OSBE: Demokracia nuk mund të përmbyset në dobi të një grushti dhunuesish

20 Shkurt 2019, 18:07Politika TEMA
OSBE: Demokracia nuk mund të përmbyset në dobi të një

 

Misioni i OSBE në Tiranë i ka bërë thirrje opozitës të tërhiqet nga vendimi për djegien e mandateve, si një gjest që minon procesin demokratik ligjvënës dhe përbën një heqje dorë nga përgjegjësia e tyre për të përfaqësuar qytetarët që i kanë votuar.

OSBE vlerëson se përparimi i Shqipërisë nuk mund të përmbyset në dobi të një grushti dhunuesish

Deklarata e plotë:

Vendimi i deputetëve të opozitës për t’u dorëhequr nga Kuvendi minon procesin demokratik ligjvënës dhe përbën një heqje dorë nga përgjegjësia e tyre për të përfaqësuar qytetarët që i kanë votuar.

Reformat thelbësore dhe gjerësisht të mbështetura po vonohen.

Prezenca e OSBE-së këshillon fuqishëm që të mos ndërmerret asnjë përpjekje për të tronditur themelet e demokracisë përmes dhunës, që të mos ndryshohet procesi demokratik përmes presionit jodemokratik.

Ata që mundësojnë dhe nxisin dhunën do të mbajnë përgjegjësi.

Na vjen keq që paralajmërimet e kaq shumë miqve dhe partnerëve afatgjatë të Shqipërisë nuk u dëgjuan.

Bazuar në përkrahjen tonë të kahershme për Shqipërinë, ne bëjmë thirrje për sjellje të përgjegjshme dhe për rifillim të procesit demokratik në Kuvend, një nga arritjet e Shqipërisë demokratike moderne.

Shqipëria ka bërë përparim domethënës përgjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit, në fushën politike, ekonomike dhe shoqërore, duke lënë pas autoritarizmin.

Ky përparim duhet të vijojë për të mirën e të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe jo të përmbyset në dobi të një grushti dhunuesish

(TemA)

13 komente në “OSBE: Demokracia nuk mund të përmbyset në dobi të një grushti dhunuesish”

  1. Black Eagle says:

    Vullneti I shumices se Shqiptareve do regulloj me mjete demokratike kete grusht dhunuesish qe kane mbetur ne 1944 akoma, drita e zhvillimit do shkelqej mbi erresiren e mjerimit te shpirtit dhe mendjes se ketyre qe ushqehen nga kufoma e demokracis Salih Ram Berisha.

    1. Kalec Dega says:

      Ne Shqiperi ska pasur kurre demokraci, ajo egziston de facto.

      Cfare do te quhej de jure eshte sundimi dhe diktatura e 4 mafjozeve shqiptare:
      Sali-Rama-Meta-Basha.

      1. art says:

        Ke ngaterruar de facto-n me de jure-n

  2. Tan_Tironci says:

    Hiquni vizat atyre dhe familjareve me Europe. Bejeni nese e doni Shqiperine.

  3. ABC says:

    Neandertalet thone qe edhe OSBE-ne e ka blere Rama pasi blene ambasadorin amerikan bashke me ate te Europes.

  4. Mona says:

    Shume mire po kujt ja thua se Luli Mona, Meta and compani nuk jua ni per demokraci, jane komuniste e duan pushtetin me dhune e arme, madje thone do vrasim Ramen me plumb ne lule te ballit. Ja keta jane per demokraci…….

  5. Malo Kanina says:

    Terminologjia e përdorur në këtë rast, lë hapur të kuptohet se ndaj dhunës dhe brutalitetit të opozitës, një ndëshkimi i arsyeshëm dhe propocional do të ishte i mirëpritur. Mbetet për tu parë, nëse kjo do t’i besohej vetëm qeverisë shqiptare, apo do të bëhej në koordinim me aleatët ndërkombëtarë. Djegja e mandateve është qartësisht një dhunë e mirëllogaritur dhe e menduar gjatë, një sulm i paprecedent ndaj institucioneve demokratike, i njëjtë me çdo lloj grushti shteti, vetëm se më tinzar dhe i pabesë. Shkatrrimi i tij përfundimtar do të shënonte një moment domethënës në të mirë të qëndrueshmërisë afatgjatë në vënd dhe rajon.

  6. Konica USA says:

    Nuk ja qe nga 1944,por qe nga 1992 kur Sali Krimineli mori pushtetin, shqiptaret nuk po i trgojne vendin ketij bashibozuku qe ka 30 vjete duke vrare dhe plackitur. Ka ardhur dhe kaluar koha qe ketij krimineli ti vihen hekurat.

  7. Komentuesi says:

    Nuk ngelet gje tjeter,veç te falnderojme OSBE-n,per ndihmen e madhe qe po i jep vendit tone.Falnderojme gjithashtu gjithe faktorin nderkombetar,qe po jep ndihmesen e tij ne mbarvajtjen e demokracise ne shqiperi.Sot vendi yne po lengon nga njerezit e papergjegjshem te opozites soteme (pd dhe lsi) qe kerkojne te shkaterrojne ç’do gje qe eshte ngritur deri sot.Pd-ke dhe lsi, (Berisha,Basha,Meta,Monika) kerkojne me çdo kusht te marin pushtetin me force,edhe pse populli nuk e do dhe nuk e voton.Qeveria e soteme dhe Edi Ramen e kane votuar njemiljon shqipetar,besimin e te te cilit po e justifikon me pune te mire.Populli eshte i kenaqur me kete qeveri,por nuk eshte e kenaqur opozita agresive.Ato bejne akuza te pathemelta,shpifje nga te gjitha anet, nga me te sterholluarat nxirje dhe baltosje,qe per keto kane bindur ca njerez rrugeç duke bere sahpenzime te medha qe mund te arrijn deri ne miljarda.Vetem te iki Edi Rame.Pd dhe lsi,jane fatkeqesia e shqiperise.Ata duan te ikin Rama qe te mos behet reforma ne drejtesi,pasi kane bere krime te medha dhe duan t’i shpetojne drejtesise.Respekt per OSBE-n SHBA dhe BE,qe i jane ndodhur pran popullit tone.

  8. SALI KARAXHICI says:

    MER E KE TI OR MEK POR DUHET ME DIJT SE LUFTA E JON PER PUSHTET ASHT LUFTA PER KAPTINEN. NA TE HUPUN SE TE HUPUN JENA NUK KENA GJA ME HUP.

  9. rroku says:

    KE TE DREJTE OSBE POR KETA JANE DJEMTE E ENVERIT ME NE KRYE SHOKUN SALI BERISHA E ILIR META…..

  10. Vaso Pasko says:

    REAGIMET ME KOMENTE TE OSBE DHE GJITH PERFAQESIVE NDERKOMBETAR NE SHQIPERI JANE TE QARTA VETEM PER TE MIREN E SHQIPERIS KETE E DIN MIR LULI, SALIU E MONA POR NUK KANE RRUG TJETER TE PARANDALOJNE NDESHKIMIN NDAJ TYRE PER VJEDHJET DHE KRIMET QE KANE BER PER MBI CEREK SHEKULLI NE DEM TE POPULLIT SHQIPETAR. MIRNJOHJE E RESPEKT PA KUFI PER OSBE DHE GJITH PERFAQESUSAT NDERKOMBETAR PER DESHIREN E MIR TE TYRE PER SHQIPERIN.

  11. dardan I says:

    NATO duhet te mos mjaftohet me deklaraten e ambasadorit te BE-se ne Tirane, por te sjelle trupat e saj ne portet dhe aeroportet e Shqiperise, pasi banditet e PD&LSI per mendimin tim jane instruktuar nga kunderzbulimi rus, serb dhe grek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje