Deputeti demokrat Myslim Murrizi: Pse nuk e dorëzoj mandatin e deputetit

21 Shkurt 2019, 18:33Politika TEMA

Deputeti demokrat, Myslim Murrizi, është një nga pesë opozitarët që nuk e ka djegur ende mandatin e deputetit

I kontaktuar nga CNA.al Murrizi ka sqaruar se është kundër djegies së mandatit

“Kam qenë konstant kundër djegies së mandateve, sepse ne ato i kishim të djegura, pse na futen ne dhjetor.

Kam qenë konstant në grup parlamentar, edhe në mbledhje të tjera.

Kam pyetur nëse janë konsultuar për një vendim të tillë me ndërkombëtarët dhe partitë motra europiane.

Kam që nga viti 2009 që bërtas për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, për sistemin mazhoritar dhe zgjedhje të drejta, dhe jam i bindur se me sistemin mazhoritar askush prej butakëve në Parlament nuk do të fitojë”,-u shpreh Murrizi, i kontaktuar nga CNA.al

Me tej ai theksoi:

Unë gjatë këtyre 48 orëve kam pasur vetëm një angazhim të organizojë  mbi 400 qytetarë të Lushnjes të ishin pjesë e protestës së opozitës.

Nuk i jam shmangur asnjë detyrimi që kam pasur dhe kam ndaj qytetarëve të mi. Sa i takon ccështjes së mandatit unë e kam shprehur që në mbledhjen e grupit parlamentar se jam kundër atij vendimi.

Unë jam student i dhjetorit, kam qenë proamerikan që në dhjetor të 1991. Mandatin e kam marrë nga demokratët e Lushnjes dhe kam të gjithë mirëkuptimin e tyre për të qëndruar në detyrë deri ditën e fundit. A duhet larguar kjo qeveri?

Një moment e më parë. Por sistemi luftohet nga brenda. Ne nuk lam mandatet në vitin 1998 kur na vranë Azem Hajdarin dhe marrim sot këtë vendim?

Në gjykimin tim 80% e grupit parlamentar të PD është kundër atij vendimi pavarësisht se e kanë mbështur. Është një vendim i pakonsultuar me aleatët tanë ndërkombëtarë.

Nuk mund të dalim ne kundër Departamentit Amerikan të Shtetit. Është absurde që për një vendim të tillë që është ekstrem dhe i pa ndodhur më parë, nuk jemi konsultuar as me Partitë Popullore Europiane, familjen politike të cilës i përkasim”

14 komente në “Deputeti demokrat Myslim Murrizi: Pse nuk e dorëzoj mandatin e deputetit”

  1. arber says:

    Nuk e dorezon sepse per Myslimin votojne njerezit dhe nuk eshte numer I Lul bashes. Ai eshte ish drejtues I Dhjetorit 90-te, I vetmi qe ka mbetur dhe qe ishte nga PD-ja ne parlament.

    1. Xha Braho says:

      Ke te drejte arber. Lymi eshte i vetmi kric bio brenda familjes se gomereve te modifikuar gjenetikisht te talebaneve PeDeiste. Gjithsesi, ndonese kric preka me holle se Lulash Sumcja.

  2. Sara says:

    Nje hajcvan m brire eshte, po nuk e dorezon mandatin se i dhimbsen paret qe ka paguar per te, se per te tjerat….

  3. Viola says:

    Z.Murrizi per vrasjen e Azemit kontribuan lideret tend te partise akoma se ke mesuar?

  4. Kolona says:

    Mendim shumë demokrat i lumtë murrizit por kam frike se do të trembet dhe do e dredhi.

  5. Dardan says:

    Nuk ka drejtues tjeter me madheshtor te Demokracise dhe Shtetit Shqiptar si Sali Berisha. Edi Rames t’i rrojne batutat, sic e ruajti flautin demokrati i deshtuem Fan S. Noli. Ne Tropoje kendohet kenga e adaptuar:

    Kur flet Berisha dhe vendos Partia,
    ngrihet pernjiheri o e gjith’ Shqipnia!

  6. ÇERMANAKU NGA TERBUFI says:

    O Lymi, a te ka pjell lopa? Po! Shyqyr se do hash nje luge bylmet.

  7. Artan says:

    U mbyll kapitulli I PD si partia qe permbysi sistemin . Myslymi ka bo sh mire qe ka vendos mos me ju bind Lulit te saliut . PD sot eshte prona e Berisheve . Le ta mbaj ta marri me vete rruges oer ku eshte nisur . Gjynah sepse bashke me PD ikin dhe endrrat e mijra endrrimtareve qe enderruan nje shaiperi ndryshe ??????

  8. lisi says:

    Ti Dardan /qenke hajvan/se kur Salen lavderon/me zero veten e shumezon.

  9. Komentuesi says:

    Thoni si te doni shajeni nga te doni ju kundershtaret,por Myslim Murrizi e ka bere si burrat.Ai me te drejte mbron besimin qe i ka dhene elektorati i Lushnjes.Me te drejte thot se per djegien e mandateve nuk eshte konsultuar pd-ke me partneret nderkombetar,kryesisht me ppe l pjese e se ciles jane.Me le pershtypje ky Murrizi,se te gjithe deputete,u tremben,iu nenshtruan diktatit te Berishes dhe Bashes,u servilosen dhe u gjunjezuan,kurse Murrizi jo.I qendroi besnik elektoratit.I lumt.

  10. orli says:

    Mund te kete disa arsye qe nuk e dorzon mandatin por njera mendoj une, eshte se nuk eshte i kapur dhe nuk eshte spiun sepse eshte i vetmi nga deputetet qe ka kerkuar ti hapet dosja, prandaj nuk i rruhet per asnje nga ato putanat e pd-es!

  11. Kuq e zi says:

    Nje gje eshte e sigurt
    Me kete vendim ndaj zgjedhesve te tij ai ne zgjedhjet qe vijne fiton edhe si i pavarur
    Pas kerkimit te hapjeve te dosjeve nga ana e murrizit ku pd ishte kunder dhe mbrojtja e mandatit se fundi bejne murrizin nje ze te pamvarur mbrenda pd-s te vetmin midis te gjithe atyre deputeteve pa ze
    Cilado parti qe ska demokraci mbrenda saj ska cfare i jep popullit
    Prandaj jemi ketu ku jemi
    Bravo murrizi

  12. Agimi Diber says:

    Bravo Murriz. Je me te vertet njeri shune i mire dhe oetkrahse i popullit e sidomos ne qe te kemi zgjedhur.Njwri shembull ke qene kudo duke filluar edhe kur ke punusr si punonjes i kontrollit te larte te shtetit. Madje ty te takon te jeshe edhe kryetar i klsh. Boll na lodhen gjithe keto bite. Duhet punuar per kete shqipeti se 3 milin veta kemi mbetur. Te na marre jen sqetull gjermania ose smerika dhe kurte rusia sic po duan te na cojne lili dhe betisha e monika per ti shpetuar reformes ne drejtesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje