Akuzat e opozitës, Berlini zyrtar kundër Bashës dhe Kryemadhit: Të gjykohen nga drejtësia dhe Parlamenti, protestat e dhunshme të papranueshme

22 Shkurt 2019, 14:29Politika TEMA

Ministria e Jashtme gjermane thekson në një deklaratë tjetër të premten për Deutsche Welle, se akuzat për zgjedhjet duhet të trajtohen nga drejtësia dhe parlamenti.

Pas deklaratës së djeshme të Berlinit zyrtar për “djegien e mandateve” nga deputetët e opozitës shqiptare, Deutsche Welle e pyeti Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme edhe për protestat e opozitës.

Përgjigja e Ministrisë së Punëve të Jashtme është si më poshtë:

“Akuzat që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të mëparshme duhet të trajtohen dhe të gjykohen nga organet e drejtësisë dhe parlamenti. E drejta për të demonstruar është një element i rëndësishëm i kushtetutës demokratike. Megjithatë, dhuna, siç e pamë të shtunën e kaluar, është e papranueshme. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira që të ndihmojnë që protestat e mëtejshme të jenë paqësore.”

1 komente në “Akuzat e opozitës, Berlini zyrtar kundër Bashës dhe Kryemadhit: Të gjykohen nga drejtësia dhe Parlamenti, protestat e dhunshme të papranueshme”

  1. asd says:

    Ja sa te zgjohet Arta nga gjumi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje