Në konferencën e tij për shtyp një ditë më parë, kryeministri Edi Rama u shpreh i habitur se opozita u kujtua të nxjerrë si kauzë në skenë vjedhjen e votave, ndërkohë që ajo kishte gjysmën e qeverisë, duke nisur nga Ministria e Brendshme dhe KQZ.
Për më tepër, fillimisht PD e pranoi humbjen dhe u kujtua të ankohet, vetëm disa muaj pas përfundimit të zgjedhjeve.
Sot Ramës i është përgjigjur ish-ministri i Brendshëm në qeverinë teknike, Dritan Demiraj, i cili thotë se nuk e lanë të bënte detyrën.
Reagimi i Demirajt
Diktatura shpesh është e papritur. Politikat e këqija ekonomike dhe politike mund të shkaktojnë kriza që kanë pasoja të rrezikshme politike. Politikanët zakonisht kërkojnë fuqi arbitrare për t’u marrë me një emergjencë kombëtare dhe rivendosjen e rendit, edhe pse problemet themelore zakonisht shkaktohen nga politikat e këqija të qeverisë. Diktatorët aspirant ndonjëherë, i nxjerrin qëllimet e tyre me dëshirën e dukshme për të shkatërruar kundërshtarët. Nuk ka mënyrë të besueshme për të parandaluar njerëzit e këqinj ose të paaftë që të fitojnë pushtet.
Kryeministri i Republikës “Mariuana” Edi Rama, në konferencën për shtyp mbrëmë, la të kuptohet se e vetmja rrugë bashkëpunimi me opozitën ishte ulja në një tryezë dialogu dhe jo zgjedhjet e parakohshme e një qeveri tranzitore e kërkuar nga opozita.
“Jam zgjedhur kryeministër i Shqipërisë 2 herë pas zgjedhjeve nën një qeveri të përbashkët me opozitën ….. ju dhamë të gjitha portofolat që kërkuat…. ” theksoi “EDrama”. Ai tha se qeveria tashmë do shërbejë me më shumë përulësi, ndërsa ka moto bashkëpunimin.
Po i kujtojë këtij sharlatani politik, megalomania, nihilisti, demagogu dhe aspirantit për diktator, unë si ish-Ministër i Brendshëm teknik, gjatë asaj periudhe kohore kam vënë të gjithë potencialin tim profesional, moral dhe etik në interes të zbatimit të misionit të funksionit shtetëror dhe të demokracisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo detyrë njëkohësisht më dha mundësinë të njoh vulgaritetin, arrogancën, kriminalitetin, hajdutërinë, moralin, perversitetin dhe paaftësinë qeverisëse të “sektit politik pink”.
Ju dhe strukturat (vartësit tuaj) nuk bashkëpunuat qoftë dhe një sekondë për të dëgjuar mendimet dhe propozimet për heqjen, shkarkimin dhe dënimin e të gjithë baronëve të drogës dhe krimit që ishin te veshur me uniformën e policit dhe punonin në strukturat e Policisë së shtetit. Kam ndjekur dhe zbatuar praktikat ligjore dhe më pas kam kërkuar shkarkimin e disa Shefave të Komisariateve si të Pukës, Dibrës, Malsisë së Madhe dhe Gramshit të cilët ishin militant të mirëfilltë të PS si dhe mbështesnin dhe bashkëpunonin me elementë kriminal duke shpërndarë lekë dhe duke bërë presion mbi popullin etj. Ka patur raste që kam marrë pjesë edhe vetë për arrestimin e elementëve kriminalë, prishjen e fushave me kanabis, pasi strukturat policore fatkeqësisht nuk arrinin të bënin arrestimin për arsye të lidhjes dhe suportit politik që u jepej nga nivelet e larta drejtuese policore apo politike (tashme të vërtetuara me zë dhe figurë).
Këto shkelje flagrante nuk u ndëshkuan kurrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pasi ai ishte garanti kryesor ku e kishe besuar fitoren e “tepsisë” dhe hashashizimit të vendit!
Këto denoncime i kam bërë dhe në mediat vendase dhe të huaja si “Zëri i Amerikës”, Deutsche Ëelle, etj por ju nuk patët interesimin më të vogël dhe jo më të merrje masa per ti luftiar!
Sot fatkeqësisht nuk dëshiroja të të shikojë si “qeraman”, pasi rolin e “viktimizimit” mund ta keni përvetësuar që në rininë tuaj, falë studimeve në Akademinë e Arteve, ku na paraqitesh si “djali i mirë” dhe modest! Por në fakt duhet të jepni përgjigje për rritjen e numrit të shqiptarëve që duan të lënë vendin dhe zëvendësimin e tyre me “viktima” humane, duke “pasuruar kolorin e racave njerëzore” në Shqipëri, pasi i ke më të lehtë për t’i bindur dhe nënshtruar dhe për të arritur ambicjet tuaja si “diktatoruc ëndërrimtar” lindor!
Ju u thoni njerëzve se duhet të duroni të këqijat e qeverisjes së rilindjes, pasi janë të durueshme, se ne po vjedhim më pak si thoshte i “famozi” Shalësi dhe se e keqja është opozita, kjo është trishtuese! Por kur një tren i gjatë abuzimi dhe uzurpimi, despotizmi absolut qeverisës është e drejta e opozitës dhe e popullit opozitar, të hedhin një qeveri në “kazanin rilindas” të gjithë këto sharlatanë.
Ju keni penguar administrimin e drejtësisë, duke manipuluar një reformë që e keni kthyer në gjueti shtrigash për kundërshtarët tuaj duke u bërë mbrojtës i vjedhjeve dhe gjynaheve të bashkëpuntorëve tuaj.
Ju erdhët në pushtet me propagandën e të parëve tuaj se do të kishte drejtësi shoqërore, barazi për të gjithë qytetarët, rritje të vendeve të punës dhe pune të ndershme, investime të huaja, etj ( jo skllevër në plantacionet e drogës), ku padrejtësia dhe shfrytëzimi do të dënoheshin, etj…., por çfarë keni bërë? vetëm kaos, korrupsion, drejtësi për të nxjerrë nga burgu kriminelët!!!
Ju erdhët si ëndërrimtar i çuditshëm i ëndrrave të pamundura! Ëndrrat e bukura të Ramës, njeriut “demokratik”, u kthyen në ankthe të imponuara nga Rama, njeriu diktatorial. Zotërimi i fuqisë absolute, orekset e njeriut diktatorial rriten në mënyrë eksponenciale dhe ai vendos të shuaj ato që shfaqin moderim më të madh.
Shqipëria po shkon drejt një sistemi kontrolli të plotë shtetëror, drejt një sistemi diktatorial, i orientur krejtësisht nga lindja ku çdo familje po bëhet e varur nga shteti në pothuajse çdo aspekt të jetës. Shqipëria po bëhet subjekt i një eksperimenti politik të udhëhequr nga politikanë “Sorosian”, e cila do të sjellë rrezultate trishtuese.
Një kryeministër, karakteri i të cilit është i dyzuar dhe me nuanca tirani, nuk mund të jetë më Kryeministri i një populli tashmë të lirë që nga viti 1991.
Çohu shqiptarë prej gjumit çohu….(TemA)
Mire mo Rambo, Rama na qenka diktator, por per Saliun cfare mund te thuash? Ik mor prere.
Fuck you Rambo. As Mulit nuk ja kalon.
Pse nuk dhe doreheqjen ne cast o “trimi xha Brahos”, kur e pe qe nuk ke hapesire te lire te punosh???? Ta ka marre mendja se i ke ne dore zgjedhjet dhe shperblimin e premtuar nga Lulushja e Monushja do e kusha te majme. “Fjalet e shumta jane fukarallet”- thote populli o trim, ndaj mos na hap barkun me hartime. Te jesh minister per Sali kriminelin qe ketu mban ere m… kjo pune. Boll.
kujt ja thot keto pallavra ky zbythi i jozefines dhe saliut aman…po pse mor shoku ben imamit ca te duash ti do behet ne kete bote??? harrove ca beje me forcat speciale qe sillje politikane edhe i lepiheshe lart e posht. u bere min i brendshem edhe kishe te gjitha te drejtat per te bere por ti degjoje lulushin dhe gay bardhin ske faj…dritan ik me mire ne usa bej security andej se ate pune e qan ti
Kush flet per demokraci!
O zot sa shume paskam jetuar te degjoj keta horra se si jan bere bashke per te shkaterruar njeriun, qe me ne fund doli ne krye te ketij vendi dhe qe njerezit me te vertete atdhetar dhe pa asnje interes personal e kishin uruar te ndodhte.
Keta fashiste, kriminele, trafikante, tradhtare te ketij vendi, te 1100 hileve, na mbajne fjalime si te Mark Antonit.
Po kush i ha keto, pas 28 vjetesh, qe ju pa duke
vjedhur, duke pushuar nga puna njerez qe nuk votojne per ju, duke djegur gazeta e duke perndjekur cdo njeri qe shprehej kundra, madje i kini detyruar te arratisen, duke vrare protestues paqesore, duke shkaterruar arsimin, duke mbjelle korupsion galopant, duke detyruar administraten te mare teseren tuaj(PD e LSI), duke bere terror ne kohe fushate etj etj nuk kane fund.
Te gjitha ato qe kini bere vet, ja vishni Edi Ranes, te cilit i jini friksuar qe diten e pare qe eshte shfaqur i interesuar per jeten politike dhe publike te ketij vendi si nje ANTIKOMUNIST me bindje dhe jo per karriere. Edi Rama eshte i vetmi politikan qe ka ushtruar pushtetin qe ja ka dhene populli, sepse u tregoji shqiptareve me ne fund se si punohej dhe ndertohej vendi. I vetmi politikan qe nuk eshte emeruar nga Partia, por ka dale ne evidence me ideale dhe jo slogane. Eshte ai qe ka bere reforma te guximshme dhe ju ka tronditur token nen kembe. Dhe tani dilni nga kazani juaj politik bashke me ate mediatik dhe recitoni te njejten vjershe.
Kot e kini!
Koha juaj ka perenduar, qe diten kur Edi Rama u shfaq Kryeminister i ketij vendi pa fat. Sido qe te beni vallen e ujqerve, ju do hani vetveten.
Fati juaj do vendoset tek kutite e votimit. Dhe atje prap do fitoje Edi Rama.
Epur si muove…?
? ???? me budalla se ky nuk me eshte dukur as Mu(t)li.
O Zot! Shpetona nga tipa sy ky mediokri. Per momentin po te them. Qendrojne te gjitha keto qe shan Edi Ramen. Po kam nje pyetje keto dhe mjaft gjema dhe bema te perbindshme si ishin ne kohen e Salihut. Si nuk i ngjave nje cike atij babe te nderuar, komunist i ndershem dhe jo sharlatan.
Sharlatan!
I vetmi rast kur veprove ishte nderhyrja per bllokimin e sekuestrimit te projektoreve qe “helmuan” pd-istet ne miting.
Rri ne Amerike o Dritan. Dhe mos harro t’i qendrosh te pakten 500m larg shtepise se ish gruas.
mire i ke than po kuj ja thue? klloun pervers dylber hesap8 prapanic *ire
Nga njerez qe kane profesjon mercenare lufte mos i degjoni se trute i kane te muskujt e jo ne koke , ky peder berishist qenka dhe rracist qe nuk do te huaj ne vend te tij kur ne bashkeatdhetaret e tij jemi nje milion e gjysme neper bote qe nga 90-ta , kujdes njerez se soi i ketij nazisti ka merre zemer sot ne europe e usa duke perfituar nga liria e fituar me gjak nga popujt ndaj tyre .
Dritan Demiraj, per SV qe ke, eshte turp per ty te flasesh ne kete menyre. I hedh vetes nje kuntal me mut si nje njeri pa identitet. Roli yt si minister ishte i pa kufizuar.Rama nuk u fut ne zyre qe kur iu’a dha qeverine juve. Je nje sharlatan si ati yt politik e shpirteror.Tani po e kuptoj qe Mimi Kodheli paska pasur te drejte per personin tuaj.Je nje vemje politike e rruges se Pd-isteve qe nuk kane busull. Fatkeqesisht edhe ti si shume partiak ekstremist meriton ate qe je.Njerzit pa identitet perfundojne gjithmone ne koshin e plerave.Aq me pak per nje ushtarak karriere.Turp per tu.
Oooooo
O spiun e majmun qe ne vogëli, duke filluar qe nga koha e Shkollës se Bashkuar qe ju lëpiheshe Arseni Strokës, Aleks Andonit, Ksenofon Çonit etj njerëzve te nderuar te atyre kohëve qe jo pak te përkrahen ……!!!???
Fatkeqësia është se geni dhe karakteri jot gjeti dhe mbizotëroi mbi aftësitë e tua fizike dhe mendore qe pak i ke vene ne pune deri tani, jo se nuk te janë dashur por se te ka hyre dhe ke mbaruar pune shpejt me spiunllëkun dhe servilizmin qe si ti nuk di ta beje tjetër njeri, gjate te gjithë jetës tende..
Ndjese se u mora shume me ty o plehra i plehrave, I degjeneruari I te degjeneruarve, dhe vete paaftësia D.D. !
Eh o zot ç ‘fare plehrash dhe ndyrësirash mban mbi toke…! Por mire qe I mban, pop se i lejon që të na drejtojnë jetën ….
Dritan Baki Demiraj, shume bashkëmoshataret dhe bashkudhëtarë te njohin fare mire dhe ti dine bëmat ty qe te çahet shume menderja për liri e demokraci apo me pak shtet…
Rambo i leshit ,e futen prape ne ushtri parazitin e pd-se ,te bene dhe minister dhe tani na shet mendte