Çfarë mesazhi mori?! Basha kthehet me urgjencë nga Vjena, thërret Kryesinë e PD

22 Shkurt 2019, 12:52Politika TEMA

Një ditë pas protestës së opozitës para Parlamentit dhe dorëzimit të mandateve zyrtarisht, kreu i PD Lulzim Basha ka vizituar Vjenën, ku ka zhvilluar takime me disa zyrtarët.

Por duket se qëndrimi në Vjenë ka zgjatur vetëm disa orë, pasi mësohet se kryedemokrati do kthehet sot në Tiranë dhe do mbledhë Kryesinë e PD.

Pas takimeve me drejtuesit e disa institucioneve ndërkombëtare në Asamblenë Parlamentare të OSBE, Lulzim Basha ka marrë rrugën e kthimit për në Tiranë.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në orën 18.00 Kreu i opozitës ka thirrur mbledhjen e kryesisë së PD me një pikë në rendin e ditës: hapat që do të ndërmarrë forca më e madhe e opozitës për vazhdimin e protestës.

Mister mbetet se cili ka qene mesazhi qe ka marre gjate takimeve me OSBE ne Vjene.

Dje, pas protestës para parlamentit, deputetët e opozitës dorëzuan zyrtarisht dorëheqjen nga mandati, me qëllim krijimin e një krize institucionale që do të detyrojë kryeministrin Rama të japë dorëheqjen dhe pranimin e krijimit të një qeverie tranzitore.

3 komente në “Çfarë mesazhi mori?! Basha kthehet me urgjencë nga Vjena, thërret Kryesinë e PD”

  1. Muco says:

    Haahaa i kane thene do hash te gjatin ne bythe tani

  2. florence says:

    dihet ca pergjigje ka marre, ik se na cave k…, ja kjo eshte pergjigja qe ka marre.

  3. Zigur Qarri says:

    Vetem Lul Basha mund te bashkoje shqipetaret drejt fitores. Shqipetare deklarohuni turq dhe votoni Lul Bashen dhe allahu do ju ndihmoje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje