ANALIZA/ Hoxha: Mos ndëshkimi i ndërhyrjeve nga prapa, është një gabim i rëndë i arbitrave, që po përseritet shpesh!

22 Shkurt 2019, 15:16Sport TEMA
ANALIZA/ Hoxha: Mos ndëshkimi i ndërhyrjeve nga prapa, është

Nga Arsen Hoxha, Ish arbiter i FIFA-s

Disa vendime te arbitrave qe gjykuan javen e kaluar, paten brenda edhe mendimin kundra.  Nga ajo qe une pash, por qe kam pare edhe ne raste te tjera, mendoj se e keqja qendron tek interpretimi i rregullave baze.

Ne ndeshjen Lokomotiva – Kukesi ne minuten 15, kemi nje rast ku sulmuesi durresak eshte i vendosur para mbrojtesit, por ne menyre te vazhdueshme ai pengohet te perparoje nga lojtari mbrojtes duke e terhequr ate nga fanella  derisa e rezon ne toke. Nuk kemi te bejme me nje lufte trup me trup sepse mbrojtesi jo vetem qe eshte prapa sulmuesit, por nuk ka as edhe nje mundesi praktike per ta goditur topin.

Ne fotot 1,2, 3 dhe 4 jepet dikamika e veprimeve ku duket edhe terheqja e bluzes.

–Ne minuten 26 sulmuesi kuksian pengohet ne menyre te paster. Edhe ne kete pozicion sulmuesi eshte me perpara nga mbrojtesi qe e sulmon ate anash , pa arritur te kete kontakt me topin. Eshte 11 metersh.

Shiko fotot 5,6.7 dhe 8.

– Ne minuten 64, perseri kemi nje 11 metersh ne favor te  Teutes. Lojtari sulmues, i vetem,  po avancon ne drejtim te portes. Lojtari mbrojtes qe vrapon prapa tij, nuk ka asnje mundesi praktike qe t’a godas topin.  Ai shtyn me doren e majte sulmuesin ne vazhdimesi derisa i humbet atij ekujlibin per t’a bere goditjen ne kushte normale.

Ne vend qe ai te largohej nga fusha, shpetoi edhe ekipin e tij nga nje gol i mundshem?!

Shiko fotot 9, 10 dhe 11.

– 11 metershi  i dhene ne minuten 92 ishte i drejte, por levizja e egzagjeruar e portierit ne ato permasa, duhet te çonte ne perseritjen e gjuajtjes.

Ne minuten 11 te ndeshjes Laçi – Partizani, nuk kemi te bejme me 11 metersh sepse pengimi ne vazhdimesi i lojtarit sulmues, nga mbrojtesi qe ndodhej prapa tij ishte jashte zones se 16 metrshit. Duhej akorduar nje goditje denimi ne vendin ku ndodhi shkelja dhe lojtari mbrojtes duhej ndeshkuar me karton te kuq.

Shiko fotot 12,13 dhe 14.

I permendem rastet e me siperme sepse rastet pothuaj jane identike.  Fatkeqesisht qendrime te tilla te arbitrave jane vrejtur pothuaj ç’do jave.  Mbrojtesist tane duke pare se ka nje hezitim te madh nga arbitrat per te ndeshkuar keto raste, jane te inkurajuar qe te perdorin te gjitha metodat, per te penguar me rruge jo te drejta sulmuesit per te shenuar nje gole te mundshem.  Ashtu si edhe kete jave pasojat jane te renda si:

Ekipit te demtuar i hiqet padrejtesisht mundesia per te shenuar nje gole, qe shpesh ka ndikuar direkt ne rezultatin e lojes.

Duke mos u ndeshkuar me karton te kuqe lojtari fajtor, padrejtesisht ekipi i tij privilegjohet nga arbitri qe ai te luaj me formacion te plote, kur duhet te kishte nje me pak.

Mos ndeshkimi me kurajo i shkeljeve qe ndodhin brenda 16 metershit, ka ndikuar direkt edhe ne cilesine dhe spektaklin e ndeshjes, sepse i heq futbollit zemren e tij qe eshte goli.

Ka disa shkaqe qe arbitrat aplikojne keto standarte. Ne se une do t’i perjashtoja ato te karakterir subjektiv, arbitrat duhet te rikthehen ne vendimmarjet e tyre nen frymen e rregullave zyrtare te lojes, te cilat ne menyre konçize e klasifikojne si te denueshme ç’do nderhyrje nga prapa si mbajtje, shtytje apo goditje te bera nga lojtaret mbrojtes ndaj sulmuesve duhen ndeshkuar pa hezitim.

Justifikime te tilla si kishte nje kontakt por ai ishte i vogel, nuk jane profesionale, sepse nuk ka asnje formulim ne rregullore qe te beje nje ndarje midis kontaktit te vogel nga ai i madh. Ajo qe arbitri profesionalisht duhet te analizoje eshte se kontakti, qe ne fakt eshte pjesa e fundit e nje veprimtarie te nje mbrojtesi, duke filluar nga perceptimi, analiza ne sistemin nervor qendror e me pas te reagimi i mbrojtesit, ishte i qellimshem apo jo dhe me kryesorja, sepse ky veprim i mbrojtesit mund te vije edhe nga pakujdesia, qe eshte njesoj i denushem si dhe qellimi.

Pra  ajo qe arbitri duhet te analizoje eshte: – A ndikoj direkt ky veprim i gabuar i lojtarit mbrojtes mbi lojtarin sulmues qe nepermjet mbajtjes, shtytjes, pengimit apo kercimit mbi te nga prapa, t’i heqe atij nje mundesi te paster shenimi per nje gole?

Ne se po, nje arbiter profesional dhe kurajoz, nuk duhet te hezitoje te vershelleje per nje 11 metersh dhe te deboje nga fusha mbrojtesin fajtor.

Vetem vendimet e rendesishme jane ato qe dallojne arbitrin e nivelit te larte, nga ai me pak i pergatitur.

2 komente në “ANALIZA/ Hoxha: Mos ndëshkimi i ndërhyrjeve nga prapa, është një gabim i rëndë i arbitrave, që po përseritet shpesh!”

  1. Shpata says:

    Rrofsh Arsen se na nxore mallin! Nje miku yt!

  2. kodra pas bregut says:

    Arsen Hoxha ;
    Arbitri me per ti q.re pragun , maskara , perkrahes delirant i 17 Nentorit .
    Sa ekioe ka mare ne qafe ky pis .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje