Të gjithë kanë bërë seks me krizën

23 Shkurt 2019, 19:40Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Tre dekada pas pluralizmit politik, mbasi ka hapur e mbyllur qerthuj pafund radikalizimi, jo fare papritur, politika shqiptare radikalizohet në një ektrem të panjohur më herët.

Ky akt i pazakontë që mund të kishte ndodhur edhe më pare dhe mund të ndodhte edhe më vonë, e ka ndarë Shqipërinë në dy kohë dhe vetë pluralizmin në dy pjesë; në të shkuarën që dihet çfarë ka prodhuar dhe në një të ardhme, e cila premton të afrojë pasiguri dhe pikpyetje pafund.

Në një vend ku çdo e djeshme nxiton të bëhet me shpejtësi histori sepse çdo e nesërme prodhon një thagmë të re, ja vlen të rithirret në apel ndonjë detaj nga e shkuara aspak e lavdishme e radikalizmit politik në Shqipëri, për të kuptuar se çfarë është duke ndodhur tani. Dhe për të bërë një parashikim qoftë dhe të përciptë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.

Një shembull komik: Kujtohet kush për kryetarin e Qarkut të Fierit??? Ky post ka qenë molla e sherrit, më keq e më kuq se molla që shtyu Adamin në mëkatin fillestar. Për javë të tëra në Shqipërinë e 2013-ës, Brukseli priste të këmbehej me Fierin, por as qeveria e djathtë dhe as opozita e majtë e atëhershme nuk tërhiqej nga ajo betejë që ngjante si luftë finale. Sot ai shkas ngjan pak më shumë se vulgar dhe banal. I mjaftueshëm për të prodhuar ende turp për pikën e ujit ku nxitojnë të mbyten të gjithë kur kompromisin e kërkojnë përmes ultimatumeve dhe negociatën e shohin si mjet për të poshtëruar me humbje negocitorin tjetër.

Djegia e mandateve të opozitës është një shpërthim kamikaz në themel të sistemit që do të thotë: edhe vret atentatorin, edhe thërmon sistemin duke garantuar në mënyrë të sigurt e pothuaj të pakthyeshme të ligën më të madhe të mundshme për publikun, destabilitetin. Tashmë publiku, me të gjitha gjasat, duhet të përgatitet që në përditshmërinë e tij dhe përpjekjet për bukën e përditshme, të lexojë praktikisht e të përgatitet të jetojë realisht manualin e mosbindjes civile. Nga bllokimi i institucioneve e deri përtej bllokimit të rrugëve. Të jetojë nën shenjën e shantazhit të së panjohurës dhe te mesohet me idene e bllokimit te procesit te integrimit, frikes nga destabiliteti dhe cenimit te standarteve demokratike.

Nga kjo javë, në Shqipëri asgjë nuk do të jetë si më parë. U bë dhe do të bëhet shumë më keq se më parë! Jo sepse Status Quo-ja e deritanishme ishte më e mira e mundshme, por sepse që mbas ditës pa opozitë legale, zgjidhjet bëhen shumë më të vështira. Këtë javë, qeverisja e Edi Ramës është cënuar në legjitimitetin moral, por jo atë institucional, kurse opozita ka vetëvrarë legjitimitetin e saj institucional, me shpresë se do të fitojë pushtetin e legjitimitetit moral.

Përmbysja dramatike e vendit ku bëhet politikë e nxjerr politikën në rrugë duke rikonfiguruar disa palë përballë dhe me ndërkombëtarët që do të vëzhgojnë me kujdes nëse do të kapërcehet masa kritike që do të kërcënojë në mënyrë kritike stabilitetin e vendit.

Pse ndodhi? Zakonisht arsyet e vërteta janë përtej atyre që deklarohen nga të dy palët. Ato janë shumë më komplekse dhe të ndërlidhura me mijëra fije me arsyetime serioze politike, por edhe me llogari meskine individuale. Ato kanë për autorë lojtarë lokalë, por edhe frymëzime të tjera që rrinë në hije. Kanë të bëjnë qoftë me reformën në drejtësi dhe fate individësh në politikë që rrezikojnë shumë, qoftë edhe me lëvizjet tektonike në rajon drejt ekuilibresh të rinj gjeopolitikë. Ato kanë të bëjnë, ndoshta, edhe me ndërhyrje fuqish jo aleate me Shqipërinë dhe me orientime e axhenda të ndryshme nga ato që Tirana kërkon strategjikisht. Në botën moderne ekzistojnë shanset edhe që të hedhësh vallen e gabuar sipas një ritmi të diktuar nga një muzikë që as nuk e dëgjon dhe as nuk ke idenë nga vjen.

Dy gjëra janë të dukshme sot në Tiranë, duke nisur me rirreshtimin e forcave në tabelën e shahut. Edi Rama është tashmë përballë një pjesë të qytetarëve të tij që as e votojnë dhe as e duan. Kjo është një përqindje shumë më e dukshme se pjesa e qytetarëve të tjerë që votojnë për të. Raporti dinamik mes tyre, pa opozitën në mes, do të nisë të kristalizohet në këto javë të para që e bëjnë edhe dimrin të duket shumë i gjatë, edhe qershorin e zgjedhjeve të duket shumë larg. Bejne qe vete negociata dhe kompromisi te duken si Toka e Premtuar; te gjithe  thone se duan te shkojne aty, por askush nuk di sesi.

Në anën tjetër, opozita ka përballë jo vetëm Edi Ramën, por edhe faktorin ndërkombëtar, kryesisht amerikanë dhe gjermanë që si parim e refuzojnë bojkotin dhe që kanë dhënë sinjale se mund të shkojnë deri në refuzim të bojkotuesve.

Pavarësisht të gjithave, një detaj është i sigurt: kriza në vend është me barrë. Në Shqipëri, zakonisht, krizat pjellin vetëm djaj që thyejnë edhe shishet e tyre. Por, edhe pse të gjithë ja përcjellin njëri-tjetrit mëkatin e lënies së krizës me barrë, të gjithë bashkë, padyshim, kanë bërë seks me krizën. Dhe e kanë ftuar dhe njëherë si përherë vendin që të ecë gjatë, në terr e kuturru në Rrugën e Mëndafshit tonë Autokton, që në shqipen normale quhet thjesht Rruga e L…shit!

16 komente në “Të gjithë kanë bërë seks me krizën”

  1. Goni says:

    Lencina,
    Kurva me e lire e Edi Rames.
    I kushton shume pak,vetem nje rroge.

    1. Arbeni says:

      Lenci është nje pelivan që është hedhur da andej kendej,por me analizen qe ka bër është teper i sakt.Dihet se nga kush kerkohet destabilizim i situates në Shqiperi dhe ata jane dy kryemafiozet,saliu dhe ilikja.Nqse demokracite perendimore do lejojne këtë dyshe mafioze te destabilizoje vendin do bëjnë nje gabim fatal.Ata te dy e kanë vendin në qeli.
      Keshtu ti qenke në kahe te dy krimineleve.

    2. ABC says:

      Si kshu? Ky Lencina, qe thua ti, ishte keshilltari i Metes or taj.

  2. Korkodili says:

    A eshte kushtetuese qeveria teknike ose tranzitore? .
    A parashikohet ne kushtetute?
    Me cfar ligji zgjidhet.
    Ku e ben betimin.
    Si e mer vot besimin?
    Cfar detyrash ka ?
    Si e ka perberjen.
    Kush parti mer pjes? te gjitha ?
    A fut duart ne ekonomi?
    A bern marveshje etj, etj, etj
    Para vitit 2000 vbenim si te donimin pasi kishte dispozita kalimtare , Po tani ka kushtetute
    Te miratuar me referendum

  3. Blanco says:

    Kjo kriza paska qene rrote kurve!

    1. Komentuesi says:

      Nuk eshte e vertete qe Ramen nuk e do dhe nuk e voton populli.Kete ti Loerenc Vangjeli mbaje per vehte.Edi Rama do votohet me shume se zgjedjet e tjera,pasi opozita ka ngjallur nje urrejtje te papare ne popull.Por me sa duket kete ti nuk e sheh por vetem Edi Ramen.E vertet ESHTE SE EDI RAMA PO PUNON DHE NUK KA ASNJE LIDHJE ME RUSET SI BASHA.ESHTE I DREJTE DHE I SINQERT ME POPULLIN QE E DO DHE DO T’A VOTOI ME SHUME SE HERET E TJEREA.

  4. Gëzhuta says:

    Akoma ti mer që më kujton miss buzëqeshjen e stilatave të analistëve që tjerrin e tjerrin si Penelopi të njëjtin motiv
    Pa ty dhe taborrin tënd nuk do ishim këtu ku jemi
    I tredhur me dëshirë për ti shërbyer pushtetit
    Kënaqesh që të tjerët e barazojnë seksin me krizat në kurriz të shtetit
    Biseksual
    Në mëngjes fle me putanat e leshit
    Në darkë lëpin leshin e topave të pushtave të pushtetit

    1. Blanco says:

      Bravo. Zere se kam fole vetë.

  5. Cudia says:

    Arsyeja qe Rama eshte kryeministri me i mire qe ka Shqiperiia sot per sot eshte thjesht fakti qe nuk ka njeri te zevendesoje Bashen. Me turp te madh per kombin tone nuk ka.

  6. Kola says:

    Nje mishmash, as analize, as lajm. E kaluara, e tashmja e ardhmja = MUT. Nje titull i vene me sforcim, por deri diku i vertete ne domethenie. Shumica qeverisese dhe pretendentet per te qeverisur, me sakte per te sunduar, jane te kenaqur, pasi sejcili ne rolin dhe synimin apo interesin e vet po ben seks, po kenaqet apo tenton te kenaqet fiziolovjikisht, por jo si qenie sociale e politike…Kjy eshte basdartizem…Mjere ne ku kemi rene, ne nje grope, varr…Dhe nga varri nuk ke rilindje…Sipas meje..Edhe nje here per tejzgjatjen. Nje gje duhet kuptuar; tek ne, ne Shquperi deshtojne ligjet e natyres…

  7. mira says:

    Po ty kush te ka qire?

  8. Profesori says:

    Shkrimi me kot nuk lam.lexuar. Ore dining te shkruani.ju ne Shqiperi.apo ia fusni.kot sikur jeni te.mencem. Shkrimet ne gazeta edhe sikur te jene opinione nuk Jane shume ndryshe.se sa nje essay ne klasen e anglishtesh apo letersise. Kur jep nje teze duhet te mbeshtesh me argumenta dhe fakte jo i gjithe shkrimi te jete vetem mendimi yt. Do te te kisha ngelur ne klasen po te ishe nxenesi im. Ose me sakte do te jepja nje F Ose -D.

  9. sa i shpifur ky njeri ! o tema me ate fotografi qe nxirrni ma shpifni edhe me shume ! lexohet ky sumatricja !

  10. Refugjati says:

    Zoti Vangjeli me duket se gabon kur flet për bojkot,nuk behet fjale per bojkot,opozita ka delegjitimuar jeten parlamentare duke dorezuar mandatet.Faktori ndekombetar si parim e refuzon bojkotin,por në asnje menyre nuk pranon daljen jashte sistemit politik,duke refuzuar rrugen parlamentare dhe per ta zevendesuar me parlamentin e rruges.

  11. Monika says:

    OH …..LULI TANI KA NGEL ME BARRE. …CBERI GOMARRI. ..SEX ME KRIZEN. …ME EDIN. ..DO. M. TH.

  12. LORA says:

    Shqiperia nuk ka krize.
    Krizen e lut dhe simulon banditizmi dhe antishqiptarizmi politik dhe mediatik i integruar,si gjellitesi i drejtprrdrejte dhe i dokumentuar i parave dhe pasurive publike ne demoleshin e pas-nentedhjetes.
    Shqiperia sot ka shpresen e madhe te SPAK dhe BKH,
    per ndeshkimin e pameshirshem te skotes gangstere qe e perdhunoi dhe zhvati deri ne asht,duke e larguar me nje projekt te qarte nga stsndarti real dhe europian demokratik
    Shqiperia sot eshte ne shansin me te qartesuar te ardhjes se drejtesise se drejte ne vendin e aspirates se integrimit ne EU nga me shume se 90% e shqiptarve.
    Lorencit,si kazan,i duhet te thote te kunderten.Kujt i plasi qe ky fare gazetaruci e identifikon vetven ,te rreshtuar ne kete skote gangsteresh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje