Partia Demokratike ditën e nesërme ka thirrur sërish një protestë, e cila sipas policisë së shtetit do të jetë e poashtu e dhunshme si ajo e 16 shkurtit, ku do tentohet thyerja e institucionit të Parlamentit. E sa herë bëhet fjalë për dhunë e destabilitet, sa herë ka shkatërrim e kaos, shfaqet përherë një fytyrë dhe një emër, e ai është Sali Berisha. Arsyeja pse e bën? – Sepse punët po i shkojnë keq e më keq.
Në të gjithë historinë e tranzicionit shqiptar afro 30-vjeçar, politikani që i ka vënë flakën vendit sa herë ka patur hallin e vet ka qenë dhe mbetet Sali Berisha. Ai, në çdo rast që e ka parë punën pisk, është ngritur dhe ka djegur Shqipërinë për të shpëtuar veten. E ka bërë për të mbrojtur apo marrë pushtet deri dje, po e bën për për t’i ikur drejtësisë sot, bashkë me një tufë mëkatarësh që i ka patur nën këmbë kur vidhte dhe vriste Shqipërinë, duke nisur nga Basha tek Mediu, Meta etj.
Rastet kur Berisha i ka vënë flakën vendit ose ka mbjellë luftë civile janë disa, që vijojnë si më poshtë:
Rasti i parë ishte ai kur e pa veten keq pas skemave piramidale në vitin 1997, prodhoi luftën civile për të shpëtuar lëkurën e tij. I vuri shqiptarët kundër njëri tjetrit me armë në dorë vëtëm e vetëm për të shpëtuar veten, në një moment kur duhët të ishte ai që duhet të mbante përgjegjësinë absolute. Ju dha armë në duar që të vriteshin, shkatërroi vendin, por vetë ia hodhi paq.
Rasti i dytë: Siç thotë populli, vesi del me shpirtin, dhe kjo vlen në çdo rast për Berishën, i cili vetëm një vit pasi kishte vrarë Shqipërinë e shqiptarët, pasi humbi zgjedhjet organizoi një grusht shteti në vitin 1998 duke hyrë me antitank në shtator të këtij viti në kryeministri. Arsyeja? Kishte humbur zgjedhjet. Dhe për pushtet Sali Berisha të vret e është gati të vrasë edhe militantët e tij për të arritur qëllimin.
Rasti i tretë ishte ai i 21 janarit të 2011-tës. Pas skandalit të Metës që u kap me bllok në dorë, Berishës iu kërcënua pushteti, pasi skandali ishte i përmasave të tilla që do rrëzonte çdo qeveri. Sali Berisha për të mbrojtur pushtetin nuk ngurroi të vriste në mes të bulevardit qytetarë të pafajshëm. Arsyeja? Për t’iu thënë që ndaj tij nuk mund të protestohet dhe se pushteti i tij nuk mund të cënohet.
Rasti i katërt ku Berisha është akoma në tentativë për t’i vënë flakën Shqipërisë duke rikthyer 1997-ën e dytë është sot. Për t’i shpëtuar drejtësisë, ai është gati që të djegë vendin vetëm që të shpëtojë lëkurën e tij.
Njëlloj si në tre rastet e para, Sali Berisha sot për të shpëtuar veten është gati ti vërë flakën vendit dhe ti vrasë shqiptarët. Këtë po tenton të bëjë, me dhunë e destabilitet, vetëm e vetëm që drejtësia të mos bjerë mbi të. Sepse, vesi del me shpirtin!
Flogert Muça
Rasti i ……………..100-te,persa kohe ne token e arberit do te shkele kemba e turkoshakeve keshtu do te ndodhe perhere……………bourdhelo sunite!
Pse jo, kur gjen shesh ban pershesh!
–
Mjaft lat nom, duke share dhe kritikuar apo u tallur me Berishen…ai as ne pushtet, as kryeminister, as president as kryetar kuvendi as drejtues partie ,vazhdon ti fuse tmerrin t’gjithe llafazaneve dhe sharlataneve te PPSH….Ja di koken e mendjen dhe di si vepron ish – sekretari i Partise….
–
POR per kete sukses te Berishes duhet te falenderoni te madherishmin Edvin Kristaq Rama, i cili ne fushat premtoi ta nxirrte ne pesnsion plakun matuf.
Dhe ja ku e nxorri ne pension… me “deshiren e tij” madje.
Te pakten kete nder duhet t’ia vleresojme Rames; n’a hoqi qafe ate te metin Ilirin dhe Birishen bashke me Mona baxhellen. Kurse Bashen e ka bere lolo ??
O kto jan hoj hoj gjith isoj. Pse ka ps skan vjedh hic. Isoj jon e paska fryke vetting leshin vetem i pale.
Ska vetting jooo se e dhin politikant Shqipnija fufte per tepsine me ja mor dy krahet njona tjetres.
Degjo derkombtaret,prinderit e familjes ku do te shkosh,do kuptosh vete se zgjedhjet jane e vetmia menyre per te marr pushtetin.
Shpresoj se kësaj radhe do lahen borxhet që ka ndaj këtij populli
KRIMINEL NJENJOJ SI MILLOSHEVIC E KARAXHIC… DHE FYTYREN NJELLOJ E KA.
Flogert, sa vjec ishe me 97?
Flogert, sa vjec ishe me 97??
Flogert, sa vjec ishe me 97???
Nuk po e kuptoj qa po pret ShBA dhe EU qe nuk i ncjerrin kartonin e KUQ po te ndolli diqka e pa pritur fajin keryesor e kane SH BA dhe EU qe nuk veprojne pa humbur kohe pre kete moster.
Neser eshte protesta edhe mendojn se shqiptareve do te “ju vjen keq ” per dorezimin e mandatit per kete mendojn se do te ken me shum protestues. Ishalla Ps nuk bjen pre e djallezive te berishes .