Djegia e mandateve, reagon Ministria e Jashtme e Gjermanisë: Opozita ka gabuar, Shqipëria në prag të negociatave

21 Shkurt 2019, 21:40Politika TEMA

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë e ka quajtur të gabuar djegien e mandateve të deputetëve të opozitës.

Në një prononcim për DW, Ministria e Punëve të Jashtme shprehet se vendi për zgjidhjen e konflikteve politike është Kuvendi.

‘Po i ndjekim me shumë vëmendje zhvillimet aktuale politike në Tiranë.

Bojkotimin e Parlamentit dhe në veçanti dorëheqjen e deputetëve e konsiderojmë të gabuar. 

Platforma e duhur për të zgjidhur konfliktet politike është Kuvendi.

Ngecja në vend nuk është opsion për Shqipërinë e sidomos kur Shqipëria është në pritje të vendimit të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit’, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje