Kryemadhi, sherr me Ngjelën: Gënjeni, opozita s'të pyet ty për vendimet e saj

21 Shkurt 2019, 21:30Politika TEMA

Mbrëmjen e sotme kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është e ftuar në emisionin ‘Open’, ku që në nisje është përplasur me avokat Spartak Ngjelën, por nuk ka kursyer as drejtuesen e emisionit.

Sapo Kryemadhi u fut në lidhje live me studion, avokat Ngjela ka ndërhyrë duke thënë se nga opozita nuk është dorëzuar asnjë deklaratë personale për lënien e mandateve.

Por menjëherë avokatit i është kthyer Monika Kryeamdhi, e cila ka thënë se në Kuvend janë dërguar 17 deklaratë për lënien e mandateve, ndërkohë që më pas i është kthyer dhe drejtueses Eni Vasili, duke i thënë se është e disata herë që nuk tregohet korrekte me LSI.

DEBATI:

Ngjela: Nuk është dorëzuar asnjë deklaratë personale në Kuvend

Kryemadhi: Janë 17 deklarata të firmosura me datë, emër dhe mbiemër

Opozita s’ ka për detyrë të shpjegojë asnjë vendim të sajin për ty dhe ndonjën tjetër që i shërben Ramës

Zonja Vasili është e disata herë që ju nuk tregoheni korrekte me LSI

Zoti Ngjela gënjen, dhe nëse Ngjelën e gënjen Kuvendin ne jemi të bindur dhe më shumë për vendimin tonë

Vazhdojmë të hyjmë në temë nëse doni të flasim

Eni Vasili: Do flasim por nuk mund të më censuroni në emisionin tim

Keni qenë e ftuar këtu, keni thënë cfarë keni dashur e si keni dashur

1 komente në “Kryemadhi, sherr me Ngjelën: Gënjeni, opozita s’të pyet ty për vendimet e saj”

  1. Dorina says:

    Pse me kete baxhelle do ta besh emisionin ti???! Lere mona cizmen ….te kullose ne mal. Si ka surrat baxhella dhe flet kur e di mure ae cfare i kane punuar ketij vendi badhke me hajdut kokelopen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje