Ambasadorja e Republikes Federale te Gjermanise ne Tirane, zonja Schütz shpreh shqetesimin e Gjermanise per aktin e diegies se mandateve nga ana e opozites dhe ben thirrje per te ndalur katet e dhunes duke theksuar se ata që organizojnë protestën mbajnë përgjegjësi, që situata të mos përshkallëzohet
“Unë po i ndjek me shqetësim të madh zhvillimet aktuale.
Jam e bindur se bojkoti i parlamentit apo dorëzimi i mandateve janë një rrugë e gabuar. Gjithsesi çdo deputet e merr këtë vendim në mënyrë individuale dhe mban përgjegjësi për këtë para së gjithash përpara zgjedhësve të vet.
Por në interes të Shqipërisë unë u bëj thirrje të gjitha forcave politike që ndryshimet në opinione t’i përballin në formën e një dialogu konstruktiv në parlament.
Duke mbajtur në vëmendje vendimmarrjen e BE-së për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë duhet thënë, se nuk ka kohë për të humbur, në mënyrë që reformat të vijojnë dhe të arrihen rezultate konkrete.
Dhuna, sikurse e pamë të shtunën e kaluar, është e papranueshme.
Në këtë kontekst u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të japin kontributin e tyre, që protestat e ardhshme të zhvillohen në mënyrë paqësore.
Edhe ata që organizojnë protestën mbajnë përgjegjësi, që situata të mos përshkallëzohet. Në këtë pikë ndaj të njëjtin qëndrim me Presidentin Meta në deklaratat pas bisedës së tij me Presidentin Federal Gjerman Steinmeier.”
Ore, çfare behet keshtu? A thua t’i kete blere Edi Rama te gjithe ambasadoret perendimore?
A thua keta ambasadoret Europiane, edhe ai/ajo amerikan, paskan bere lufte te madhe te vijne ne Shqiperi qe te marrin para nga Edi Rama?
“Shef, me cakto ne Shqiperi mua, se eshte nje Edi Rama qe paguan mire atje.”
E imagjinoni ju ndonjehere qe te jene thene keto fjale nga ndonje diplomat petendimor?
Deri dje shanim Enver Hoxhen sepse na prishi me Europen Perendimore dhe Ameriken.
Sot kemi inat Edi Ramen sepse na bën aleat me Europen dhe Ameriken, dhe dashkemi Sali Katunarin sepse ben pikerisht ate qe beri E veri – ka shpallur Europen dhe Ameriken armiq te Shqiperise.
Kjo te çon tek nje pyetje madhore, mbi keto budallalleqet e momentit:
– Ore, ne si popull, …… A e dime ne çfare duam?
Sepse po dalim qe jemi nje popull kaq kot, sa qe barazohemi vetem me Somaline, Zimbabven, Libine, dhe Afganistanin.
Por natyrisht. Kur del Artan Fuga dhe ben si profesor, atehere Dekan i Juridikut duhet te jete Mehill Fufi. Megjithese ky i fundit ka me shume burreri se tere kryesia e PD-se marre se bashku, keshtu qe mos t’i bie me qafe kot.
Por, qe te kthehemi ne Temë, qe do blehej edhe kjo gjermanka nga Edi Rama, kjo nuk mendohej. Apo mos e ka dashnore? Jo, se me ate greken e kishte pergjuar Saliu. Mbase e ka pergjuar edhe me kete.
Neser do shohim turpin e radhes te PD-së, me turmat çeçene te Cerrikut, Peqinit, Mamurrasit, dhe Shijakut. Pikerisht sterniperit e rebeleve te Haxhi Qamilit.
Ndersa malesoret trima te Kukesit, Pukes, Tropojes, dhe Mirdites, nuk e ulin veten te perdoren mish per top. Ata rrembejne armet vetem kur rrezikohet Shqiperia, dhe Jo Salia.