Rama në “Republica” akuzon rëndë Berishën: U pendua që s’më vrau kur ishte në qeveri

23 Shkurt 2019, 14:34Politika TEMA

Situata politike në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare. Pas RaiNeës kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazeta italiane, Repubblica lidhur situatën ku ndodhet vendi, e sidomos mbi mënyrën se si do të funksionojë parlamenti pasi opozita zyrtarizoi djegien e mandateve.

Për Ramën veprimi i ndërmarrë nga opozita sigurisht nuk është një gjë e mirë por teknikisht, thotë ai mund të ecim përpara, nuk ka asnjë problem.

Kryeministri Rama i është përgjigjur edhe interesit të medias së huaj mbi deklaratat e ish kryeministrit Berisha i cili është shprehur se e vetmja mënyrë për ta eleminuar atë është plumbi.

Rama tha se ndaj tij, Berisha ka thënë shumë më shumë se kaq. “Është penduar që s’me ka vrarë kur ishte në qeveri.” -vijon më tej Rama

Pjesë nga intervista e kryeministrit për Repubblica.it 

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë prej vitit 2013, a ndiheni i rrethuar?

S’bëhet fjalë. Kjo nuk është një protestë e popullit. Nuk janë as jelekëverdhë, as sindikalistë, as studentë. Nuk janë as anarkistë! Është vetëm një pjesë e poltikës që ka zbritur në shesh, pak për pushtet e pak nga frika.

Frikë nga çfarë?

Frikë se mos shfarosen definitivisht. Është një e djathtë e vjetër, që u dërgua në shtëpi 5 vjet e gjysmë më parë nga votat e shqiptarëve. Tashmë i druhen reformës nëdrejtëësi që po bëjmë me Bashkimin Europian për të luftuar korrupsionin, kancerin e vertetë të këtij vendi. Prokurorë, gjyqtarë dhe funksionarë të tjerë të korruptuar do ikin të gjithë! Këtë kanë frikë ata.

Në shesh kërkojnë doreheqjen tuaj. Dhjetëra-mijëra persona. Ju thoni se as nuk e mendoni dorëheqjen. A jeni i sigurt se do t’ja dilni të ecni përpara?

Imagjinoni sikur të ndodhte në Itali, kjo që po ndodh tek ne, deputetët e opozitës dorëzojnë mandatet dhe braktisin parlamentin. Pastaj i kërkojnë qeverisë së zgjedhur nga populli që të largohet. Kjo nuk është demokraci, është tirani e minorancës. Ne kemi marrë një detyrë nga populli dhe do ta respektojmë.

Më falni por është një situatë anormale, sidomos për një kryeministër socialist e progresist, një parlament pa opozite?

Për demokracine parlamentare sigurisht nuk është gjë e mirë, por teknikisht mund të ecim përpara, nuk ka asnjë problem.

Kush dhe cfarë qëndron pas protesave dhe sulmeve kundër jush. Në shesh ishin shumë të papunë, njerëz të varfër…?

Të gjitha bashkitë e administruara nga të djathtet, të enjten ishin mbyllur. Liderët e opozitës i sollën në protestë të bënin figurantët poshtë parlamentit. Janë 3-4 mijë persona që varen nga të djathtet. Paguhen për të ardhur në protestë.  Por unë jam nga ata që kanë patur gjithmonë respekt për protestat, i dëgjoj të gjithë.

Për shumë njerëz, ky kaos duket si luftë për pushtet. A është kështu?

100% po.

A është e vërtetë që sheshi manovrohet nga armiku juaj historik Berisha?

Armiqte e mi historikë janë injoranca dhe vulgariteti. Dy gjëra që nuk i duroj dot. Berisha është gjithmonë aty, ai është shefi dhe Basha është administratori i deleguar.

Ish presidenti ka përdorur fjalë shumë të rënda kundër jush. Tha se njerëzit mund t’ju hedhin në lumë dhe se e vetmja mënyrë per t’ju eliminuar është plumbi…?

Ka thënë edhe me keq se kaq. është penduar që s’me ka vrarë kur ishte në qeveri. Kështu është ai, dhe unë nuk i përgjigjem. Dikush më ka thënë më keq se komunistët janë konumistët antikomunistë. Berisha ka qenë shërbëtori i parë i pushtetit komunist dhe pastaj u bë antikomunist. Për fat të mirë nuk jemi më në epoken e plumbave por ne epoken e dialogut dhe perballjes. e refuzoj logjiken sipas te ciles armiku duhet asgjesuar per te fituar lojen.

20 komente në “Rama në “Republica” akuzon rëndë Berishën: U pendua që s’më vrau kur ishte në qeveri”

  1. Do kishte bere mire te te vriste,kur ti vazhdon te bashkpunosh me hajdutet qe i akuzove dhe premtove denimin e tyre dhe kryekriminelit sali qe i pranon dhe mburret me krimet e tij….

    1. Vlora says:

      Na bej nje thirrje zoti Rama, e mandej gjithe Shqiperia do ti njohi me mire djemte e Vlores. Krimineli sali ne 1997 na shpetoi vetem se na erdhi keq kur filloi te qante, por tani eshte krejt ndryshe.

  2. Edvini dhe shoket e PPSH says:

    O rrugace, ca jane keto qe diskutoni me popullin ,prandaj e menderose ti ne Albanistan?

    1. Cane says:

      Shoku shko ne shkolle qe te cicerosh bukur.Nuk shkruhet me dipllome kristali.Se te del kenge prej sorre.Ok?

  3. operacioni zjarri says:

    Po ku do te te vriste Berisha ty? Ne 21 janar ti ike si legen ndersa ne na le ne bulevard te protestonim per ty.

  4. Ceni says:

    Ram, shiko punet. Mos u mer fare me Salen, Monen e co. U terhoqen e tani s’dine cfare te bejne. Ky precedent s’duhet te ndodhte. Tani le te plasin rrugeve.

  5. Lond says:

    Kush esht rrugsc or mumje, or byth qir i vicidolit, ka gjet ramen ky vicidoli se ti kishte then ndonje tjetri plumbin ballit ja kizhte shkerdhyer dheqeren dhe pragun e shtepis.

  6. Tan_Tironci says:

    PPSH-ne, e ka Sali Qeni.
    Edit I vini rrotull si hiena.
    Kokpalare e kokKare te Like floririt e Sali qenit.

    1. palla says:

      Te tan hajnat e sal ram sheqere birishes dhe ilir florinit po due me i njftun me magjaren tem te zi.

  7. zenelaj says:

    O Rame mire ai e beri ate gabim qe nuk te vrau,por ama cfare nuk foli tha ,sajoi e hodhi drejt teje,pa harruar ketu drurin vence e carjen e fytyres.Po nje cike seder burrri, mashkulli a shqipkari nuk ke ti.Hidhi ca leke ne plehra dhe ktheja reston

  8. Nik says:

    Lexova intervistèn e plotè tè Ramès nè italisht prej gazetès italiane Repubblica,gazetari Paolo Berizzi ka analizuar thellèsisht situatèn e vendit dhe nga sa kuptoj e njeh mjaft mir realitetin dhe tè shkuarèn e shqipèris.Rama nuk prek dhe as ofendon opozitèn por shtron pyetjen se nqse ekziston njè rast nè botèn demokratike kur opozita me 30 % qind tè votave tè dorzoj mandatet dhe tè kèmbèngul pèr rrèzimin e qeveris.
    Shqipèria me rritjen ekonomike 3/9 qind duhet tè vazhdoj reformat nè drejtèsi,administrat,ekonomi,politikè etj.Pèrpara me reforma dhe redukto korrupsionin .

  9. ETHEM says:

    SALIU E KA KERCENUAR E PO E KERCENON PER TA VRAEE DHE RAMA FLET PAK PER TÊ,POR EDHE NUK E DENONCON DERI NE HAGE,PASI TE NE AKOMA NUK KA DREJTESI.
    -QOFTE-LARGU TASHME KA NGELUR ZBULUARE NGA TE GJITHA ANET,NDAJ ULURIN SI I TERBUARE.
    -KY NJERI INATÇOR PER EGO PUSHTETI E PARAE PO FUNDOS PD,POR DHE PO MBAN PENG VENDIN PER 28 VITE,KU NEN DREJTIMIN E TIJ ESHTE SHPERDORUAR E SHKATERRUAR PASURIA MARRAMENDESE E VENDIT,MBI 2 MILJARD DOLLAR DHE ME TO DO ISHIM SI ZVICRA.
    .VETEM PASURIA USHTARAKE 50 VJEÇARE NESE DO SHITEJ E ARKETOHEJ NE BUXHET DO ISHIN SHTUARE PESIONET 20 %.
    .ME THYERJEN E ENBARGOS SE NAFTES SERBISE,DO ISHIN NDERTUARE SHKOLLA E SPITALE ME QINDRA.
    .NESE NUK DO PRISHESHIN UZINA E FABRIKA DO PUNESOHESHIN 50 % E TE PAPUNEVE QE JAN SOT.
    .NESE PARAT E VJEDHURA NEPER BANGA E BISNESE DO ISHIN RIKTHYER NE BUXHET NGA DREJTESIA DUKE JA MARR FULLANERISE..NUK DO VIDHEJ MË NGA HAJDUTET.KA SHUME.KY VEND U PLAÇKIT NGA MAKUTERIA E POLITIKANVE IDIOT NE 28 VITE.MALLKUARE NENA QE I LINDI.

  10. Santa Quaranta says:

    Atentatorin e supozuar e bere minister te brendshem pas marreveshjes me Lulushin pas daljes nga çadra e bulevardit……..

  11. rexha 10 says:

    NJE SALI NE SHQIPRI .DHE NJE KARAXIC NE JUGOSLLAVI PO KONTROLLOJNE TE GJITHE BALLKANIN.
    PSE NUKE PYESNI SALIUN PER PROBLEMIN E KOSOVES:??

  12. ladi says:

    Si nuk te vrau ?! Pse pak shkruajti Mero Baze per ty ne ate kohe ? Te akuzoi per pervers dhe ca me shume se kaq. Dhe jane me te renda se vrasja. Por ti je fisnik dhe, jo vetem qe ia fale Meros, por edhe e emerove k/redaktor te “Zerit te popullit”. Ta gezosh !

  13. NNP says:

    Saliut mos ja qani hallin se e siguroj futjen ne historine e vendit tone pamvaresisht se jo si hero por si mut.

  14. Dardan says:

    Puna eshte qe te mos pendohesh edhe ti qe je ne qeveri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje