Ashtu sikurse kishte paralajmëruar, opozita zhvilloi sot protestën e radhës, në epiqendër të së cilës ishte dorëheqja nga mandatet e deputetëve, të përfaqësuesve të saj në Kuvendin e Shqipërisë. Ndryshe nga ajo e së shtunës, gjatë protestës së sotme nuk pati akte dhune. Por tani, ajo që është më e rëndësishme është sjellja e mazhorancës përballë kërkesave të opozitës. Blendi Klosi, përfaqësues i PS-së ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Top Talk”, pikërisht për këtë çështje.
“Një falenderim i takon medias për interesin që ka, si gjithmonë, në një moment të tillë të rëndësishëm të politikës shqiptare, që vjen pas disa ndodhive të përsëritura. E reja është djegia e mandateve, një veprim ekstrem ndoshta edhe i paparashikuar edhe në ligj, sepse nuk mendohej se do të ndodhte ndonjëherë. Ndodhi e për këtë duhet të flasim sot”, nisi bisedën në studio Klosi.
Përballë faktit që deputetët opozitarë kanë dorëzuar mandatet, Klosi shpreson që demokratët të deklarojnë se përse zgjodhën ta bëjnë këtë, pasi kjo duket realisht e palogjikshme.
Për ata që pretendojnë se është thjesht vendim politik, pasi opozita nga dita e parë kërkon rrëzimin e qeverisë, Klosi deklaroi se edhe gjatë 8 viteve që ai, si funksionar i PS-së, ka qenë në opozitë është tentuar me të gjitha mënyrat ky qëllim; nga bojkoti i Kuvendit, demonstratat, protesta e bllokime rrugësh, grevë urie; por asnjëherë nuk kanë djegur atë që u kanë dhënë njerëzit.
Sa u përket akuzave që rrjedhin nga “dosja 339”, sipas së cilës ka përgjime që tregojnë se zgjedhjet e vitit 2017 janë manipuluar, Klosi tha se zgjedhjet e 2017-s janë firmosur si asnjëherë tjetër nga të gjithë komisionerët, përfshi këtu edhe një grup të madh ministrash të Partisë Demokratike në qeveri, me në krye ministrin e Brendshëm përfaqësues të PD-së, që ishte edhe menaxhuesi i sistemit zgjedhor, duke pasur parasysh edhe një prej fushatave nga më të qetat zgjedhore në vend.
“Ligji nuk ka një qëndrim politik, por një qëndrim personal. Gjithsecili nga deputetët aktualë kanë menduar të mos jenë më deputetë në Parlamentin shqiptar dhe ua kanë lënë këtë të drejtë me vullnet të plotë disa të tjerëve që janë në radhë. Ne si shumicë qeverisëse kemi përgjegjësitë që të shërbejmë në radhë të parë për qytetarët e thjeshtë”, tha Klosi.
Duke këmbëngulur se zgjedhjet e 2017-s kanë qenë të certifikuara nga të gjithë, Klosi ftoi prokurorinë të vazhdojë të hetojë, por veçoi ato të 2017-s si të parat që prej atyre të vitit 1992 që u pranuan në rezultat nga të gjitha palët.
Duke mos pranuar të flasë për krizë politike dhe institucionale në Shqipëri, Klosi tha se ka një krizë shumë të madhe brenda opozitës, një krizë identiteti, aq sa në detyrën e tyre kryesore të të bërit opozitë vepruan në mënyrë ekstreme. “Tani mos prisni që pasi ata kanë hedhur gurin në lumë, ne të gjithë të hidhemi në lumë”, u shpreh Klosi.
Klosi kujtoi më pas periudhën kur socialistët ishin në opozitë dhe vendosën me vullnet të plotë të hynin në grevë urie, gjatë dhe pas së cilës qeveria “Berisha” e asaj kohe nuk dëgjoi asnjë fjalë, por thjesht dilte te dritarja e Kryeministrisë, bënte sikur i përshëndeste dhe ngrinte dy gishtat. Ndryshe nga ata, “këta (demokratët) vendosën të mos sakrifikojnë nga jeta e tyre, por të djegin mandatet. Është zgjedhja e tyre e lirë”, tha Klosi, i cili më tej ngriti pyetjet: Çfarë prisni ju, që shteti të ndalet, të mos funksionojë? Të mos përgatiten zgjedhjet e ardhshme lokale, pse opozita dogji mandatet?
“Padyshim që do të ketë zgjedhje lokale. Ç’është kjo s’ka opozitë? Ka opozitë sa të duash, ka njerëz të pakënaqur me punën tonë, pse duhet të luajë Pelè në fushë që të quhet lojë futbolli? Pelè ka ikur, sikurse edhe Ronaldo etj., kanë ardhur të tjerë të rinj. Edhe kjo punë kështu ka për të shkuar. Problemi më i madh nuk është kush i jep, por kush i merr, pasi do kërkojnë t’i marrin prapë ato mandate që lanë sot. Ata i kanë menduar këto, kanë logjikën e tyre, s’kam asgjë kundër. Padyshim që masa opozitare është një gjë shumë e rëndësishme e këtij vendi, por ama në sjelljen dhe këndvështrimin e Partisë Socialiste, ne kemi për detyrë të sigurojmë jetën e qetë të vendit. Ndaj bëj thirrje që nëse protestat do të vazhdojnë, është shumë e rëndësishme të jenë të ndershme”, deklaroi Klosi.
Duke mos vënë në dyshim përgjegjshmërinë e kësaj qeverie, Klosi shtoi më tej se një nga detyrat e mëdha është të miratohet Reforma Zgjedhore, të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor që kërkon përfaqësues, por mungesa në Parlament i ndërlikon të gjitha problematikat.
Por fati do që të jemi përpara një fakti të tillë: opozita nuk është në Parlament, është në rrugë dhe në protestë e ndoshta do të vazhdojë ta thellojë këtë situatë. A do të vazhdojë qeveria të po kaq kokëforte dhe kaq moskokëçarëse?
“Unë drejtoj Ministrinë e Turizmit dhe realisht ndiej shqetësim në lidhje me numrin e turistëve, apo të të huajve që hyjnë në Shqipëri, numër që ka rënë në janarin e 2019-s dhe ditët e para të shkurtit, krahasuar me vitin 2018, dhe e them që ka të bëjë shumë kjo klimë politike. Por e rëndësishme është mosshkelja e ligjit dhe moskapërcimi i së drejtës për të protestuar”, tha Klosi.
Sa i përket zgjedhjeve të 30 qershorit, Klosi ripërsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij se opozita mund të mendojë gjithëçfarë kundrejt kryeministrit apo qeverisë socialiste, madje edhe nëse hyjnë në zgjedhje, sipas tij ka të tjerë që hyjnë.
“Në historinë tonë 27-vjeçare të demokracisë në Shqipëri, kush ka bojkotuar dhe kush është tërhequr nga gara, e ka pasur jashtëzakonisht të vështirë të futet në garë. Ne jemi aty për të garuar dhe kemi detyrën kryesore të përfaqësojmë vullnetin e njerëzve që na mbështesin. Nëse ata mendojnë se vullnetin e mbështetësve të tyre e përfaqësojnë duke bojkotuar, atëherë është zgjedhja e tyre”, tha Klosi, i cili në përmbyllje të intervistës së tij tha se opozita dëgjohet vetëm në vende të caktuara dhe jo nga televizori.
Keshtu ju do populli….me zemer te forte dhe ne kemi besim tek ju …..bravo…bajgat le te plehrojne tani pemet e Erionit…mos u frkesoni nga sala ..apo mender Monika ….
ju lumte shkoni ne zgjedhje edhe pa ata sharlatane, qe per asgje populli nuk i ka patur dhe nuk i ka; po i ka patur per te vjedhur vota, tani nuk kane se ke te vjedhin, !!!! dhe per pune zero,
Me than te drejten edhe pse shu rren ne brek dhe dhjerosur , PPSH ka guxim dhe del me deklarata, ndoshta te Tualet Palles apo sekretarit Ruci….
–
Propoganda e Temes se Meros ne sherbim besnik dhe te pakursyer ndaj Edvin Rames ka mbytur internetin.
–
Nga 10 komente vetem nje me postuan policet e Temes. Ndoshta nga qe e shkruajta gabim emrin dhe nuk e kuptuan qe isha une.
Po deshe te flasesh per “sekretaret” e PPSH, fillo nga Saliu. PD-ja e Saliut eshte tamam si PPSH-ja epokes se merhumit. Ndryshon vec ngjyra e teserave.
Ti nga emri dukesh qe je rrota e carit. Me 10 komente do lodheshim kot per te gjetur epitetin e duhur per te pershkruar nje rrote cari 24 karatesh.
Ti jo gabim te shkruash emrin por te vesh edhe emrin e magjarit helmi yt duket 100 km larg. Eshte helmi SHQUP-it Kalec spiuni.
Jo jo mar Kolec a Klaec! Problemi ketu eshte se te gjithe salinjte, si puna jote, jane injorante dhe gjysem analfabete! Keni mbaruar universitet dhe nuk keni mbaruar shkollen e mesme,keni bere shkollen e larte e nuk dini te shkruani shqip! Por me e bukura eshte se merrni guximin dhe komentoni dhe jepni mend! Noka p.sh. eshte njeriu qe duhet ndjekur, i cili ben gabime ortografike kur flet! Injoranca Kolec a Kloec dhe mercanarizmi jane dy gjera qe shkojne per tipa injorante si ty! Patjeter nuk e kuptuan qe ishe ti,sepse je i famshem vetem per injorancen tende!
Ti shoku, ke harruar te komentosh per temen me siper dhe ke harxhuar energjite duke iu kundervene fjales se lire.Do ta kesh pas baben derr komunsti.
Ne nje demokraci opozite do te kete gjithmone,opozita do dali ne zgjedhjet e para qe do te zhvillohen sepse ne cdo vende moderne nje pjese shume madhe e popullit eshte e pakenaqur nga qeverisja dhe do ta shifni qe do te dale nje opozite shume me construktive e shume pergjegjshme se pd e lsi qe skane qe kurre opozite partiake por banda qe u krijuan nga partia e punes.Te kerkosh pas 30vitesh « eduam Shqiperine si gjithe Europa »ne nje kohe qe pd qendroj 15vjet ne pushtet do te thote qe ajo parti kurre se ka dashte vendin si gjithe europa por si nje vende i viteve 1997.E rendesishme eshte te kete qeveri qe te vendosin rende e regull qe vendi te mos perfundoj si ne 97 qe na beri me ike nga syte kembet.Emigracion ka passe,ka e do te kete gjithmone sa do mire te qeveriset por jo si ne ne 97ten e per kete faji kryesor eshte pd me kriminelet e saj qe ju hoqi shqiptareve edhe ate pak shprese qe paten mbas 91.prandaj njerez duhet te jeni shume te kenaqur qe pd do te shkrihet si parti bandash e shume shpejte do te keni nje opozite 1000 here ma te mire.
Ky djathtas Bashes eshte kombinuar me mire ne veshje!?
Zoti Mero mendimi im është që asnjë koment me sharje ofeza e epitete nuk duhet nxjerrë se pa qëllim por vetëm keq bëjmë cedukojme
Kur fshati digjet kuvat e Rilindjes do te krihen.
Pash Zotin o njerez. Shikojeni shikojeni Moniken qe don te qeverise. A nuk duket si pastruese bulevardi, te keqen e Lemes komshijes time qe fliste ne vehte. Aaa po ti nuk qeveris dot vehten tende o e shkrete dhe te genjen mendja se je politikane… po po politikane kurvash mundet te jesh.