Nuk ka pamje më domethënëse për atë që po ndodh në vend, se sa pamjet e Lulzim Bashës krah Shkëlzen Berishës në aeroport.
Basha, si kryetar i PD-së, u nis drejt Vjenës për të marrë pjesë në një takim të OSBE-së.
Por, në mënyrë të habitshme, ai nuk shoqërohej nga asnjë deputet i PD-së, por nga djali i Sali Berishës, Shkëlzeni.
Në një vend normal, të gjithë do të pyesnin me habi, se çfarë do djali i Berishës që shoqëron kreun e PD-së në një takim zyrtar, kur ai nuk ka asnjë lidhje, të paktën zyrtare, me politikën dhe PD-në.
Është njësoj sikur kryetari i opozitës italiane të shkonte në një takim zyrtare, dhe me vete të merrte djalin e Berlusconit.
Do të ishte skandal.
Por në realitetin shqiptar, këto pamje nuk shkaktojnë skandal.
Dihet tashmë, që Partia Demokratike është kthyer në një parti familjare për hallet e Sali Berishës.
Dhe është në një hall aq të madh, sa tani Lulzim Bashës i jep me vete në udhëtimet e tij zyrtare, edhe të birin, nga frika se mos e tradhton.
Kusuri i demokratëve dhe Partisë Demokratike, që për hallet personale të Berishës dhe familjes së tij, po shkon drejt shkrirjes.
Rëndësi ka fati i Berishës dhe fëmijëve të tij, pa PD në djall të shkojë!
(TemA)
Liria fitoj ,dhe ca vite do zvarritet denimi i Zenit dhe Argites fale fyellit Basha! Cadra e Lirise, Sheshi i Lirise ,Politika e Serbis!
@black eagle.
Je gabim nuk e bllokojne dot reformen.
Shume shpejt do japin llogari,brenda ketij viti.
Ja kalofsh mire Shqiponje e zeze.
Po shkojne te sistemojne thaset me euro qe dergoi Zeni para ca vitesh ne Austri nepermjet Rinasit.
ky eshte turp. por mero ti e di qe ka dhe foto te Gregorit te rames me ad celen e oshee, me ben Ahmetin etcc
prandaj behu gazetar tamam nxiri fakte dhe per anen tjeter se muter jane te dyja palet
Dy grashkerdhyerit bashke .po shkon te rehatohesh se u lodhe nga protesta o Lul bythqiri
Sapo reforma ne drejtesi te mbaroje Lulzim Basha duhet te futet ne burg.
Eshte e pa pranueshme qe kryetari i opozites te shqerohet nga nje qytetar i thjeshtë si Shkelzen Berisha.
Ai duhet te shoqerohet nga kriminelë , trafikantë e perdhunues
O Meri Baze! Nuk kane te drejte te rrine bashke keta dy njerez?!
Te dy mbaruarvne Belgjike udhetojne ne Belgjike ,e cfare?!
E dashur Meri, me duket se gaboheni, pimpi jot Rama do te thoshte te njejten gje.
O zoti Zeni sa leke shperblime3 ke marre nga Institucioni i pavarur i Kontrollit te Lartre i Shtetit. A i ke deklaruar keto te ardhura o zeno.