Berisha sulmon ambasadorët: SHBA nuk e njeh realitetin

22 Shkurt 2019, 11:35Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vizituar sot një ekspozitë me piktura, ndërsa ka bërë edhe disa deklarata në lidhje me aktualitetin politik.

Duke folur për mediat, Berisha sulmoi kryeministrin Rama ndërsa komentoi edhe apelin e SHBA-BE për djegien e mandateve.

“Ekziston një Galeri që nuk guxon të hapë ekspozitë të një piktori sepse zhgarravitësi mendon se vetëm punët e tij anti-art nuk mund të konkurrohen” – tha Sali Berisha.

Ai u shpreh se çdo gjë ka një fund dhe se u bën thirrje socialistëve të largojnë Edi Ramën.

“Urrejtja ndaj Ramës dhe regjimit të tij bëhet çdo ditë e më e pakufijshme. Unë kam konstatuar me datën 16 Shkurt dhe dje në masat e gjera protestuese një urrejtje që e kam parë vetëm në vitet 90-91. Në këto kushte nuk duhet nënvlerësuar situata sepse ndëshkimi po afron” – tha ish-kryeministri.

Berisha u pyet edhe për djegien e mandateve. Ai tha se e mirëkupton kritikën e SHBA-BE për hapin ekstrem të opozitës, por ndërkombëtarët nuk e njohin realitetin në Shqipëri.

“Asnjë përfaqësues i vendeve demokratike nuk e mbështet një vendim të tillë, por dua t’i siguroj miqtë tanë se ky është një veprim që ka një qëllim të vetëm.

Daljen në sheshbetejë për të mbrojtur vlerat e demokracisë. Unë e mirëkuptoj kritikën, por u bëj thirrje të vijnë dhe të shohin realitetin. Ju siguroj se do të gjejnë një realitet të ndryshëm nga ai që kanë në dosjet e tyre në tavolinë” – tha Sali Berisha për mediat.

3 komente në “Berisha sulmon ambasadorët: SHBA nuk e njeh realitetin”

  1. Elis,,, says:

    Ik,mor kare…,se è dogje shqiperine….,ti dhe zagaret e tu qe te vine pase…,mjere populli shqiptar…..

  2. vang says:

    Po pse beheni kaq kalama o Berisha?? Edhe ketu do flasni per anen profesionale te Rames??Piktori me ifundit te jete ai ju smundeni te hyni ne te tilla replika sepse thjeshte NUK MUNDENI ashtu sic nuk do mundet Rama te ju mesoje kirurgjine kardiake te ciles i vute shqelmin.Si eshte e mundur ,kur ka komision qe e percakton hapjen e ekspozites se nje piktori Rama ta pengoje ??.Kete nuk do ta bene ,tani per etike,edhe sikur ekspozitate ishe e nje karikaturisti qe mund te shenjonte vete Ramen ne satire.Nuk ju ka lezet qe kudo qe ndodheni fyeni Ramen,Ne rastin konkret ve ne dyshim qellimin tuaj se ju shkuat atje per te pare art, ne mund tju jap kenaqesi kjo gje apo dilni nga strofkulla e ujkut per te gjuajtur.

  3. Sokol says:

    Do te perpiqet deri ne fund Berisha te permbyse situaten sepse po nuk ja arriti do te dalin ne shesh tradhetite qe i ka bere Shqiperise,ceshtjes kombetare dhe krimet e renda qe ka kryer.Turp per ata qe i shkojne mbrapa.Nuk jemi ne mesjete qe gjerat nuk kuptohen,po jemi ne shek.21 dhe gjerat nuk jane aq te veshtira per te mos u kuptuar.Kush ben politike normale edhe pse kundershtari ben gabime pret ne menyre normale zgjedhjet dhe atje parashtron premtimet e tij.Kurse Berisha flet per vrasje djegje shkaterrime se tjeter dhe te rende e ka problemin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje