Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se djegia e mandateve nga ana e opozitës ngjason gjithmonë e më shumë me një sjellje tipike të një organizate terroriste, e gatshme për të hedhur në erë të gjithë sistemin.
Në një shënim në facebook Balla thotë se politikanët e korruptuar nuk e ndalin dot më krijimin e Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion, sipas tij edhe me përpjekjen e sotme.
Më tej ai shprehet se nuk është rastësi që akti i sotëm anti-demokratik i Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit ndodhi pikërisht në ditën e përfundimit të aplikimeve për SPAK dhe në ditën që Kuvendi duhet të votonte strukturën e institucioneve kryesore të Drejtësisë së Re: Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLGJ) dhë Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP).
“Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion (SPAK) në rrugë të mbarë, me një numër të konsiderueshëm kandidatësh (27) për të marrë këtë detyrë të rëndësishme. Politikanët e korruptuar nuk e ndalin dot më, edhe me përpjekjen e sotme.
Nuk është rastësi që akti i i sotëm anti-demokratik i Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit ndodhi pikërisht në ditën e përfundimit të aplikimeve për SPAK dhe në ditën që Kuvendi duhet të votonte strukturën e institucioneve kryesore të Drejtësisë së Re: Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLGJ) dhë Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP). Megjithatë Kuvendi i shqiptarëve do ta votojë në seancën më të parë javën e ardhshme.
Mandatet që PD dhe LSI paraqitën dorëheqjet nuk janë personale, as të partive respektive, por janë shprehje e vullnetit të popullit. Dorëzimi i dorëheqjeve prej shumë prej deputetëve të këtyre dy partive përbën një tradhëti për të gjithë ata qindra mijëra qytetarë që besuan tek platforma e opozitës në qershor 2017.
Kjo sjellje e paprecedentë e PD dhe LSI sot ngjason gjithmonë e më shumë me një sjellje tipike të një organizate terroriste, e gatshme për të hedhur në erë të gjithë sistemin.
Por sistemi demokratik në Shqipëri është tashmë i konsoliduar, ndërsa institucionet shqiptare janë partnere të besueshme të SHBA?? dhe BE??.
Prej vitit 2013 Shqipëria ka përshpejtuar dhe thelluar ritmin e reformave, si dhe ka konsoliduar progresin në përmbushjen e pesë përparësive kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit, protestat e dhunshme dhe dorëzimi i mandateve nga ana e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim vetëm pak muaj larg mbledhjes së Këshillit Europian në qershor 2019, minojnë qartësisht perspektivën europiane të Shqipërisë.”– shkruan Balla në facebook. (TemA)
Po Monika pati deklaruar se ishte gati te behej kamikaze
Mlidhni menjen o kriminela te ripjelljes me kto pordhe firauni qe keni do fusni shqiptarert ne vllavrasje.
U arrit caku me paqe der ke djegja mandateve, ma anejj vetem pushka e zgjidh konfliktin.
Pranej si ilegjitim ne pushtet jepni njezve mundsine me rivotu te qete.
Jeni karte e djegme po po plasi pushka gjeni vrime e futini masnej.
Qafira te ndyre pa din e pa iman pa atdhe e pa burrni.
Per ty lagja,brrakes…
Po te bej nje kujtese:
Lexo “Epopene e Ballit Kombetar” te Shefqet Musarajt,se me duket se nuk e ke lexuar,(duhet te jesh i ri) ,apo per me keq,e ke harruar…