Djegia e mandateve nga opozita, një ditë më pas!

22 Shkurt 2019, 21:35Politika TEMA

Nga Alfred Peza

Shumëkush nga ata që ështe brenda “fushës magnetike” të propogandës së lidershipit kryesor të opozitës, me siguri ka menduar se Shqipëria të premten në mëngjes, do të gdhihej shumë më ndryshe nga sa më parë. Edhe nëse bota nuk do përmbysej, të paktën jeta do të fillontë që të rridhte ndryshe. Sepse njerëzit në mos më shumë, do të ishin të paktën po aq të irrituar sa ndonjë nga përfaqësuesit politikë të opozitës që dolën të enjten e dorëzimit të mandateve të deputetëve të saj, nëpër emisionet e debateve dhe të opinioneve televizive.

Por kur kanë dalë në rrugë, përveçse motit pak më të vërenjtur se ditët e fundit, kanë parë se të gjitha të tjerat pothuajse kanë rrjedhur njësoj. Njerëzit duke vrapuar për në punë, nxënësit, studentët, mësuesit e pedagogët për në shkollë e të tjerët nëpër kafe. Të tjerë akoma duke u rrotulluar edhe njëherë në anën tjetër të krevatit, e ndoshta duke menduar se përse edhe në Shqipëri nuk është bërë akoma java 4 ditëshe e punës, që pushimi i fundjavës të fillonte që të premten.

Përtej kësaj rutine të përjetëshme, edhe liderët politikë të të gjitha kahjeve, kanë vijuar ritualin e zakonshëm. Dikush për një takim në jug të vendit, dikush tjetër për të kapur avionin e parë herët në mëngjes për në Vjenë, dikush tjetër për të parë një ekspozitë pikturash sa për të gjetur një sebep për të dhënë mesazhin e tij, një tjetër për të vijuar të flasë me heshtjen e tij si gjithnjë në të tilla raste dhe një tjetër, për të mbledhur forume sa për të dalë në televizor.

Kështu diku dalëngadalë e diku papritur, ka ardhur dreka. Pasi ka mbaruar rituali i pandryshuar i këtyre 30 viteve të fundit nga liderët tanë politikë dhe nga mediat, ka nisur axhenda e pasites. Njerëzit kanë vijuar të rikthehen nga puna dhe nxënësit nga shkollat me nxitimin për takimet e fundjavës me shokët e shoqet të çliruar nga detyrimi për detyrat e shtëpisë deri të hënën në mëngjes. Ndërkohë që partitë politike kanë vijuar me serinë e dytë të rutinës ditor, që lidhet me aktivitetet e pasdites dhe të mbrëmjes.

Opozita sikur të mos kishte ndodhur asgjë 24 orë më parë, ka vijuar të mbledhë forume, të përjashtojë njerëz nga partia, të ngre shtabe politike, të programojë takime me strukturat e partisë dhe me qytetarët anembanë Shqipërisë, të bëjë axhenda e kalendare pune, të flasë e të takojë apo citojë e sqarojë ndërkombëtarët. E kur i sheh teksa mblidhen kësisoj e të thonë se zgjedhjet mund të jenë prapa derës, nis e të prishet pak filmi se mundohesh të pyesësh veten, që të kuptosh nëse:

A u dorëzuan apo jo mandatet e deputetëve të opozitës?

A ka dalë apo jo opozita jonë nga Parlamenti?

A do ti bojkotojë PD dhe LSI bashkë me aleatët e tjerë, zgjedhjet lokale të 30 qershorit?

A do të kemi apo nuk do të kemi Qeveri Tranzitore?

A do të kemi apo nuk do të kemi zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare?

A do të futet apo jo opozita jonë në garën zgjedhore me Edi Ramën, Kryeministër?

Dilema të shtohet më tepër, teksa i sheh të dalin e të flasin për mediat televizive live, para dhjetra kamerave e mikrofonëve, duke bërë të njëjtat deklarata si gjithëherë. Të lumtur se kështu ia dolën që të mbyllin edhe një tjetër javë plot lavdi, i sheh duke vrapuar më pas, nga zyrat luksoze të qendrës së Tiranës për në vilat e periferisë e të bregdetit apo drejt Rinasit sërisht, për fundjavat perendimore a egzotike. Duket për tu shplodhur e për të bërë bilancet e betejave të tyre te reja, në mos historike, të paktë legjendare dhe me rezultate epike.

Bashkë me të premten, është mbyllur kështu edhe një javë politike, e cila me siguri që do të ketë të shtunën dhe të dielën nga një cicërimë, ndonjë foto, video apo deklaratë politike për të bërë e shpërndarë. Për të ardhur në këtë mënyrë pa u kuptuar sërisht e hëna. Për të nisur një javë të re. Një cikël të ri. Me avaze të vjetra. Me një ndryshim të vogël veçse. Sepse tani kemi një opozitë që thotë se do ta drejtojë sistemin që nuk ia arriti ta “kapte” nga brenda, duke tentuar që ta sfidojë atë nga jashtë. Qoftë edhe dita e parë, me siguri që ka i shërbyer për ta kuptuar më mirë, sesa të lehtë do ta ketë!

9 komente në “Djegia e mandateve nga opozita, një ditë më pas!”

  1. qazim says:

    Esse e bukur,pasqyre e sakte.

  2. Baca-Bajram says:

    Me idiotesite e tyre te pakten i hoqen nje siklet popullit, u vethoqen. Tani qe kan ngel si peshku pa uj, po perpiqen qe me gjitha kushtet te krijojn trazira e rremuje. Por le te shohim se si do te vazhdoj darama dhe ne tenjejten kohe komedia hyjnore e ketyre plehrave, qe duhen shporrur nje here e per gjithemon.

  3. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    ke harruar te shtosh qe nw fund tw kesaj dite Alfredi i Pezajve, The Milion Euro Man i futi nje pordhe prej milioneri tek Tema.

  4. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    ke harruar te shtosh qe nw fund tw kesaj dite Alfredi i Pezajve, The Milion Euro Man i futi nje pordhe prej milioneri tek Tema..

  5. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    ke harruar te shtosh qe nw fund tw kesaj dite Alfredi i Pezajve, The Milion Euro Man i futi nje pordhe prej milioneri tek Tema…

  6. Flutura says:

    Do te jete nje dimer ne mes te pranveres per PD aq me shume per LSI

  7. Zgalem says:

    Kush mbjell eren , korr furtunen
    Braktisja e mandetave parlamentare nga opozitaret shqipatre , konsiderohet, prej tyre , si shkalla me e larte e rezistences opozitare . Simbas llogjikes me te ceket shkalla me e larte e rezistences opozitare , eshte rezistenca parlamentare . Votusi , prandaj i zgjedh deputetet , per te bere rezistence te kualifikuar . Kur eshte puna , per ne rruge , votusi nuk e ka problem .
    Ne nje shkrim ne “Tema “ , lexova se ne protesten e fundit , pjesmarria ishte , diku te 4 . 700 njerez . Le t’i quajme 10 mije . Kjo “turme “ , ne se do te shtohet me 50 njerez , mbetet perseri jasht llogjikes se turmes . Turma eshte uragan , eshte fryme . Fryma lind nga perpunimi ideollogjik , i programuar , per ndeshje alternative . Kete ndeshje , ju e eliminuat . Nuk kini me alterrnative , po dhe ne e paci , ku do ta cfaqni ? Analiza e ketij veprimi te con te ideollogjia moniste . Monizem ne parlamentin e braktisur , fryme revolucionare te dekllaruar boterisht nga Berisha . Po delni force politike pa ideollogji pluraliste . Si thirrjet per dhune edhe braktisja e jetes parlamentare , nuk jane te mirepritura nga turmat , qe kane 3 dekada , qe jetojne ne demokraci . Kthimi pas , nuk eshte deshire e turmes . Ne kete llogjike , turma do te vije duke u zvogeluar , por turma nuk ka energji te teperta dhe ajo ju ka braktisur me kohe, shume me perpera se te braktisni ju Parlamentin .Juve beni llogari euforike . Shifni disa njerez , qe u ligaviten , neper rruge dhe kete e quani popull . Faktikisht ata jane nje pjese epopullit , por te mesuar me priviligje , qe ju kini dhene , kur kishit pushtetin . Simbas gjykimit tim , ne proteste , kishte pak te varfer , per te mos thene , shume pak ( Nga gjykimi nga kanapeja ) .
    Furtuna , qe ju te dy forca presupozoni te ndodhi , eshte ideollogji berishiste. Ky njeri ate shkolle , ka bere . Nuk di metode tjeter te komunikimit politik . Enveri ishte me pak revolucionar .
    Ka nje proverb adekuat , per kete veprim : Zoti te merr me perpara mendjen , pastaj pasurine . Zgalem

  8. kombi says:

    MOS U NXITONI SHUME , DO TE KETE TE PAPRITURA . GRUPI I PD ME NE KRYE FATMIR MEDIUN METEN NE AMERIKE DUKE LOBUAR TE TRAMP , PER TE RREZUAR RAMEN , DUKE LAVDERUAR OPOZITEN , E PARAQESIN SI SHPETIMTAREN E SHQIPERISE , VETEM NGA FRIKA E SPK , KA SHUME MUNDESI QE RAMA TE LARGOHET , 99% . NDRSA OPOZITEN NUK E LEJOJNE TE DORZOJE MANDATET , SI CECUA DO TE FUTEN NE PARLAMENT . SHUME TE REJA DO TE KETE DERI NE QERHOR , URO QE TE GJITHE OPOZITA TE SHKOJ NE REC . AMERIKA DUHET TE BAZOHET NE FAKTE DH JO NE MASHTRIMET E FATMIR MEDIUT .

  9. Gazetari pa shkolle says:

    Nëse tipa si Alfred Peza do te quhen gazetarë apo shkrimtarë, atëhere mjerë ata qe “ushqehen” me të tilla shkrime. Një shkrim i tillë, me këtë lloj formulimi as per ne klasë e ketërt fillore, nuk mund të vlerësohet. Afred Peza nuk e ka idenë fare as të drejtshkrimit dhe as te formulimit me llogjikë te fjalive.Ai nuk di se ku mund te mbaroje nje fjali dhe ku mund te vazhdohet me nyjet lidhëse te saj, si “edhe” apo “sepse”. Të mos flasim për ndërtimin e fjalive, që tregon intelektin e tij, atë të pazhvilluar.
    Mjaftojne rrjeshat e parë të lexohen edhe cilido mesues i mirefilltë i gjuhës shqipe(nëse ka mbetur njeri i tillë ne Shqipëri) do ti vendoste noten 5 sa për keqardhje.
    Eshte për të vënë duart në kokë për nivelin e cilësisë së shkrimeve qe ofrohen tek lexuesit.
    Tema qe Afred Peza kërkon që të pështjellojë nuk është më për të “dhënë” mend sepse tani edhe femija ne çerdhe e kuptoi se kush është Lulzoim Basha, Sali Berisha de tërë ai mullar me shpellarë që i shkojnë atyre mbrapa. Nuk është koha që të anlizohet se çfare duhet apo do te bëjë PD-ja, por si të formulohen, më në fund aktakuzat për ti dërguar përfundimisht mbrapa hekurave keta tradhetarë te atdheut(dyshoj që janë atdhetarë) dhe shkatërruesve te shtetit shqiptar. Koha për bisedime kafeneshë duhet te mbyllet dhe te filloje ndertimi i shtetit lidhor dhe zbatimi i til që në të ardhme asnjëri të ketë mundësinë që të veprojë ashtu siç veproi PD-ja.
    Pikat duhen vënë mbi “i” pa humbur kohë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje