INTERVISTA/ Gazmend Oketa: Aksioni i PD-së me djegjen e mandateve të rrëzojë paktin Rama-Berisha. E vërteta e kandidimit për bashkinë në Durrës

24 Shkurt 2019, 12:18Politika TEMA

Flet për TemA ish-ministri i Mbrojtjes i sapokthyer në PD: E vërteta e kandidimit në Durrës

Nga Ylli Pata

Gazmend Oketa është një nga të politikanët e larguar që është rikthyer në PD nga grupi që u largua në vitin 2012, i cili nga Basha u afrua jo në kupolën e lartë të partisë por në Këshillin Kombëtar.

Një nga kritikët e ashpër të Berishës në mandatin e dytë qeverisës, ish-ministri i Mbrojtjes i PD-së, flet për TemA Javore, në lidhje me vendimin e fundit politik të lënies së mandateve, kritikat e ndërkombëtarëve, por edhe mundësinë e kandidimit në Durrës, të cilën e përjashton. Megjithatë analiza e Oketës, edhe pse është lineare me linjën e partisë së tij, ka një fill që shkon pak përtej propagandës së përditshme që PD përdor si strategji komunikimi.

Në intervistë, Oketa flet për një ndryshim sistemi, për të rrëzuar paktin Rama-Berisha të vitit 2008, pasi sipas tij ai i ka zënë frymën sistemin aktual politik.

Zoti Oketa, po përjetojmë një situatë revolucionare, ku opozita kërkon o largimin e Edi Ramës o nuk ka zgjidhje tjetër. Vertet nuk ka zgjidhje tjetër?

Në gjykimin tim nuk besoj se kjo situatë mund të përmblidhet me një fjalë të vetme, as edhe me atë revolucionare. Po ashtu dhe pyetja që ju shtroni, o largimi i Ramës ose nuk ka zgjidhje tjetër, tingëllon sikur kemi të bëjmë thjesht me një kapricio të opozitës. Në fakt nuk mendoj se është kështu, por ka një numër shumë të madh arsyesh të cilat sollën një situatë të paprecedentë në konfliktin politik shqiptar.

Po rendis disa arsye të cilat mendoj se na çuan në këtë situatë. Sëpari është sistemi politik që është ndërtuar në Shqipëri pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008. Pasojat negative të prishjes së balancave dhe raportit ndërmjet institucioneve të shtetit shqiptar si dhe kthimi në një republikë kryeministrore sot po shfaqen fare qartë dhe janë të kuptueshme e të prekshme dhe nga qytetarët e thjeshtë. Sëdyti, administrimi politik i procesit zgjedhor, vjedhja dhe shitblerja e votës kanë bërë që Shqipëria e pas zgjedhjeve të 2017-ës të ketë parlamentin me përbërjen më injorante dhe më të inkriminuar në të gjithë historinë e parlamentarizmit shqiptar. Për të ardhur tek emri i z. Rama dhe kërkesa për largimin e tij. Është z. Rama i cili kërkoi të merrte të gjitha përgjegjësitë, por dhe kompetenca që nuk i takonin, për të administruar gjithçka në këtë vend. Premtoi se do luftonte krimin, përkundrazi atë e bëri aleatin më të madh në zgjedhje por edhe në qeverisje. Premtoi se do luftonte drogën, kanabizoi Shqipërinë. Premtoi shëndetësi falas, e dha atë me koncesion. Premtoi arsim cilësor, i ngriti studentët në protestën më të madhe të pas 1990-ës. Premtoi ulje taksash, përkundrazi i shtoi ato. 

Premtoi luftë kundër korrupsionit, vetëm aferat e Teatrit Kombëtar dhe “Unazës së Re” tregojnë sa është shtuar korrupsioni. Premtoi mbështetje për Kosovën, dha me koncesion dhe vendosi taksë për “Rrugën e Kombit” duke krijuar një barrirerë komunikimi midis shiptarëve në të dy anët e kufurit. Premtoi një të ardhme më të mirë, por brezi i sotëm nuk ka as të sotme dhe as të ardhme, ajo i është dhënë me koncesion klientëve të z. Rama. Premtoi liri dhe bashkëpunim me median, por sot cilëndo media, apo gazetar që e kritikon e quan kazan apo kadri, përfshirë këtu dhe „Zërin e Amerikës“. Premtoi 350 mijë vende pune, sot Shqipëria po zbrazet çdo ditë nga të rinj e të reja të cilëve i është vrarë shpresa. Për të gjitha këto arsye, midis largimit të shqiptarëve nga Shqipëria apo largimit të kryeministrit të radhës, sigurisht që besoj se duhet zgjedhur e dyta.

Këshilli Kombëtar i PD-së u thirr për të vendosur mbi çështjen e djegies së mandateve. Ju si mendoni për këtë vendim, do të duhet t’i shkohet edhe juridikisht deri në fund apo të mbetet në kuadrin e presionit politik?

Më tepër sesa thjesht një vendim politik për dorëzimin e mandateve, i cili për hir të së vërtëtës nuk është një vendim i lehtë, Këshilli Kombëtar i PD bëri një reflektim në kushtet e një situate krejt të re politike. Protesta e datës 16 Shkurt, ishte një mesazh shumë i qartë për të gjithë. Ishte një mesazh i cili tregoi se qeverisë shqiptare dhe z. Rama, për shkak të keqqeverisjes dhe abuzimit me pushtetin, i ka ikur mbështetja e qytetarëve shqiptar. Deri dje opozita kish ngritur vazhdimisht pretendimn për blerjen e votës dhe përdorimin nga z. Rama të grupeve kriminale në zgjedhje. Tanimë ato nuk janë thjesht pretendime. Dokumentat e publikuara nga “Zëri i Amerikës” dhe audiopërgjimet janë fakte të pakundërshueshme që tregojnë se Rilindja i ka themelet e kalbura. Edhe në rastin e publikimit nga “Zëri i

Amerikës” të dokumentave të cilat vënë në pikpyetje legjitimitetin e pushteti të z. Rama, me reagimin e tij ai la shumë hapësirë për shtimin e pakënaqësisë ndaj tij. Në gjykimin tim, duket sikur z. Rama nuk e ka kuptuar asnjëherë se ai është kryeministër i të gjithë shqiptarëve, është kryeministër edhe i atyre që nuk e kanë votuar. Ai jovetëm që nuk është sjellur si i tillë në asnjë rast, por ka fyer dhe përbuzur pa limit si opozitën ashtu dhe kritikët e tij, edhe kur këta të fundit janë të paangazhuar politikisht. Edhe propagandës më të mirë e të fuqishme një ditë i vjen fundi. Qytetarët nuk i ushqejnë dot familjet e tyre me ironi, edhe kur ironia është kryeministritrore. Vendimi për dorëzimn e mandateve, më tepër sesa thjesht me largimin e z. Rama, ka të bëjë me një moment të ri politik që po kalon vendi dhe me nevojën ulëritëse për një korigjim të sistemit dhe të gabimeve të bëra në 2008-ën. Ka të bëjë me nevojën për pastrimin e parlamentit dhe të politikës si nga injoranca ashtu dhe nga krimi. Tashmë dorëzimi i mandateve ka ndodhur dhe meqënesë z. Rama e quan politikën lojë shahu, me këtë lëvizje, atij i është dhënë shah. Lëvizjen duke bërë ndryshime në kabinetin qeverisës ai e ka konsumuar. Tani duket se i ka mbetur vetëm të lëvizë vetë.

Komuniteti ndërkombëtar po i bën thirrje PD-së por edhe opozitës që të mos largohet nga parlamenti, por këto deklarata kanë hasur me një klimë kritikuese ndaj ambasadorëve perëndimorë në Tiranë. Sipas jush a duhet të ketë një retorikë antiperëndimore në politikën e opozitës?

Thirrjeve të ndërkombëtarëve nuk do t’i hiqja asnjë presje nëse kuvendi aktual do të ishte produkt i një proçesi zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe të pakriminalizuar. Në momentin që janë vetë ndërkombëtarë të cilët publikojnë dokumenta që vërtetojnë të kundërtën, e kam të vështirë t’i lexoj siç duhet këto deklarata. Në gjykimin, për shkak edhe të situatave të brendshme në disa nga vendet e BE por edhe SHBA, deklaratat nisen nga nevoja për stabilitet, edhe pse ky stabilitet nuk është i ngritur mbi parime demokratike. Kemi 28 vite që nuk po bëhemi pjesë e BE, ndoshta edhe për shkak të kësaj përqasje.

Duket se ka ardhur koha të lëmë stabilitetin e rremë dhe të ndërtojmë demokracinë e vërtetë. Ndoshta dhe ne, duke mos qënë shpesh të drejtpërdrejt me ndërkombëtarët kemi krijuar një varësi për gjithçka tek qëndrimet apo deklaratat e tyre.

Meqënëse z. Rama përmend shpesh ekipin e tij të zemrës, Juventusin, ju kujtoj se “ndërkombëtarët” e zbritën në kategori të dytë kur doli se kishte blerë rezultate dhe arbitra. Mjafton të përmendim dhe rastin e ekipit tonë të Skëndërbeut, të cilin, po ndërkombëtarët që qeverisin botën e futbollit, e kanë dënuar më 10 vite po për të njëjtat akuza. Nuk besoj se futbolli, i cili tek e fundit është një lojë e shëndërruar në industri, të këtë më shumë rëndësi se parimi kryesor i demokracisë, vota e lirë. Mendimin e z. Rama për këtë çështje e dimë. Do doja të dija më qartë dhe atë të ndërkombëtarëve.

Sipas jush le të bëjmë pak hipoteza, nëse Edi Rama nuk largohet, çfarë duhet të bëjë opozita në raport me zgjedhjet lokale?

Unë gjykoj se dikush duhet t’ja bëjë të qartë z. Rama se këtë rradhë nuk është thjesht çështje emri, apo çështje raportesh personale. Vëndi ka nevojë urgjente për reformim të sistemit politik dhe të procesit zgjedhor. Vëndi ka urgjencë të kthejë besimin dhe shpresën, sidomos tek të rinjtë, se ky vend mund të bëhet. Dhe vetëm një shkundje e madhe e të gjithë sistemit mund ta bëjë atë. Rruga për një reformim të tillë kalon nga z. Rama. Ai duhet ta hapë këtë rrugë me çdo kusht. Ky është një shans edhe për z. Rama për të ndrequr sadopak imazhin dhe raportin e tij me historinë.

Ju zoti Oketa u rikthyet në Partinë Demokratike bashkë me zotin Aleksandër Biberaj, çka janë rikthime cilësore, si e konsideroni këtë rikthim në kuadër të cilësisë së të djathtës?

Unë, por besoj për të njëjtat arsye dhe z. Biberaj, ju përgjigjëm pozitivisht ftësës për të kontribuar jo thjesht për të ngritur treguesin e cilësisë në PD. Situata politike dhe ajo ekonomike, protestat e qytetarëve të unazës së re dhe ato të „Rruges së Kombit“, protesta e artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, si dhe protesta masive e studentëve më riktheu besimin se gjërat mund të ndryshojnë, se koha për reformim të sistemit ka ardhur dhe se në një situatë të tillë nuk mund të qëndrosh indiferent. Unë besoj tek sistemet, tek institucionet dhe parimet demokratike dhe jam rikthyer në funksion të këtyre parimeve e vlerave.

Keni folur shumë për rikthimin në Partinë Demokratike. Rikthimi i Gazmend Oketës, jo thjesht se po merremi më falni me personin tuaj, është një zhvillim. Sipas jush PD-ja që latë dhe PD-ja sot cfarë ndryshimi ka?

Të flas për vete ëshë gjëja që pëlqej më pak. Megjithatë shkurtimisht do të thoja se kur e lashë PD ishte në pushtet, sot ajo është në opozitë, siç edhe ishte në vitin 2005 kur unë kandidova për herë të parë. Në këtë kontekst, unë jam angazhuar për të kontribuar me aq sa mundem jovetëm për një PD më të mirë, por edhe për një politikë më pozitive e më në shërbim të qytetarëve. 

Sot PD, drejtohet nga një kryetar i ri, si dhe nga një ekip drejtues me moshë relativisht të re, apo më saktë një brez i ri politikanësh. Kjo sigurisht nuk e bën detyrimisht më të mirë apo më të dobët se PD e mëparshme. Sot gjykoj se PD është shumë më e hapur se kur ishte në pushtet, sigurisht edhe për faktin se sot ajo është në opozitë, dhe kur forcat politike janë në opozitë kanë më shumë dëshirë dhe kohë për të reflektuar. Zakonisht problemet shfaqen kur je në pushtet, siç po ndosh dhe me Rilindjen sot. Për këtë arsye duhet të ndodhin dhe rotacionet politike.

Zoti Oketa, a do të kandidoni për kryetar të bashkisë së Durrësit?

Kandidimi për bashkinë e Durrësit nuk bën pjesë në objektivat e mi politik.

Sipas jush cila është një strategji fituese për të djathtën jo vetëm në Durrës?

Strategjia gjykoj se është fare e thjeshtë. Sëpari duhet të garantohet një proçes zgjedhor i ndershëm, korrekt dhe pa infuencën e botës së krimit. Rikthim i besmit të qytetarëve tek vota e lirë dhe e ndershme. Më pas e djathta duhet të ndërtojë një proces të përzgjedhjes së kandidatëve, transparent dhe të besueshëm nga vetë antarësia e saj sëpari, e më pas dhe nga qytetarët. Zgjedhjet lokale nuk

janë zgjedhje mirëfilli politike dhe deri më sot kanë mbetur të vetmet zgjedhje ku qytetarët nuk votojnë kryetarët e partive, por zgjedhin me votë direkte kryetarine bashkisë përkatëse. Përzgjedhja e kandidaturave të cilat perceptohen pozitivisht dhe mirëpriten nga opinioni qytetar është një domosdoshmëri. Nëse bëhet një përzgjedhje e tillë, besoj se strategjia e së djathës do të jetë fituese, aq më shumë kur kandidatët e saj do të kenë përballë kandidatë të cilët do të përfaqësojnë vetëm z. Rama, pasi fatkeqësisht tashmë PS është shëndërruar thjesht në një simbol në fletën e votimit.

Ju jeni sot anëtar i Këshillit Kombëtar ë PD-së. Do të rrini në këtë pra si një qytetar i angazhuar politikisht apo do të ecni drejt një intensiviteti politik si angazhim?

Unë sot jam anëtar i Këshillit Kombëtar ë PD-së dhe do të përbush çdo detyrim që më lind nga kjo antarësi. Pjesën tjetër të angazhimit apo rritjes së intensitetit të angazhimit ja lë kohës.

Cili është mendimi i juaj për reformën në drejtësi dhe kontributin e ndërkombëtarëve?

Në gjykimin tim deri më sot e ashtuquajtura reforma në drejtësi ka pasur sëpaku katër “arritje” të dukshme. „Arritja“ e parë është që, që nga fillimit të zbatimit të saj, Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese, hapësirë e shfrytëzuar maksimalisht nga z. Rama për të prodhuar ligje apo marrë iniciativa antikushtetuese, si përshembull ajo e ligjit për shëmbjen e Teatrit Kombëtar. „Arritja“ e dytë është mundësia që kjo reformë dhe procesi selektiv i vettingut, i kanë dhënë z. Rama për të shtrirë pushtetin dhe kontrollin e tij dhe në sistëmin e ri të drejtësisë. „Arritja‘ e tretë ka të bëjë me faktin se qytetarët ende nuk po munden të marrin drejtësinë e premtuar, ndërkohë që kriminelëve i ulet duksshëm dënimi apo dhe lirohen nga burgimi. Dhe „arritja“ e katërt, por jo më poak e rëndësihme është se drejtësia sot vetëm sa është bërë më e shtrenjtë për t’u blerë, por jo se është bërë me e drejtë.

(TemA Javore)

32 komente në “INTERVISTA/ Gazmend Oketa: Aksioni i PD-së me djegjen e mandateve të rrëzojë paktin Rama-Berisha. E vërteta e kandidimit për bashkinë në Durrës”

  1. Cuku says:

    Gazpamend Koketa
    O zot nuk lane Parti pa provuar,dhe perseri lepijne aty ku kane peshtyre

    1. Cudia says:

      A ka dikush ndonje peshqir tia japi Oketes se sapo doli nga dushi…? Po e lante Sala

    2. Komentuesi says:

      Ky Oketa eshte nje bythelevizur,qe nuk i ze bytha vend,ka goje dhe flete per Edi Ramen.Oketa t’a dij mire se Edi Rama i ka mbajtur premtimet qe ka thene ne fushate,dhe po punon mire edhe pse nuk po e le opozita te punoi,duke i vene trungje para rrotave.Turp per ty e turp per te gjithe opoziten qe u bene gazi i botes,po tallen.Ps-te dhe Edi Rama jane ne pune dite per dit kurse pd e Lsi bredhin rrugeve.Mortja qe nuk te hengri ty Oketa dhe partine tende.Shyqyr qe na u zhduket.Populli ndjehet me i lehtesuar.

  2. Vela says:

    O Gaz Oketa ti shitesh per dy lek, je nje legen qe nuk e ke shokun, i gjithe Maminasi e Durresi e di. Ti je nje sharlatan e mashtrues ordiner.

  3. Ilir says:

    Me se fundi edhe Oketa shkoi ne fis, pra andej nga ka dal.

  4. Sali kerma says:

    O ministri i pas-Gerdeci ti kujto se njerezit jane koqe. Pakti Rama-Berisha shpetoi Saliun nga Gerdeci. Shih dhe videon ku Rama i rreh shpatullat me dhembshuri Berishes sikur po i thote “Hajt se flasim”.
    Me Kaqin e Zi u sajua nje ligj qe i siguroi edhe nje mandat tjeter Saliut gje per te cilen Rama e perzuri.
    Ti ke ngrene ne çorben e Saliut dhe veshtire te jesh i besueshem sepse Saliu kete pune ka bere gjithmone si psh me gjeneralin e jugut Arben Imami, Genc Rulin, Neritan Ceken, Gramoz Pashkon, Genc Pollon, Tritan Shehun etj. etj. I con ne stazh partie ne terren dhe i riciklon si riciklohen bajget e lopeve per ta bere token me pjellore.

  5. Sali kerma says:

    O ministri i pas-Gerdeci ti kujto se njerezit jane koqe. Pakti Rama-Berisha shpetoi Saliun nga Gerdeci. Shih dhe videon ku Rama i rreh shpatullat me dhembshuri Berishes sikur po i thote “Hajt se flasim”.
    Me Kaqin e Zi u sajua nje ligj qe i siguroi edhe nje mandat tjeter Saliut gje per te cilen Rama e perzuri.
    Ti ke ngrene ne çorben e Saliut dhe veshtire te jesh i besueshem sepse Saliu kete pune ka bere gjithmone si psh me gjeneralin e jugut Arben Imami, Genc Rulin, Neritan Ceken, Gramoz Pashkon, Genc Pollon, Tritan Shehun etj. etj. I con ne stazh partie ne terren dhe i riciklon si riciklohen bajget e lopeve per ta bere token me pjellore

  6. Arbeni says:

    Ne anet tona kete tip e quajn Bythec

  7. Arbani says:

    Ky pra ështe thjeshtë një BYTHEC

  8. Konica USA says:

    Halli bo robin te lepij ate qe ka peshty, Oketa nuk bo perjashtim, ka ardhe koha qe dhe Topi te kthehet, kohet e fundit ka dhene shenja per kete.

    1. Pantera says:

      Pse Bamin cfare e di ti ??? Bure te mire ?? Ai nuk qe Presidenti i Republikes qe mbushi drejtesine tone me emerime skandaloze , ne dekretimin dhe vendosjen ne bankat e drejtesise me llum prokuroresh dhe gjykates te lyer me mut deri ne fyt. Ky qe Bamiri , nje President vamje , pa shtylle kurizore , interesaxhi, nga fryn era , kete sikur mos ta kish bere Saliu president , te vetmen pune qe mund te bente do qe bekshi jo security , por bekshi , roje nate te dera qendrore e zyrave te PD-se a e kupton or mik ?? Qe mban per nickname emrin e nje shqiptari gjigant …. Tung

  9. undefined says:

    Rendit fakte sa te duash. Ky peshtyn nuk lepihet.

  10. undefined says:

    Rendit fakte sa te duash. Ku peshtyn nuk lepihet.

  11. Realisti says:

    Oketa di te lidh ca fjale e rreshta por nuk ka as vizion as qartesi as moral…fishkaraq servil i partise .
    Ta beshtyj populli i Durresit.
    Oketa po te perdor Luli ( Saliu).
    Po ti aq mend paske.
    Mjere Shqiperia me keta sevil pa moral.
    EDI RAMA TA TREGOJ TANI ME SHUME SE KURRE.
    TU TREGOJ VENDIN KETYRE SERVILAVE TE SALIUT QE PUNON PER BEOGRADIN E MOSKEN.
    RAMA TE UL KOKEN E TA SQAROJ ME URTESI POPULLIN .
    NUK DISKUTOHET RAMA ESHTE ME I MIRI I POLITIKANEVE QE KEMI. POR ME MODEST. TE MERET ME HALLET E POPULLIT …JO ME THITHUQIN E KRIMINELET E PD E LSI.

  12. Flutura says:

    Po riciklohet Oketa?

  13. Shoku says:

    Teorikisht une jam dakort me ata qe thote zoti Oketa. Por une i drejtoj disa pyetje ketij djali.
    1. Pse ju u larguat nga Partia Demokratike dhe cila ishte aresyja qe u riktheve.? Qe u riktheve nuk eshte turp,pasi turun e kini ngren me buke duke filluar nga POllo Tritan Shehu, Prec Zogaj, Eduart Selimi e dri tek ty.
    2. Pse duhet te kemi shprese perseri tek Parria Demokratike,kur Saliun e besuam dy here dhe duhen bemat e tij .
    3. Pse te kem besim tek PD-ja kur ishte kjo parti qe shkaterroi sistemin e zgjedhjeve me 1996-te ? Kur kjo parti fliste per te drejtat e njeriut e kur socialistet dolen ne proteste per vjedhjen e votave dhe dihet 28 maji i vitit 1996 se c’beri partia jote duke rrahur e gjakosur kundershtaret.
    4. Si i vlereson ti zgjedhjet e 2009-tes dhe rastin Ruzhdie,ku plaku i rrjedhur qe u drejton PD mburrej me fallcifikimin e kartave te indentitetit ,kur emigrantet ishin ne greqi e militaantet votonin ne Ruxhdie?
    5 . Si mund te kemi besim tek PD kur OSBE -ODIRI theksoi se 2009 33% e zonave zgjedhore kishin probleme dhe Saliu YT ,te cilin e shave dhe tani iu perule nuk hapi kutite?
    6. SI mund te kemi besim tek PD dhe lidershipi Sali dhe masha e tij LULZIM,kur vrane 4 qytetar me duar ne xhepa e ne mes te bulevardit se protestonin? Besoj se je i qarte per te gjitha keto. SI mund te pranojme ne nje PD ne pushtet po me ate lidership hajdut,kriminela vrases qe duart i kane ende me gjak e populli i flaku ne Lane me 1 milion vota? Pse duhet ti pranojme perseri keta ? C’dryshuan ? A duhet perseri Saliu qe vetem kerkon gjak shqiptari ? Ky Sali qe i iku shteti nga duarte me 1997-ten ,beri grusht shteti 1998-ten ? Pse,pse duhet ta pranojme perseri ? A nuk ishim ne budallenjte qe e prum perseri PD-ne pushtet dhe ata qe hipen mbi tanke kundra Saliut, dhe ata qe i quajti Saliu hajdut floriri i beri ministra? Pse ta besoj une Arben Imamin ,Tritan Shehun ,Dashamir Shehun apo Fatmir Mediun qe behet deputet sepse rri nen shalet e Saliut ? Pse? me thuaj pse ta besoj…… PO komentove mos me ngaterro me Ramen ti apo cili do. qe do me kunderstoi mendimet….. POpulli i di te gjitha. PO e hengri perseri nga fjalet e Saliut,Lulit,Fatmiit e te tjreve qe populli u vuri drune me 2013 dhe 2017-te le ta ham. Pse u dashkerka te dalin po keto fytyra perseri ne krye te qeverise ? A nuk i njohim ne Aldon, Alajbejte, Flamur noket e Paloket? PO a ka me deputet rrugac se Flasmuri dhe Paloka ? KURRE KETA FYTYRA NUK DUHET TE DREJTOJNE ME QEVERINE E KETIJ POPULLI.

    1. Kolona says:

      Një burrë kurve, pa bythe, langaraq, peshqir per të fshirë prapanicën. Ti besosh këtij është vetëvrasje.

    2. Y says:

      7 ti besosh kësaj kurve maskarallëk

  14. ideali says:

    Sa shume i djeg ketyre militanteve kthimi i Oketes…Askush nuk thote nje fjale per aferat e tij, per ngjyerjen e gishtit ne tepsine e shtetit.Kjo ka rendesi o qypa.Mos u merrni me sharje banale se nuk pine uje.Ju vazhdoni te doni horra dhe kusar ne krye te shtetit, sic jeni vete.Aferim, aferim…

    1. Alban.ny says:

      “Ideal” e ke shume gabim.
      Pikerisht se nuk eshte i perfolur, pikerisht se kishte reputacion te mire, Gaz Oketa nuk duhej te behej pjese e asaj bande maskarenjsh, vrasesish e hajdutesh te mbledhur nen strehen e Shqupit.
      Mund te gjente rruge dhe mundesi te tjera per te denoncuar prapesite e Rilindjes dhe te Rames, por jo nga llogorja e diskredituar e sb, lb e mk, se nuk ngjit te shqiptaret.
      Pastaj ka dhe nje fakt, qe vete Oketa, gazetari por edhe komentuesit I largohen:gjithe ky aksion i tij erdhi pas prishjes se nje pazari, Gazi u trajnua ne SHBA dhe u mpreh per shef i Shik-ut. Nuk di pse u prish ky pazar, por aty e ka fillin gjithe kjo piruete e Gazit.

  15. selmani says:

    Kurvat e Durresit: Njera eshte grua-burre dhe quhet Grida Suma, tjetri eshte burre-grua dhe quhet Gazmend Oketa!

    1. endriti says:

      Po pse nuk thoni vetem nje rast o komentues plehra? Vetem shani mor te degjenerum.

  16. drino says:

    KE QENE DJAL I MIRE POR DHE TI HYRE NE SHOQATEN E BQ…….

  17. realisti says:

    A ka nevoje Shqiperia demokratike per nje opozite te shendoshe , serjoze dhe te afte per vepruar ne baze te rregullave qe percakton sistemi ? Po ka . Bejeni nje te tille z.Oketa dhe fitoni ne zgjedhje. Duke filluar me demokracine brenda PD-se duke vazhduar me ndryshimin e listave zgjedhore, (te mos i caktoje kryetari emrat). Bejuni i besueshem se pari mes vedi dhe keshtu do te beheni te besueshem per zgjedhesit edhe mepas per nderkombetaret. Nese nuk do te vazhdoni si deri me sot te bini ne kundershtim me vetveten duke i pranuar dhe mbas dy vjetesh duke i kundsrshtuar rezultatet e zgjedhjeve atehere do te jini me te besueshem. Nese do te vazhdoni te gjeni arsye te paarsyeshme per te ardhur ne pushtet me çdo kusht vshtire do jete qe t’ju besojne zgjedhesit por edhe nderkombetart

  18. FATMIRI says:

    IK MORBYTHQIR SE SPJERDH KUSH PER TY

  19. Nik says:

    Mos harroni faktin qe ky “inxhinjer” Oketa ishte ministri i mbrojtjes kur u be mareveshja e detit me Gerqine. Sa e mbrojti ate mareveshje dhe Kiço Gervenin, i vetgraduar admiral, atehere ai! Shume, shume! Njerezit nuk harrojne!
    Nik

  20. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Vetem paktin berisha-rama mo e luni, te dy jane cift shembullor. Na kane dhene vetem edukate falas keto dy specie genjeshtare.

  21. TA says:

    fajin e ka rama pse nuk e bleu dhe zerin e amerikes se trampin e bleu………..

  22. TA says:

    fajin e ka rama pse nuk e bleu dhe zerin e amerikes se trampin e bleu………..///edhe sikur ta perseris ju nuk i botoni

  23. animas says:

    Zoti Oketa eshte person publik i respektuar, por menyra si nderroi parti , le per te deshiruar dhe e humbet respektin qe kishin qytetaret per te.Kur ke ideale vazhdon ne po ate rryme, kthimi tregon se e ben per inetresa personale.

  24. Iliri says:

    Gazi…simbol i Qytetarit, Kultures, Intelektit, Miresise.
    Bindjet apo perqasjet politike jane te drejta qe ne demokraci, duhen respektuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje