FJALIMI I PLOTË/ Edi Rama nuk tërhiqet: Jeta politike vazhdon, do bëjmë më shumë tani që ata ikën!

21 Shkurt 2019, 19:24Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama është treguar i vendosur për të vazhduar rrugën e tij.

Gjatë konferencës për shtyp, Rama tha se jeta politike vazhdon, edhe pse deputetët e opozitës vendosën të dorëzojnë mandatet.

“Jeta parlamentare për ata që lanë mandatet mbaroi për këtë legjislaturë, por jo ajo politike.

Mazhoranca do të vazhdojë të punojë, duke iu shërbyer me përulësi njerëzve, cilado partie qofshin.

Dallimi është se ata që ikën do të përpiqen të përçajnë sa më shumë, kurse ne do të përpiqemi të bashkojmë sa më shumë”, tha Rama.

Rama tha se është i gatshëm për dialog, por mandati qeverisës nuk ndërpritet dhe se nuk ka zgjedhje të parakohshme paralamentare.

Fjalimi i plotë

Të nderuar bashkëqytetarë mirëmbrëma!

Ky është një nga ato momente kur përtej fjalëve që thuhen, ekraneve që zhurmojnë, portaleve që bubullojnë dhe përtej konfliktit politik që buron nga interesat partiake personale të të zgjedhurve, por synon përçarjen e zgjedhëse, duke nxitur urrejtjen, dhunën, rrëmujën duhet të përpiqemi të shohim sa më qartë dhe të reflektojmë sa më thellë, duke e nisur nga vetja, secili e secila prej nesh, pastaj duke parë rreth e rrotull e përballë nesh në mënyrë që të kuptojmë e të kuptohemi sa më mirë.

Opozita parlamentare ka konsumuar një akt të panjohur ne historinë e vendeve me zgjedhje, të të gjitha vendeve të zhvilluara, apo më pak të zhvilluara që nga demokracitë perëndimore deri te regjimet hibride, një akt i paparë dhe i padëgjuar, por jo krejt i pashpjegueshëm sidoqoftë për ne, këtu në Shqipëri, të paktën në këndvështrimin tim që po e nis nga vetja.

Jam zgjedhur kryeministër i Shqipërisë dy herë.

Herën e parë me një koalicion partish pas 8 vitesh në opozitë.

Herën e dytë me shumicën absolute të shqiptarëve për partinë që udhëheq pas një palë zgjedhjesh nën një qeveri të përbashkët me opozitën. Kujtoj se opozitës iu dhamë të gjitha portofolet që kërkoi, përfshirë dhe Ministrinë e Brendshme, si dhe disa agjenci shtetërore, të lidhura, sipas saj, me ndikimin në zgjedhje, plus kryetarin e KQZ dhe gjithçka tjetër opozita kërkoi.

Kishim një synim të vetëm, mos kontestimin e rezultatit të zgjedhjeve nga humbësi dhe mos përbaltja e Shqipërisë në gjuhë të huaj.

Mbi këtë dakordësi thelbësore u firmos edhe marrëveshja e minutës së fundit që ju besoj e kujtoni mirë që të gjithë.

Herën e parë zgjedhjet nuk u kontestuan. Faji iu la popullit që e dërrmoi me 1 milionë shuplaka pushtetin e atyre që sot vetëquhet popull i zemëruar ndërkohë që akoma s’kanë reflektuar pse humbën herën e parë dhe kjo është një nga arsyet pse humbën edhe më thellë herën e dytë, kur zgjedhjet përsëri nuk u kontestuan por paqja zgjati sa ëndrra e një vere, sepse në vjeshtë rifilloi avazi, ai i vjetri i kontestimit të zgjedhjeve dhe i përbaltjes së Shqipërisë, avazi që sot ka arritur një kulm të ri.

Shqipëria e sotme ka patjetër plot halle e probleme. Unë, meqë siç thashë, secili duhet ta nisë nga vetja, nuk jam as i rënë nga qielli dhe as pagabueshëm apo as i pakritikueshëm.

Përkundrazi, kam bërë gabime por kam ditur sidoqoftë edhe të tërhiqem edhe të them edhe më fal, jo një herë.

Po ashtu, më shumë se një herë reagimet e mia ndaj atyre që më janë vërsulur, pa marrë parasysh se dhe unë jam njeri, nuk kanë qenë për t’i mbajtur mend me krenari dhe s’jam krenar për to, por, ama, në anën tjetër, jam stërmunduar për t’i dëgjuar dhe respektuar të gjithë nga dhjetëra mijëra e ndoshta edhe më shumë njerëz të kontaktuar direkt ditë për ditë, qindra, nga ora 07:00 e mëngjesit, deri në 02:00, apo 03:00 të mëngjesit tjetër dhe deri te çdo komunitet me një problem, a një grup interesit në një protestë.

Jam tërhequr duke bërë hap mbrapa më shumë se njëherë kur kam kuptuar se kanë pasur të drejtë ata që ankohen, apo që protestojnë dhe jo qeveria, apo unë personalisht dhe nga ana tjetër, kam bërë çmos tu gjendem gjithnjë atyre që më kontaktojnë për halle e probleme të 1001 llojeve, ashtu sikundër dhe t’i respektoj me përgjigje dhe me replika ata që më shkruajnë në rrjetet sociale.

Për mua nuk është qejf, as nevojë për të shtyrë kohën se koha është ajo që më mungon më shumë, por është pjesë e detyrës, pjesë e përpjekjes për t’i përfshirë njerëzit e zakonshëm dhe për tu përfshirë me ta si njëri prej tyre, edhe kur gabimisht replikat e mia në rrjetet sociale lexohen si arrogancë, apo më keq akoma si tallje. S’është as e para dhe s’është e dyta!

Sulmohem përditë e përnatë, pa pushim, jo vetëm nga gojëpërdalët e opozitës zyrtare, por nga lloj-lloj figurash e tipash, kanal më kanal, portal më portal, deri në fis e në farë.

Kam hyrë në një borxh tanimë të pashlyeshëm me fëmijët, me gruan, me nënën, që mbajnë pesha të rënda e krejt të pamerituara balte dhe stresi, por dhe me të tjerë, të afërm e miq, që s’mbahet mend kur i kam takuar herën e fundit. E kam pranuar si haraçin e madh të privilegjit të jashtëzakonshëm që shumica e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi më ka bërë, duke më zgjedhur të drejtoj punët e vendit tim dhe të gjithkujt e gjithçkaje për të cilën dua të shërbej me zemër në këtë vend të quajtur Shqipëri.

Po kurrë nuk e kam menduar dhe jo më ta kem ngritur qoftë dhe gishtin e vogël të pushtetit ndaj kujt më ka goditur dhunshëm, me fjalë e jo vetëm, duke më baltosur e më bojatisur, si kriminel, apo bashkëpunëtor të krimit, si të droguar, apo trafikant droge, si hajdut, si mohuesi i fëmijës tim, apo si bartësi e shkaktari i njëmijë e një të zezave që as ndërmend s’i kam çuar kurrë, jo më t’i kem bërë.

Ua kam kthyer me fjalë, po, është e vërtetë! Ndonjëherë, edhe e kam humbur sensin e masës, mbase, në reagimet e mia, por ama kurrë s’do të gjeni në asnjë arkiv, që Saliut t’i kem thënë kriminel me duart me gjak, Lulzimit t’i kem thënë kusar patologjik, Ilirit t’i kem thënë horr bulevardi, Monikës t’i kem thënë hajdute me çizme, apo adashit tim me bojë në parlament t’i kem thënë idiot klasik…

Ashtu sikundër, s’do të gjeni kurrë në memorien video, apo audio të jetës sonë publike, ndonjë tytë balte drejtuar prej meje ndaj ndonjë analisti shpifarak apo gazetari elifimatrak. Sarkazma e ironi ndaj personazhit të tyre publik, por asnjëherë sulme verbale e lëre më të tjera ndaj personit të tyre. Lëre pastaj që të kem shantazhuar a të kem penguar ndonjë pronar mediash në kryerjen e detyrës së vet, pavarësisht tonelatave të baltës që shfryjnë përditë në drejtimin tim.

Nuk e di a janë a s’janë kryeministrore sarkazmat dhe ironitë e mia ndaj kundërshtarëve, analistëve e gazetarëve, apo qoftë edhe individëve të zakonshëm që nganjëherë më provokojnë në komunikimet e mia në rrjetet sociale.

Por di që, jo vetëm është shumë vonë që një njeri si unë të bëhet çun i mirë me të gjithë dhe shumë herët për mua që të bëj plakun e urtë ndaj të gjithëve, por një gjë të tillë as ua kam premtuar atyre që më kanë zgjedhur e as nuk është se nuk m’i kanë ditur qoftë huqet apo nuk m’i kanë parë qoftë dhe atletet me kostum kur më kanë zgjedhur.

Sidoqoftë, nuk është kjo pjesa më e rëndësishme, po është ajo që ka të bëjë sigurisht, jo aq me huqet e mia dhe me stilin tim, se sa me qeverisjen time.

Ky mbase s’është momenti, për të renditur se sa shumë kemi bërë në çdo fushë të djegur, të minuar a gjysmë të shkretuar që gjetëm, vetëm pesë e vjet e gjysmë më parë dhe që ndonjëherë kam përshtypjen që shumëkush harron se atje ku ishim, në një vend ku sekreti më i madh publik ishte vjedhja si sport kombëtar, që nga energjia e uji, deri tek shkumësat e shkollave dhe aspirinat e spitaleve; ishte droga si aktivitet politik e qeveritar, që nga Republika e Faqes së Zezë në Lazarat e deri tek mbulesa e heshtjes së madhe në çdo pjesë të Shqipërisë e në korridoret e pushtetit; ishte krimi si hije e jetës politike e publike, që nga vrasësit e përdhunuesit, të cilët nxirreshin me lejen e ministrit të drejtësisë për të shoqëruar deputetët e partisë në fushatat elektorale, të partisë që sot e ka drogën e krimin majë të gjuhës, e deri tek vrasjet ordinere, dyfish më shumë se sot; për të mos harruar vrasjet politike nën dritaren e Kryeministrisë, që sot as mund të imagjinohen; ishte paprekshmëria e të fortëve në tribunat e politikës e në llagëmet e krimit, falë gjykatësish e prokurorësh, që deri dje, jo nuk i prekte dot askush, po askush nuk guxonte ta imagjinonte se mund t’i çonte përpara gjykatës së Reformës në Drejtësi.

Por ky është me siguri momenti që ta them sa më troç e ta dëgjojnë sa më mirë të gjithë:

Shqipëria që unë dua dhe për të cilën kam marrë besimin e kam sot e gjithë ditën, sëbashku me Partinë Socialiste, mbështetjen e shumicës së këtij populli, nuk është kjo që kemi! Se po të ishte kjo, unë s’do të isha duke bërë këtë detyrë.

Por ama, kjo Shqipëri që kemi, jo nuk është ajo që kishim para pesë vjetësh e gjysmë, po nuk krahasohet dot në asnjë fakt, në asnjë shifër, në asnjë fushë e asnjë zonë të territorit të saj me atë Shqipëria që kishim, në kohën kur këta që sot kërkojnë kokën time, ia futën këtij populli kokën mes këmbëve të keqqeverisjes së tyre.

Shqipëria që unë dua dhe për të cilën luftoj përditë, me mish e me shpirt, nuk është Shqipëria ku ka ende plot familje që s’e arrijnë dot pa lot varfërie fundin e muajit. Po ama, në Shqipërinë që kishim, këto familje ishin shumë e shumë më tepër. Kjo shkruhet edhe në raportet e Bankës Botërore, jo vetëm në statistikat zyrtare të Shqipërisë.

Ashtu sikundër ishin shumë e shumë më tepër të papunët. Edhe kjo shkruhet jo vetëm në raportin e Bankës Botërore, po edhe në atë të Komisionit Europian.

Ashtu sikundër ishin shumë më tepër, ata që s’merrnin dot asnjë ilaç për shkak të pamundësisë për t’u siguruar. Kjo shkruhet në buxhetin e shtetit, ku tanimë, prej disa vitesh, rreth 600 mijë njerëz të pasiguruar, të cilët deri dje nuk preknin dot asnjë aspirinë pa e paguar, sot rimbursohen njësoj si gjithë të tjerët.

Ashtu sikundër ishin shumë më tepër, ata që s’i blinin dot as abetaren fëmijëve.

Po sot, abetarja dhe librat falas për të gjithë jepen deri në klasën e katërt dhe deri në fund të mandatit deri në klasën e nëntë.

Mund të vazhdoj në çdo drejtim e për çdo komunitet a grup interesi, që nga biznesi i vogël që sot paguan nga zero taksë në një të tretën e taksës që paguante deri dje dhe deri tek biznesi i madh, që sot paguan 15% taksë mbi fitimin nga 10% që paguante dje.

Po s’është ky vendi e as momenti për t’u zgjatur me krahasimin e dy kohëve qeverisje e dy forcash qeverisëse të pakrahasueshmeve; tonës që ka plot të meta e jo pak probleme, po qeveris për Shqipërinë që duam e për njerëzit e zakonshëm të saj, në radhë të parë dhe asaj të këtyre, e cila ishte e mbetet thjesht e vetëm e njëjta forcë që sa herë e pati mundësinë, prodhoi keqqeverisje me pasoja rrënuese për ekonominë, shoqërinë, Shqipërinë.  Dhe sot që  nuk e k mundësinë të qeverisë prodhon vetëm lajme të këqija nga Shqipëria.

Patjetër që nuk është Shqipëria që unë dua, ajo e gjendjes së shumë universiteteve dhe thuajse të gjitha konvikteve të sotme.

Po sot, studentët paguajnë vetëm 50% të tarifave dhe ata me 9 e 10, apo ndihmë ekonomike, mbulohen qind për qind nga qeveria, e cila u jep tanimë edhe 100 mijë lekë bursë çdo muaj. Ndërkohë rindërtimi i konvikteve ka nisur dhe nuk do të ndalet, deri kur të jetë rindërtuar konvikti i fundit.

E bënë studentët?

Po, studentët e bënë, duke e vënë në rendin e ditës me protestën e tyre, atë që ne ende nuk e kishim në rendin e ditës.

Ky është fakt ama, është një fakt që tregon se sa e vërtetë është për mua e për ne, fjala bashkëqeverisje; që tregon se sa i madh është dallimi mes qeverisë së atyre që sot bëjnë sikur kanë ardhur nga hëna e nga ana tjetër, qeverisë sonë. E cila është e kritikueshme sa të duash, por e dëgjon gjithnjë popullin e saj dhe jo vetëm ua garanton, po edhe ua mirëpret protestën të rinjve, duke reaguar në të mirë të tyre e njëkohësisht, duke reflektuar për të përmirësuar vetveten.

Nuk është Shqipëria që unë dua, ajo e zyrave të shtetit që nuk u përgjigjen si duhet njerëzve, as sa duhet dhe as kur duhet. Po ama në Shqipërinë që kemi sot s’ka njeri të zakonshëm që të mbetet prapa dyerve të një zyre dhe të mos gjejë në krah qeverinë, mua personalisht dhe ministrat e mi, sapo çon një sinjal përmes platformës së bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al.

Patjetër që platforma e bashkëqeverisjes është si një adresë urgjence për të plagosurit nga sjellja e një administrate ende larg asaj që unë dua për Shqipërinë. Po ku ishte adresa e ndihmës së shpejtë të shtetit për ata pa emër, për ata pa miq, për ata pa kushërinj e krushq deri dje, kur thuajse pa përjashtim çdo njeri në hall me shtetin duhet të zgjidhte mes një partie dhe një ryshfeti, nëse s’ishte kushëri a krushk i një të forti në politikë, apo i një rrugaçi të njohur si i fortë?

Shqipëria që unë dua nuk është kjo Shqipëri që sot është në një udhëkryq mes të shkuarës e të ardhmes; mes kohës së atyre që sot lanë mandatet e deputetit sepse s’kanë mbrapa popullin, po hijen e frikës nga drejtësia e re dhe kohës kur drejtësia e re do të ndajë qartë akuzën nga krimet; do të ndajë përfundimisht  politikanët e akuzuar se janë të gjithë njësoj, nga ata që përmes politikës kanë bërë deri banjo edhe për macen e sot i flasin turmës së fanatikëve nga maja e takave firmato, si të ishin të dërguarit këmbëzbathur të Zotit, për të shpëtuar shqiptarët nga Djalli vetë…

Është ditë e keqe për demokracinë shqiptare kjo e sotmja, s’ka dyshim.

Është e dëmshme sa të duash për produktivitetin e jetës tonë politike, kjo zgjedhje destruktive e opozitës për të hequr dorë nga mandatet e popullit.

Është fatkeqësia e përsëritur e këtij vendi që goditet nga bij ndër të vetët, kur ka përpara një mundësi reale për t’u ngjitur më lart.

Kjo është një goditje që mund edhe të rezultojë fatale për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian këtë vit.

Ashtu sikundër pamjet e turpshme të së shtunës, të cilat bënë xhiron e botës, mund të kenë pasoja jo të vogla mbi sezonin e ardhshëm turistik; pra, mbi ekonominë e punësimin e shqiptarëve dhe investimet e reja në turizëm e jo vetëm.

S’jam megjithatë këtu, sot, për të fajësuar opozitën që fajësinë e saj e ka bërë vetë botërisht publike.

S’jam po ashtu aspak i qetë që opozita jonë sot është kthyer në shqetësim real, serioz për partnerët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian.

Kurrë s’më ka ardhur për shtat të flas keq për kundërshtarët politikë në gjuhë të huaj, po s’më ka ardhur ndonjëherë për shtat as boshllëku që ata kanë krijuar prej kohësh në jetën politike të vendit.

Praktikisht (dhe këtë e dinë të gjithë, edhe ata që s’e pranojnë publikisht) kjo opozitë e ka lënë prej kohësh tanimë Shqipërinë pa një sfidant të besueshëm politik të qeverisë.

Por unë e di dhe e them, që një opozitë e dobët, e cila për vizion ka përballjen muskulore me shumicën, për program ka mënyrat se si futen sendet ne parlament për të gjuajtur në drejtim të qeverisë dhe për ide ka vetëm sharjet pa hesap e për argumente ka vetëm akuzat pa kufi, nuk të motivon, nuk të energjizon, nuk të përmirëson, madje përkundrazi, siç dhe ka ndodhur ndonjëherë, të tërheq në batakun ku llokoçitet vetë dhe të bën si veten.

Megjithatë opozitën nuk e zgjedhim, thjeshtë e pranojmë, pa kushte, si shprehje të vullnetit të pakicës elektorale. E pranojmë pa kushte dhe përpiqemi t’i krijojmë kushtet që të mund të shprehet sa më qartë dhe të mund të kontribuojë sa më shumë.

A ju kujtohen tre ligjet e famshme për të cilat u bë nami në Shqipërinë që kishim nën qeverisjen e zotërinjve, të cilët sot ankohen se jetojnë në Venezuelë edhe pse çuditërisht, në Venezuelë, sot, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian janë me opozitën e atjeshme të muajve të fundit, ndërsa këtu janë kundër, pikërisht opozitës së ditëve të fundit.(TemA)

43 komente në “FJALIMI I PLOTË/ Edi Rama nuk tërhiqet: Jeta politike vazhdon, do bëjmë më shumë tani që ata ikën!”

  1. Zigur Qarri says:

    Ky ka ikur per lesh!Akoma nuk e kupton Rama,se e keqja eshte vete ai,apo e ka humbur komplet realitetin?!
    Keto jan pasojat,kur pretendon se nuk ke me nevoje per terapi.Ky duhet izoluar,se ka dale binaresh fare.

    1. Moisi Golemi says:

      O Zigur byq!ri. Kur komenton ti, qelbet vendi. Yyyyysht, zagar!!!

      1. Komentuesi says:

        Zoti Kryeminister,zoti Edi Rama! E lexuam familjarisht shkrimin tend ne gazeten Tema dhe jemi plotesisht dakord me at qe thua.Jemi me ty dhe do te mbeshtesim vazhdimisht,sepse Edi Rama eshte kryeminstri qe duam.Shqiperine,mund t’a beje shtet ligjor eshte vetem Edi Rama.Kanibaldet e pd-ke dhe te LSI,jane kafshe me fytyre njeriu qe nuk duan t’ja dine fare per shqiperine por vetem per vehten e tyre.JEMI KRENAR ME JU ZOTI RAMA QE JE I VENDOSUR,DHE NUK RE PRE E THIRRJEVE HISTERIKE TE OPOZITES PER DOREHEQJE. Dhe po te themi qendro i palekundur ne postin tend si kryeminister se populli ty te do dhe do te votoi me shume.Pikerisht kjo e tremb i terbon, Berishe,Bashen,Meten dhe Moniken se ke popullin me vehte.Ata kane nje turm rrugeçes qe u vene pas per nje 100 leshe,dhe pa piken e turpit thon qe ky eshte populli.Mos i mere ne konsiderat ata qe shkruajn kundra teje se jane kafshe te paguar.

    2. enter"" says:

      Ziguuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuur o I Ziiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
      Digje edhe ti mandatin.

      Po te vjen SPAK-u. Gjen vrime ku te futesh

    3. Naim Frasheri says:

      Zigur qeke një Rrot Cari ti, ta thi ate Mamin mu ne Pith, pith muti, moth e kruj me Thosjaliste.

    4. Qorri Zigur says:

      E keqja jane lulushet dhe Salushet, dhe kryelopet qe e kane zene per gryke opoziten e vertete dhe duan ta mbysin kete vend bashk me veten e tyre. Keta kriminele, hajdute dhe dallaveraxhij te paskrupullt duhet te mbyllen te gjith ne kopsht zoologjik dhe duhen studjuar si nje specje me te vertete e rralle per te kuptuar deevolucionin edhe me mire.

    5. Balli Kombetar says:

      Zigur, ti je vene ne ate vend si qen roje te shkruash parafabrikate te tilla pa asnje sense logjik, pervec sensit te urrejtjes patologjike. Kemi pare qe gjithje kete rol ben: qen roje. Vazhdo se e ben mire. Si qen ke per te mbetur.

  2. Krra-Krra ja ime. says:

    SE NE,JEMI KESHTJELLE NE BREG TE ADRIATIKUT,
    NE NUK JEMI TE IZOLUAR,KEMI ME VETE POPUJT NJEPARTISH SI, Korea e Vetiut, Kinen e madhe, Venezuelen dhe popujt e afrikes,
    Rrofte lideri suprem Edi Rama, rrofshin brekushet, poshte kepucet,lavdi atleteve.

    1. enter"" says:

      Shko e mbushu idiot.
      Per hir te kurves Berisha nuk do digjet nje fshat I tere.

    2. Sorra e Lesh e dhise says:

      Ke fol tamam si diarreja e Sales nga mja e Vicidolit. I vetmi “fanar ndricues” ne Europe dhe bote eshte Saliu me haelte e tij.

  3. Durresi says:

    Pse duhet te terhiqet Edi Rama, mos te bej gabim ta mendoj e jo ta bej.

  4. Zigur Qarri says:

    Akoma nuk e kupton Rama,se e keqja eshte vete ai,apo e ka humbur komplet realitetin?!
    Keto jan pasojat,kur pretendon se nuk ke me nevoje per terapi.Ky duhet izoluar,se ka dale
    binaresh fare.

  5. Toni.D. says:

    Po ta ndiqni me kujdes Politiken Shqiptare te viteve
    te fundit votuesit dmth vota e Populli Shqiptare ne 2013 zgjodhi PS mazhorance me LSI ne Parlament dhe 2017 PS mazhorance apsolute ne Parlament me Kry.Edi R. per te drejtuar POPULLIN SHQIPTARE pra ne 2013 largoje SB. ne 2017 PD +LSI pra merite shume e madhe eshte e Edi R. largoje me vote Demokratike kundershtaret politiche per pak vite dhe kjo merite shperblehet nga Populli5 Shqiptare duke i besuar voten tek njeriu me te pregatitur tani per tani ne Shqiperine tone.

  6. Berti says:

    Hahaha perulesia jote megallomane…..
    Ti duhet të vizitohesh se nuk je në vehte, kric gamori, por jo nga kufoma Sali. Gjej ndonjë të paperlym…….
    Si mbaruam sherbetotet miliarder ketij vendi. Ptu race e qelbur.

  7. ME EMER says:

    .. TE DEKLARROJNE PASURINE DHE TE BEHET VERIFIKIMI I SAJ NESE ESHTE I LIGJESHEM ..! KJO PER TE GJITHA FORCAT POLITIKE QE KANE QEVERISUR ..!

  8. rudini says:

    Do besh nje m.. me te madh se ai qe ke bere.

  9. Lani says:

    Te lumte ty qe ke lindur me mishe. Te ka rene ne hise te kesh gomeret perballe dhe sa te jene ata ti aty je e ne do merremi me llafe duke te mbajtur ne goje se cfare the e cfare veshe ndersa ti preokupik kryesor do vazhdosh te kesh ngjyrat e dizanjin e kollares se radhes!

  10. Grid says:

    Le të pirdhen .
    Më mirë pa ta , se na çan bythën çdo të enjte .
    Kanë hallin etyre, jo tonin.
    Vetingu do ti qerroj hesapet me të gjithë.

  11. lagja.brrakes says:

    E mre e ke bo gabime tina e pranove po askush nuk pergjigjet prej atyne gabimeve.
    Ke bo i shtet te neveritshem sa po ikin robt se skan asi siguri per jeten.
    Akoma do me nejt tina kur i ke gjith pushtetet vete e pergjegjsia o vetem e jotja?
    Ik lal liro krahun sa sosht vone.
    U ngrejt mileti ime se ma mo kush se je bo sinonimi i se keqes e si del e keqja robve pa ik ti.

  12. Krrabe Floriri says:

    Per ju qe nuk ju pelqen Rama ska asnje problem Edhe DIELLI nuk I ngroh vendet e globit njelloj e jo ai sigurisht jo
    , por nje gje nuk Ju falet qe nuk njihni mekatet e SB qe e filloi demokracine me shkaterrim,fukarallosi me Keq shqiptaret me Sudet,hapi depot,armatosi e vrau sa deshi prodhoi per tu pasuruar Gerdecin, vrau me 21 janar ben thirrje perterheqje zvarre tekundershtarit e shume te tjera per te cilat do marre denimin e merituar Kush nuk do ti kuptoj le te shkoj ta. ndjeki ne bemat e fundit te ti

    1. Ladi says:

      Mer ilacet o njeri se je shume keq. Krahason diellin me ramen. Ti qofsh

  13. Klaec Dega says:

    Mos mbani peng postimim tim. Sikur e boni per inat..
    prapeseprape, e keqja nuk jane te keqinjte por vete zoti Rama..prandaj, ik, ik sh Rama te shpetojne gjithe shqiptaret..ti nuk dole ndryshe nga saliu e ata para tij..jeni gatim i te njejtes guzhine…

  14. Flututa says:

    Edi Rama po iku tani, e mori lumi kete vend. Nuk thoni sa me fat jemi qe e kemi, po flisni si Monika me Lulzimin e Saliun. Ata u bene kamikaze sepse nuk kane c’humbin. Ata jane te mare fund dhe duan te hedhin ne ere drejtesine, per te shpetuar lekuren. Edi Rama duhet te coje deri ne fund reformen ne drejtesi qe te shpetoje ky vend nga hienat qe e kane zene per fyti. Ata qe nuk e kuptojne sot do e kuptojne neser…

    1. Adi says:

      Flutura mos je gje spirdhopali? Se me te njejten adhurim fliske per”Skenderbeun”. Po s’keni faj se duke i lepi bythen ketij u bete milionere nderkohe qe vendin shkon per lesh.

      Tha mire dikush lart ky Kryek…. ka lind me kemishe se perballe ka vetem hajdute, budallej dhe shpellare … se vetem ata la ne PD saliu. Kur t’i beni monument timonierit bejini dhe saliut nje anash se ai maloku u be sebep

  15. Realisti says:

    Edi RAMA KRYEMINISTRI ME I MIRE I 30 VITEVE TE FUNDIT.
    PD E LSI. NUK PO E LININ TE PUNONTE.
    BEN VETVRASJE….MBASE DO JET ME MIRE PET PARLAMENTIN E PER POPULLIN.
    ….EDI RAMA TE FORCOJ LUFTEN NDAJ KORRUPSIONIT
    KA EDHE TE ASHTUQUAJTUR SOCIALISTE QE VJEDHIN E NUK NGOPEN.
    RAMA SFIDEN ME VETEN.
    TE JENI TE SIGURTE QE SHUMICES DEPUTETEVE TE PD E LSI …DALNGADAL DO FILLOJ TU DHEMB KOKA.
    PSE JO EDHE PER EKONOMINE.
    NUK JANE TE GJITHE SI SALIU ..LULI E MONIKA.

  16. Loni says:

    Administraten e ke skandal…..ndro drejtoret….dogana,tatime,etj

  17. lisi says:

    Ti ZIGUR QARRI TE QI…. GOMARI O RROTE KA… Ti duhet te jesh ose Sala ose E SHOQJA..

  18. Berti says:

    Bravo Edi Rama! Jemi me ju!

  19. Cudira shqiptare says:

    Qente ke te kehin zoti Rama, mbreteria te eci perpara,
    Poshte Sala, poshte opozita, rrofte mbreti ,rrofte nena mbretereshe, rrofte Zaho pronci i kurores,
    Lavdi mbretesrise se Albanistanit
    long life to Edi Rama i I ,

  20. Cudira shqiptare says:

    Qente le te lehin zoti Rama, mbreteria te eci perpara,
    Poshte Sala, poshte opozita, rrofte mbreti ,rrofte nena mbretereshe, rrofte Zaho Princi i kurores,
    Lavdi mbreterise se Albanistanit
    long life to Edi Rama i I ,

  21. Plaku says:

    Si Edi Rama,rrallë i vijnë Shqipërisë,as qe krahasohen paraardhësit me të.Ata që komentojnë vetëm me fyerje dhe sharje janë balashët qe u flet gramafoni gërvishës jo truri, ata që nuk kanë tru kuptohet që s’perceptojnë dot fjalët pa le më faktet dhe argumentat dhe ca më keq akoma për të faktuar e argumentuar edhe vetë në debat.Ky eshtë cunami i shkaktuar nga gojëshpëlarët që kanë bërë politikën mbi bazat e urrejtjes dhe jo të dialogut ,mirkuptimin dhe opozitarizëmit në interesin e qytetarëve të thjeshtë por në çfrehjet e fëlliqura dhe pa gjykim në thelbin e interesit qytetar

  22. Ela says:

    Z kryeminister
    Te uroj suksese te metejshme dhe te pershendes per gjithcka ke bere per te miren e popullit. Ka shume vend per tu lavderuar dhe kete e themi ne qe vijme nga larg dhe shikojme ndryshimet qe ka bere Shqiperia . Por ka dhe shume pune per t’u bere por qe nuk behen pernjeheresh , se populli duhet ta kete te qarte se Shqiperia eshte si nje Shtepi e madhe qe do shume kohe te rregullohet dhe shtepia jone e vogel qe perseri do shume kohe te sistemohet (krahasimi per opoziten qe nuk jeton me realitetin . )Kujtohu atyre se per te prishur gjithcka behet shume shpejt . Kujtohu kioskat qe prishe mbi Lane kur ishe kryetar bashkie,dhe si ndryshoi faqja e Tiranes etj etjPershenetje dhe vazhdo puno per te miren e popullit

  23. Ela says:

    Pse nu e lejoni komentin gazetare
    Z Kryeminister
    Te uroj suksese te metejshme dhe te pershendes per gjithcka ke bere per te miren e popullit. Ka shume vend per tu lavderuar dhe kete e themi ne qe vijme nga larg dhe shikojme ndryshimet qe ka bere Shqiperia . Por ka dhe shume pune per t’u bere por qe nuk behen pernjeheresh , se populli duhet ta kete te qarte se Shqiperia eshte si nje Shtepi e madhe qe do shume kohe te rregullohet dhe shtepia jone e vogel qe perseri do shume kohe te sistemohet (krahasimi per opoziten qe nuk jeton me realitetin . )Kujtohu atyre se per te prishur gjithcka behet shume shpejt . Kujtohu kioskat qe prishe mbi Lane kur ishe kryetar bashkie,dhe si ndryshoi faqja e Tiranes etj etjPershenetje dhe vazhdo puno per te miren e popullit

  24. LORA says:

    Per mua,shqetesim serioz ben vetem stopimi i procesit te reformimit qilizme ne drejtesi.Fatmiresisht reforma po ecen mire dhe ky eshte shkaku i qenesishem qe mender-opozita stisi gangsterizmin e dorezimit te mandateve parlamentare ;mandate qe ua ka dhene vota e qytetareve shqiptare,,,mandate qe nuk i kane trashegimi personale.Jane aq bastarde sa nuk respektojne minimalisht vullnetin e 400000 votuesve te tyre.Barbaria e demostruar ne 16 shkurt,para Kryeministrise, nuk eshte kurrsesi sovraniteti i 400000 votuesve te tyre;tanime te
    pa-perfaqsuar ne legjislativ.
    Shqiperia nuk eshte ne krize per hesapet e maktheve te eksponenteve kusaro-kriminale dhe antishqiptare te perbetuar shqup-sa dhe lesh-e-lusta,ne raport me drejtesine e drejte qe po vjen.
    Shqiperia po hyn mes pengesash te medha ,nga spektri politik antishqiptar,ne rrugen e vertete te demokracise reale ,,,jo fake-demokraci si ajo e 1990-es
    E ky eshte nje realitet qe i jep dinjitet aspirates tone per antaresim ne EU.

  25. Ela says:

    Pse nuk lejoni komentet qe jane pro punes te qeverise ,qe tregojne ndryshimet qe jane bere,gjate ketyre viteve te qeverise RAMA. Lejoni komentet me fjalet fyese me fjalor te pa pershtatshem dhe nuk di si shpjegohet kjo .At where hiqini linkun e komenteve . RESPEKTE

  26. Dino says:

    Edi Rama i rilindjes se asgjeje,i armeve kimike, i importit te plehrave, i deputeteve kriminale deri edhe hajdut shtepiash e tutore prostitutash, I kanabisit, i fukarallikut qe ka pllakosur shqiptaret deri ne buken e gojes,i azilit, i krimit qe ka marre permasa te frikshme, kryeministri qe merret me telefonat e studenteve por jo me problemet e tyre ,kryeministri qe ka humbur kontaktin me realitetin dhe jeton ne oazin e tij luksoz.
    Edi Rama dhe PS e tij votuan ne parlament kunder vettingut per politikanet.
    Edi rama ka ardhur koha te ikesh.

  27. Sula says:

    Zoti kryeminister i te gjith shqiptarve. Mos u dorzo se na mori lumi . Mos i pac te gjithe mbrapa 70 % te shqiptarve i ke. Ato qe bertasin per drejtsi e qe jan re kulluar. Ato jan te acaruar se spo i vjen me mundesia per te wen ne pushtet per te vjedhur e pir gjakun ktij populli. Keto kujtojne se bohet cdo gje vete . Kujtojne se pa punuar e pa paguar taxsat .ndertohen shkolla ndertohen spitale ndertohen rruge rritet mirqenja. Nuk ka me rrumpalle iku koha e rrumpalles. Ke akoma shume per te bo . Po je ne rrugen e duhur mos e le kte vend ne doren e hakmarrsve e hadutave e trafikatave te ktij vendi . Se ato e duan shtet mbrenda shtetit . Sic ishte lazarati 20 vjet me qeverisjen e atij larg qoftit. As mos e ul veten e mos e co veten ne nivelun e atyre qe nuk kan komunikim e skan rrespekt per veten kur ofendojne kryeministrin dhe njeriun me te mire qe ka pas ky vend .

  28. Dylberi says:

    Ti japesh Saliut perseri pushtetin eshte si to varesh ujkut melçite ne qafe ,nje fatalitet per popullin tone

  29. Ai qe ashtu Zigurin says:

    Rama eshte fat i rene nga qielli per Shqiperine o qyqare!! Thirrini mendjes dhe mbeshteteni deri ne fund te mandatit. Pastaj po patet nje me te mire votojeni. Po mos beni gafe te sillni ne pushtet horrat e Sali Berishes se ju mori lumi!!

  30. Syrja Ramizi says:

    Ne demokraci pushteti merret me vote dhe jo me dhune

  31. emigranti says:

    Edi Rama duhet tja ler vendin urgjent nje tjeter socialisti.Edi eshte i pa korigjushem. Di vetem nje stil vjedhje ate te vjel investimet. Edi nuk ka zemer qe te ndihmoj popullin qe i dha voten. Ai ndihmon oligarket duke marr pjesen e vet. Rama ne fjalimin e tij tregon ca therrime ndryshimi te krahesuar me Berishen.Une pyes ramen nqse ky do paksonte ca investime per kullat,per bulevardet per rruget e gjera car do pengonte Shqiperine per ne Europ. Keto fonde ti kalonte per rritjen e mirqenjes te popullit.Ramen nuk e ka penguar opozita qe te punoj mire por me budallalleqet e tyre e kan ndihmuar. Ramen e kan penguar mungesa e truve ne koken e tij.ate e ka penguar dhe prejardhja, eshte person qe nuk ka njohur fukarallek. Ne Amerike kur ne drejtimin e saj ka patur president te zgjedhur nga klasa te mesme kan ndihmuar popullin e shtreses ulet dhe te mesem te Amerikes.Rama nuk ka plotesur kerkesat e votusve.Ai me qeverin nuk i coj para drejtesise kriminelet e dinastis Berisha. Fakte dhe dokumenta pa kufi. Ai kerkonte ti zgjidhte keto pa sakrifikuar Mendoj kete e bente sepse ruante vehten se nuk eshte i paster. n qse populli do kishte ndryshime populli do kishte besim dhe perme mire dhe nuk do shkonin shum njerez ne demostratat e Berishes dhe te Lulit.Kur vij ne Shqiperi degjoj ne biseda shum mendime te keqe per Ramen.Ai mirret vetem me popullin dhe jo me bizneset e mbedha. Ne fshat te tmerruar njerezit nuk benin dot nje rregullim shtepie me ato pak mundesi qe kishin se nuk i linin rregullat e vendosura nga Qeveria e Edit Policet rrinin verdall ne fshatra qe shikonin ku te gjenin ndonje person qe conte materiale ndertimi te shtepia. Kur gjenin policet vendosnin gjoba per xhepat e tyre.Qeveria duhet te forcohet me ligje por ato duhet te ndihmojne rritjen e nivelit te jeteses ne fshat dhe qytet.Qeveria e Enverit beri tufezimin dhe me kete ligj e coj ne katastrf vendin

  32. mik says:

    Krejt thjeshte, pa fjale te medha :
    Nuk ka se si te jete Pozita e mire dhe Opozita e keqe. Nje Pozite e mire, nuk mund ta ushqeje nje Opozite te keqe, apo anasjelltas, por jane te dyja nje lloj. Na e dime historine e tyre. Gjithmone me akuza kunder njeri-tjetrit por asnjehere pergjegjesi.
    Kush u denua nga ato politikan per krimet qe akuzojne njeri tjetrin ? Asnje. Kjo do thote se ata jane bashke. Ata jane oligarke. Gjendja qe asht sot, erdhi si pasoje bashkepunimi midis tyre, e jo vetem e njeres pale. Rama krijoi shkakun, Sali Berisha pasojen.
    Ata qe mendojne se njeri asht ma i mire se tjetri, e kan gabim. Te gjithe i kemi syte ne balle. Gjate 28 vjeteve jane vrare mijera njerez. U bene Piramidat. U ba lufta civile. U boshatis Shqiperia nga emigracioni. Ne te gjitha zgjedhjet jane vjedhur vota. U vodhen rezervat e shtetit ( floriri ) , e thyejne kushtetuten sa here kan nevoje personale e nje Zot e di sa e sa te tjera.
    Ma e keqja asht : Ne si popull i se njejtes etni, kena kohezionin ma te dobet ne Evrope. S ‘guxon njeriu te thote ate qe mendon, se te sulen me akuza si Turk, Janulle, Komunist, Zogist, Berishist, Ramist e tj. E gjithe kjo si pasoje e politikave Shqiptare te te gjitha kohrave. E pra kjo nuk i sherben kurrkuj.
    Duhet te jesh qorr mos ta vesh re se po perdoremi vetem ti sherbejme njeres apo tjetres pale, e kurrsesi vetes tone.

  33. marjani says:

    Adi ti je nje nga funerrinat e njerezve qe duhe mijra dhe mijra $per te teedukuar ne barazimin minimal te ketij shekullidhe prap ska per te funksionuar ,kenaqesia eshte e imja duke te te uruar qe ta vuash kete diagnose SUPER INJORANCEN te ti zere syte kjo,turp kush mundohet teofendoje gjyshet ,nena gra e motra se jemi rritur e plakur mes tyre vetem plera ,funderrina dhe hajdute me plot gojen bejne kete propaganda qe dhe vete nuk e besojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje