Po me ke do dalin perballe teje ata ti i ke fitu kryetarin perball atyre ate gjumashin … ke do nxjerrin perball teje ata ??? Vetem nje gje dine qe po tfuten ne zgjedhje do pesojn disfat jo thjesht humbje … njerzit nuk jane budallenj se e shohin cdo dite punen qe ke bere per qytetin .

  2. Black Eagle says:

    Levizja TRAPISTE , mendojn se Jane ne qeveri e do bllokoin zhvillimin e vendit per te ruajtur nga drejtesia Zenin dheArgiten etj si keta.

  3. NR says:

    Me pelqen ironia e Erion Veliajt.
    Te vret me indiference. Lider i lindur.
    Punon shume dhe flet pak. Puna flet per te.
    Ne kemi nevoje per me shume politikane si Erioni.

  4. animas says:

    Bravo, te rrine e te zbythen andej nga kane dale horrat dhe huliganet, karvani perpara ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje