Zgjedhje në Komunitetin Mysliman, ja dy imamët që janë në garë me Skënder Bruçajn

23 Shkurt 2019, 15:31Politika TEMA

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH), më 2 mars do të zgjedhë kryetarin e ri. Kreu aktual Skënder Brucaj do të kandidojë për një mandat të dytë. Agron Hoxha, drejtor i Medias në KMSH, shprehet:

“Deri tani me sa shikojmë dhe jemi informuar nga komisioni i vlerësimit të kandidaturave është kandidati në detyrë i cili është edhe kandidat i natyrshëm për postin e kreut të KMSH”.

Përballë Skënder Brucajt për momentin i vetmi sfidant që ka dorëzuar aplikimin, sëbashku me platformën, është imami i xhamisë së Golemit, Gëzim Abdishahu, i cili ka studiuar për teologji në Arabinë Saudite. Abdishahu është aktualisht edhe punonjës në KMSH. Kur kanë mbetur edhe 6 ditë nga mbyllja e afatit për dorëzimin e aplikimeve, Top Channel ka mësuar se edhe myftiu Tiranës, Ylli Gurra, me gjasë mund të futet në këtë garë.

Janë 35 myftinj nga e gjithë Shqipëria, 12 anëtarët e kryesisë së KMSH dhe 45 anëtarë të shoqërisë civile, që me votë të fshehtë zgjedhin kryetarin me një mandat 5-vjeçar.

Sa herë që ka zgjedhje për kreun e komunitetit mysliman ka një angazhim të fortë por të padukshëm nga autoritet shetetërore, posaçërisht Shërbimi i Inteligjencës Shqiptare (SHISH), përfshi Departamentin e Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Kjo me qëllimin final që kreu i myslimanëve shqiptarë të vijë nga radhët e atyre që aplikojnë islamin tradicional dhe jo nga radhët e atyre që kanë importuar nga Lindja e Mesme rryma që konsiderohen si radikale, herë edhe ekstremiste.

2 komente në “Zgjedhje në Komunitetin Mysliman, ja dy imamët që janë në garë me Skënder Bruçajn”

  1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    kandidati Abdishah qe ka studiu m’Arabi Saudite………..!!!!??? o Zot sa te peshtire,cmenduri te ndash oxigjenin me keta njethudrake arabe qe qelbin shqiperine………….ptuuuuuuuu,plehra arabe!

  2. Detari says:

    Perse nuk i groposim keta arabe? Kanceri turk ne token e Arbrit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje