Djegia e mandateve, Italia paralajmëron opozitën: Çdo formë e dhunshme e protestës do të dënohet

20 Shkurt 2019, 18:48Politika TEMA

Ndërkombëtarët vijojne të bëjë thirrje për shmangie të dhunës në protestën e opozitës që pritet të zhvillohet ditën e nesërme.

Pas SHBA e OSBE edhe Ambasade Italiane në Tiranë ka bërë thirrje për shmangie të dhunës në protestë.

Sipas Ambasadorit Cutillo, liria e shprehjes nuk mund të justifikojë deklaratat që nxisin dhunë dhe akoma më keq, akte të dhunshme, ndërsa ka paralajmëruar edhe opozitën se çdo forcë dhune do të “dënohet me vendosmëri nga pala italiane”.

Protestat janë një mjet ligjor i shprehjes së shoqërisë demokratike, por liria e shprehjes nuk mund të justifikojë deklaratat që nxisin dhunën dhe akoma më pak akte të dhunshme.

Shpresoj që protestat e nesërme të jenë paqësore dhe të ruhet respekti për institucionet e shtetit.

Çdo shprehje e dhunshme e pakënaqësisë do të dënohet me vendosmëri nga pala italiane”, tha Cutillo.

1 komente në “Djegia e mandateve, Italia paralajmëron opozitën: Çdo formë e dhunshme e protestës do të dënohet”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje