Vetëm 5 minuta larg… Vladimir Putin paralajmëron Trump

22 Shkurt 2019, 19:29Politika TEMA

Vladimir Putin ka paralajmëruar Donald Trump se raketat ruse mund ta godasin Amerikën në vetëm 5 minuta, nëse tensionet përshkallëzohen.

Në një mesazh të ‘frikshëm’, presidenti rus tha se nuk ka frikë që të përsërisë krizën kubaneze të raketave.

Dhe Putin deklaroi se vendi i tij ka përparësi nëse e nis sulmin i pari.

Në vitin 1962, kriza kubaneze e raketave e çoi botën në buzë të luftës bërthamore dhe më shumë se 50 vjet më vonë, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbeten të tendosura, teksa Amerika mund të vendosë raketa bërthamore me rreze të mesme në Europë.

Edhe më herët, Putin ka paralajmëruar se Moska do të shohë çdo lëvizje të SHBA, duke stacionuar raketat e saj pranë atyre amerikane, apo duke vendosur raketa më të shpejta… ose edhe të dyja.

Duke folur për gazetarët rusë, ai tha se vendi i tij mund të vendosë raketa hipersonike në anije dhe nëpër nëndetëse, të cilat mund të qëndrojnë jashtë ujërave territoriale amerikane.

“Po flasim për automjete të transportit detarë: Nëndetëse apo anije në sipërfaqe. Dhe ne mund t’i vendosim, në bazë të shpejtësisë dhe rrezes të raketave tona, në ujërat territoriale. 

Plus që ato nuk janë të palëvizshme, ato lëvizin dhe atyre do t’u duhet t’i gjejnë”, tha Putin, ndërsa shtoi: 

“Mund t’i bëni vetë llogaritë. 9 është shpejtësia e raketave dhe mbi 1 mijë kilometra rrezja e tyre…”

Putin është shprehur se nuk dëshiron një garë armatimesh me SHBA-të, por nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveçse të veprojë, nëse Washingtoni vendos raketa të reja në Europë.

Disa prej këtyre raketave janë në gjendje që të godasin Moskën brenda 10-12 minutave.

Putin tha se përgjigja e tij detare ndaj një lëvizjeje të tillë do të nënkuptonte se Rusia mund ta godasë Amerikën më shpejt sesa raketat e vendosura në Europë do të mund të godisnin Moskën, sepse koha e fluturimit do të ishte më e shkurtër.

Përllogaritjet nuk do të ishin në favorin e tyre, të paktën si janë gjërat sot për sot. Kjo është e sigurtë”, tha Putin.

Marrëdhëniet mes Moskës dhe Washingtonit janë të tensionuara, shtoi ai, por ato nuk mund të krahasohen me tensionet në kohën e krizës kubaneze raketore.

“Në çdo rast, nuk është ajo që ne duam. Megjithatë nëse dikush e do këtë, janë të mirëpritur. E sqarova sot se çfarë do të thotë, le t’i bëjnë vetë përllogaritjet (kohën e fluturimit të raketave)”, tha Putin më tej.

Nga ana e tij Departamenti Amerikan i Shtetit i ka konsideruar paralajmërimet e Putin si propagandë.

22 komente në “Vetëm 5 minuta larg… Vladimir Putin paralajmëron Trump”

  1. american16al says:

    Putin tregon perralla me mbret.
    E marrim se Ai e goditi USA i pari, ku do te shkoje pastaj!!???? Tek pi..semes.. Idiotizma si ne kohen e komunizmit, trima me stomak bosh????.
    Bisedoji me Merkel me siguri pas konferences se sogurise!!!! Ti beje asaj qenfin.????
    Me kete gjuhe ai flet per europinet qe vdesin sa here Putin kollitet.

  2. Po bjeri o trimi tatar njeher qenve amerikane se nuk po ndalen me krimet e tyre e kane mbytur boten ne gjak.

    1. Operacioni Zjarri says:

      Trimi tartar me zorre te thare. Luften e ben paraja o koqe dhe parate i ka Amerika, Rusia ka propaganden por edhe ate nuk e ha njeri sot. Perjashto ty qe eksitohesh kur degjon Putinin

    2. * Celo Mezani * says:

      O Epiriot me shpirt e me zemer, mos na e felliq racen epiriote qe pervec shpirtit dhe zemres ka patur dhe tru.
      Amerika nuk ka mbytur ndonjehere boten me gjak. Se ti nuk lexon e nuk kupton nga historia ky eshte problemi i yti dhe jo i Amerikes.
      Nuk e di kush ta ka bere ty lavazhin e trurit, por shkenca e historise thote qe bota ka qene dhe eshte ende sot ne vetvete shume gjakesore. Amerika ka qene faktori kryesor ne zhvillimin e botes ne 100 vitet e fundit, qe semundjet te pakesohen, lufterat te pakesohen, gjakesoret te pakesohen, komunizmi te vdes (sistemi me gjakesor i koheve moderne), fashizmi te mundet (sistemi me cnjerezor i koheve moderne) dhe fondamendalizmi islam te mbahet i limituar.

      Nuk arrij ta kuptoj thirrjen tende: fillo Putin nje lufte berthamore (vetem nje super hajvan nuk e di se cfare do te thote lufte berthamore) per te shpetuar boten qe po mbytet me gjak. Aq veta sa vdesin ne 10 vjet ne te gjithe boten nga lufterat sot, nje bombe berthamore i vdes ne 10 sekonda, o hajvan.

      Po qe se ti e mban veten ose stalinist ose taliban, nje bravo per sinqeritetin ne te shprehur, por Epiriot nuk mund ta quash me veten,

  3. marjani says:

    bota po mundohet qe mos flasi kinesche mbas 50 vitesh ky eshte soli,putini ka 2 probleme ne kete moment se shume shpejt do ti zene karriken,dhedhe rivalet nga Brenda qe po e lodhin dhe poulli qe nuk do te haje bar.koha moderne e kompiuterit I ka ftohur gjakun arushes

  4. Ndeshkuesi i padrejtesise says:

    Fjala e urte: Mishi te piqet, por helli te mos digjet! Rusia moti meriton per t’ia ulur koken dhe po te ishte e mundur as qe do duhej menduar shume gjate per kete, por te mos ndodh llogartija e gabuar qe mishi te digjet pa pasur rast se çfare do te kete pastaj per te shijuar!

  5. Star says:

    Keto jane perralla. Putin keto deklarata nqf jane te verteta, jane sepse Putin po perballet me probleme te pakenaqsive te mbrenshme. Dhe per te larguar vemendjen ben kesisoj aventurash. Por dihet qe luften e fiton paraja dhe jo arma. Per cdo variant ka vec nje fitues dhe ky eshte i ditur. Burri i vertete me mustaqe pertej oqeanit.

  6. Putini me Rosinantin says:

    Propagande boshe komuniste kunder imperializmit amerikan si ajo e Hrushcovit en fillim te viteve 60 kur Kongresi Amerikan paralajmeroi Hrushcovin se do t’i shkateronte raketat ruse ne KUbe.Hrushcovi iu pergjigj se pranonte vetem ne qofte se do te hiqte dhe SHBA raketat berthamore nga Turqia. Por beri Kenedi me Hrushcovin nje takim ne Vjene dhe menjehere pas atij takimi Hrushcovi jo vetem qe i hoqi PA KUSHTE raketat berthamore nga Kuba por edhe lejoi te gjitha raketat te fotografohishin e numeroheshin nge amerikanet (ato fotografi te raketave ne anije luftarake ruse i kemi pare ne revista te gjithe ne brezi i asaj kohe). Putini eshte me i zgjuar se Hrushcovi dhe zhurma “patriotike ” qe ben ka per qellim rritjen e Approval rate qe i ka rene ne popullin rus per shkak te varferise ekstreme (shqiptaret sipas te gjitha statistikave kane nivel me te larte jetese se ruset, ku pensioni i nje intelektuali eshte ende ne 150 dollare ne muaj).
    Lufta do para dhe rezerva strategjike materiale e ushqimore (:L’argent fait la guerre — Paraja e ben luften thoshte Napoleoni), te cilat Rusia nuk i ka

  7. american16al says:

    Me siguri ti o epiriot do te jesh ndonje muslim i palare qe bie ere 1 km larg.

  8. Marku says:

    Keto perrallat e ketij terroristit fashistit rus Jane per konsumim te mbrendshem si dhe per Europen frikacake .
    Ndersa ne gazetat shqipetare paraqiten here pas here si pjese e propogandes se paguar ruse.
    Deklarata e komandantit suprem te forcave te armatosura te SHBA gjeneralit Mark Miley perpara senatit amerikane ne korrik te 2018 e sqaron me se miri se cfare do te ndodhte ne rast te nje konflikti te hapur ne mes SHBA ve ne njeren ane ,dhe Rusise e Kines ( se bashku ne te njejten kohe) ne anen tjeter . ” Ne pa asnje dyshim qe do ti mposhtnim Rusine
    dhe Kinen se bashku ne rast te nje konflikti ushtarak, SHBA te
    Vetme Jane te gatshme ne cdo kohe dhe kudo , ti mundin te gjithe ata shtete apo grup shtetesh qe kujtojne se munden te ballafaqohen me ne,”.
    Me tej AI vazhdon ” ne do ti mundim ato ne nje kohe rrekord , do ti poshterojme ato shume keq , aq keq sa historia ska pare ndonjehere nje poshterim te tille,
    ne rast lufte konvencionale do ti mundim ato ne disa dite , ndersa ne rast konflikti berthamore kjo kohe do te ishte vetem pak minuta”.
    Kjo eshte gjuha me te cilen SHBA te I flasin Putinit te Vogel

  9. jon says:

    Kur ne Shqiperi mbi 80% e popullsise eshte pro amerikane dhe ne shumicen e rrasteve fanatike , faktet kane pak rendesi. Botekuptimi eshte i vetemi faktor qe vlen. Por per fat te mire Shqiptaret asnje si degjon. C’fare tha Putin eshte fakt dhe jo bluff. Kush do ta provoje bluff e Putin? USA po humbet dita me dite jo vetem ne aspektin ekonomik por vecanerish ne aspektin ushtarak. Humbi ne Irak , Afganistan dhe vecanerisht ne Siri. Kercenoi se do bombardonte Venezuelen dhe s’ja mban. Sigurisht Trump e tha hapur se ushtria eshte ne shume , shume gjendje te keqe. Por premtimet e Trump per me shume para sdo te thote se ushtria do behet me e forte. Klinon dhe Obama e mbushen ushtrine me homoseksuale ose me sakte si themi ne shqiptarete “by….re”. S’behet ushtri me njerez te tille. Por pavaresisht nga te gjitha keto USA eshte sigurisht superfuqi ushtarake vecanerish ne aspektin logjistik.

  10. Bekim Peja says:

    Epirit me shpirt e zemër m… ti ?, unë do i bije atyre që i ke te shpija juaj ??️‍♀️. God bless America.

  11. IVONI says:

    .. Amerika nuk duhet te nderhyje kudo , nuk ka pune me Europen , eshte kontinent tjeter ..!..Punet e ballkanit ti shohe vete ballkani , ku sllave , turq , shqiptare , greke ka kudo , qe po te bashkepunojne do te bejne cudira , si dhe Europa , pjese e se ciles eshte dhe Rusia …! Na intereson ballkan “model”, pa “koka te nxehta ..!

  12. O te qift amerika robt says:

    Amerika te shkerdheje robt ty Putin dhe ata qe te bojme qefin ty

  13. Turi says:

    Amerika te shkerdheje robt ty Putin dhe ata qe te bojme qefin ty

  14. Cobani says:

    Po jepi per te ngren popullit o putin,se me ameriken je si nata me diten, SHBA nuk eshte te buka….

  15. ora e malit says:

    Cne ti Epirot orthodhoksi me tartaret myslimane !? Po ju jeni vemje hipokrite more malaka. Per shkak te amerikes kemi ato pak territore qe kemi dhe kosoven e lire. Per shkak te rusise 50% e territoreve tona jane ende te pushtuara dhe numri i shipfolesve ne trojet e tyre eshte pakesuar me 50% gjithashtu.

  16. Lisi says:

    Qesh me vete , kur lexoj këto komente !
    More trima shqipëtarë , jepini një çikë nga guximi juaj , nga mënçuria juaj atij frikacakut Tramp , se ai , per Rusinë , mendon ndryshe nga ju .
    Apriori e di , se komentatorët e mësipërm janë antikomuniste dhe antienveristë , por dreqi e mori flasin si shoku Enver , që i vinte vërdallë globit me megallominë e tij të njohur që buronte nga padituria – hunda më lis e morri në kurriz !
    Si të majtët dhe të djathtët tanë kanë të perbashkët – që janë shqipetarë dhe prandajë janë njëllojë kapadainj , mëndjemëdhenj e injorantë .
    Prandajë kemi këtë Shqiperi !

  17. Labi says:

    Ky koqe flet si Luli artisti, kur te gjithe thone 2+2=4 ky i thote botes se dalin 5, Amerika ka kohe qe ja ka fut manivelin e po ja rrotullon mire, po ketij ju ka bere sholle e nuk e ndjen.Kjo pune dhe te ne, pse Sali zuzari kot eshte bere trim, edhe ky e ka besuar Putinin dhe i tregon celos me bicak arat.nuk e di ky se shpejt ne Shqiperi do vine 200 marinsa,ne mos kan ardh e te dalin trimat e kamzes, lacit e burrelit te merren me ta, Sali trimi e ka provuar nje here ne 1997, nese doni me shume ju tregon Izet Haxhia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje