Bushati, në OSBE: Interesi kombëtar mbi atë partiak

21 Shkurt 2019, 16:00Politika TEMA
Bushati, në OSBE: Interesi kombëtar mbi atë partiak

Ish-Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së që po zhvillohen në Vienë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për përgatitjet e Shqipërisë për drejtimin e OSBE gjatë vitit 2020 dhe sfidat me të cilët përballet kjo organizatë.

Bushati, në cilësinë e kryetarit të delegacionit Parlamentar të Shqipërisë në OSBE, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së Tomas Greminger.

Në një postim në tëitter, Bushati shkruan mbi këtë takim dhe ka një mesazh për klasën politike shqiptare.

Ndërsa Shqipëria përgatitet për kryesimin e OSBE-së në vitin 2020, është e një rëndësie të veçantë vendosja e interesit kombëtar mbi politikat partiake për këtë përgjegjësi të rëndësishme politike dhe diplomatike që kemi përpara”, shkruan ai.

Gjatë takimit të 25-të të Këshillit Ministror të OSBE-së në Milano, në dhjetor të vitit të kaluar. Ndërkohë gjatë këtij viti, Shqipëria së bashku me Italinë dhe Sllovakinë është pjesë e Trojkës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje