Komisioneri Hahn takon Gent Cakajn: Rruga drejt BE, duhet të jetë mbi interesat e partive

20 Shkurt 2019, 19:09Politika TEMA

Komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn thotë se avancimi në rrugën drejt Bashkimit Europian duhet të jetë një qëllim kombëtar për të gjithë dhe duhet të jetë mbi interesat e partive politike.

Deklaratat, Hahn i bëri pas takimit që zhvilloi në Bruksel me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

Në një postim në Twitter, zyrtari europian thotë se i shprehu ministrit shqiptar shqetësimin për tensionet në rritje mes mazhorancës dhe opozitës.

“Takim frytdhënës me ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.

Ripërsërita se Shqipëria duhet të shfrytëzojë mundësinë për të vijuar edhe më tej për të avancuar në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

Në të njëjtën kohë shpreha shqetësimin tim të madh sa i përket tensioneve në rritje mes qeverisë dhe opozitës.

Avancimi drejt rrugës së Bashkimit Europian duhet të jetë mbi interesat e partive politike dhe duhet të përbëjë një qëllim kombëtar për të gjithë”, shkruan Hahn.

Më herët, Cakaj u takua edhe me Reporterin për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, i cili ripërsëriti thirrjen për maturi politike.

2 komente në “Komisioneri Hahn takon Gent Cakajn: Rruga drejt BE, duhet të jetë mbi interesat e partive”

  1. marjani says:

    fati te te ndjekte djal dhe sfido me zgjuarsi per te dreten tone

  2. Kalec Dega says:

    Hahn, po ban ham ham me Kollovarin e familjes Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje