NGËRÇI: Topalli, Patozi, Zogaj, Selami, Topi, Bojaxhi… A mund të jenë këta opozita e re djathtë e investuar nga Perëndimi?

22 Shkurt 2019, 12:32Politika TEMA

Zëra mediatikë pranë opozitës po denoncojnë këto orë standartin e diskutueshëm perëndimor të “stabilitetit në kurriz të keqqeverisjes”, në mbrojtje apo justifikim të tezës së heqjes dorë nga mandatet, një akt ekstrem që ka shokuar kancelaritë euroatlantike.

Sepse është fjala për dalje nga sistemi e jo thjesht bojkot, diç që sistemi e pranon dhe ka mekanizma zgjidhës.

Dhe alarmi nuk është mbi cenimin e stabilitetit; alarmi është mbi tronditjen e sistemit.

Shqipëria po prodhon një precedent që më pas mund të ketë në kohë të ndryshme një efekt zinxhir, i cili mund të përmbysë rregullat e lojës.

Dhe këtu Perëndimi ndodhet para një dileme: ta tolerojë këtë që po ndodh duke zgjedhur të negociojë me palën rebele, me qëllim rikthimin në sistem, apo ta ndëshkojë për ta kthyer në precedent ndëshkimin e atij që tentoi të krijojë precedentin? Dhe ndëshkim do të thotë eliminimi i burimit të precedentit, më saktë zëvëndësimin e kësaj opozite të vetlarguar.

Si mund të bëhet kjo? E këtu është sfidë është PD-ja si parti tradicionale e jo LSI, e cila ekziston falë profilit klientelist.

Zgjidhja mund te gjendet te investimi te ato individë apo grupime të djathta të pafaktorizuara politikisht e që deri dje ishin kontigjent i PD-së.

Dhe këtu është fjala për figura si Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Eduart Selami, Preç Zogaj (një ndër kundërshtarët e djegies së mandateve, ish gjithashtu figurë e PD-së), Bamir Topi e Gjergj Bojaxhi. Këto dy të fundit arritën dhe të themelojnë parti. Gjithsesi, të gjithë këto emra kanë përvojë partiake.

Atyre mund t’u bashkangjitet një elektorat gri, por dhe një elitë gri gjithashtu, e cila mund ta gjejë veten me rol politik në këtë zhvillim të ri. Këtu mund të përfshihen dhe emra si Spartak Ngjela, Mark Marku, Artan Fuga e sa e sa të tjerë, të cilët mund ta preferojnë një rifaktorizim politik.

Por çfarë mund të ndodhë me PD-në ekzistuese? Duke qenë jashtë sistemit, figurat e saj dhe forca e saj do vijnë duke u dobësuar dhe atrofizuar. Beteja politike në rrugë nuk ka gjasë të impakton krizë dhe bllokim duke patur trend tkurrjen e dobësimin e aspak të kundërtën. Dalja jashtë sistemit e ushqen këtë ligjësi. Ajo mund të ekzistojë më pas vetëm si forcë guerrile, me akte guerrile, duke u imponuar pra me këto praktika të një natyre tjetër ekstreme.

Kjo që po ndodh nuk është udhëkryq për Shqipërinë, por për të gjithë sistemin demokratik që mban në këmbën Perëndimin demokratik.

Ky është momenti që ndoshta Perëndimi të zgjedh precedentin e ndëshkimit të precedentit, në vend të zgjidhjes së precedentit duke lënë ende në lojë, ose rifutur në lojë autorët e precedentit.

Ndaj, emra e figura si Topalli, Patozi, Selami, Topi, Bojaxhi, e sa e sa e të tjerë me ta ose pas tyre, në politikë e media, të bëjnë historinë në një moment deçiziv dhe për Perëndimit. Kështu do kenë dhe përkrahjen e Perëndimit, me një koifiçent jo të pakët mundësie për të ardhur një ditë në pushtet.

Tek e fundit, pavarësisht formës se si, ky është momenti i zëvëndësimit të një pjese të klasës politike, të asaj që të gjithë thonë se duhet të ikë. Ja, po ikën. Ku janë zëvëndësuesit?! Është koha për ta! (tesheshi)

22 komente në “NGËRÇI: Topalli, Patozi, Zogaj, Selami, Topi, Bojaxhi… A mund të jenë këta opozita e re djathtë e investuar nga Perëndimi?”

  1. Kuq e zi says:

    Nuk e morem vesh kush e shkroi?
    Apo spo ja themi emrin se pastaj na del kush e porositi…

  2. kafe e hidhur says:

    perralla me mbret ..se si u zgjidhkan opozitaret hajde mere vesh,se si doe fusesh jozefinen dhe bojaxhiun kur sjane pjese e listave sdihet..gjerat sbehen me imagjinate te shfrenuar.behen duke respektuar rregullat egzistente,duke mos lejuar radikalizimin e protestave mosbindjen civile dhunen ..e duke sbatuar ligjet e jo qokat si heqja e gardes berishes pas tre vjeteve kaluar afati…mban njeri pergjegjsi ne kete administrate pse lek te taksapagusve paguhen kot se ka qef kryeministri e i duket vetja bujar me leket e mia????te njejten gje kur e ben per kete e ben dhe per ppp dhe per tenderat se ne kete shtet sjep njeri llogari askund,..ia japin njeri tjetrit ne kafe llogarit

  3. bashkimi says:

    NUK ka njerz me ky vend mer zot , por ler ca mostra dhe mer ish mostra keshtu do rociklohet kjo kurv politik me kte popull te marr fund , qe nuk ngrihet tja qi kurvat te ter politikanve majtas dhe djathtas dhe te ver nja dy njerez te sakt ta drejtojn kte vend , por ja kemi qir nenen ksaj demokracie shkerdhat qe nuk jeton dot pa llum kriminela mashtrus dhe hajdut ne politiken e vet , ka 30 vjet rropatet ky popull dhe rrin si legena te ter , jan ber gazi rruzullit , iken sala vjen xhozi e preçi ik nje pler dhe vijn ca superplera , i kemi par e sterpar kta shkerdhata qe propozoni , ne politik kush ka me shum se 10 vjet i angazhuar duhet te shporret nga politika nga syt kembet , keshtu mbase na vjen rradha te terve te vjedhim nga pak ose te pakten rrim me shpres se do na vij rradha te terve te hym ne politik e te vjedhim te ter si popull nga pak , se ky kurv sistemi demokratik nuk te thur lavdi po nuk vrave po nuk vodhe po nuk mashtrove , po qe i ndershem ne kte sistem del jasht orbites nje sistem qe themelet e veta i ka ne padrejtesi kte po e shikojm me sy ka 30 vjet ne politiken ton.

    1. Komentuesi says:

      Eshte i ndreshem Edi Rama,por nuk e lene ata te pandershmit,Berisha,Basha,Meta,Monika,qe kane vjedhur dhe akuzojne Ramen sikua eshte ai qe ka vjedhur.Lideret e pd-ke kane vjedhur pe 25 vjete rresht,dhe kane mbushur dhoma me para,blene dreqin me te birin,blejne njerez brenda dhe jashte vendit,vetem e vetem,per te fajsuar e groposur Edi Ramen.Krimet e tyre kerkojne t’ja ngjisin Rames dhe te shpetojn vete.Por me e çuditshmja eshte se akuzat e tyre per Ramen,jane pabaza pa patur ndonje vendim gjykate,vetem shpife dhe fjale ne ere.Populli duhet t’a kuptoi mire se nuk denohet njeriu me shpifje,por me fakte.

  4. bashkimi says:

    NUK ka njerz me ky vend mer zot , por ler ca mostra dhe mer ish mostra , keshtu do rociklohet kjo kurv politik me kte popull te marr fund ne perjetsi , po çti besh kti populli qe nuk ngrihet tja qi kurvat te ter politikanve majtas dhe djathtas dhe te ver nja dy njerez te sakt ta drejtojn kte vend , se ja kemi qir nenen ksaj demokracie shkerdhat qe nuk jeton dot pa llum kriminela mashtrus dhe hajdut ne politiken e vet , ka 30 vjet rropatet ky popull dhe rrin si legena te ter , jan ber gazi rruzullit , iken sala vjen xhozi e preçi ik nje pler dhe vijn ca superplera , i kemi par e sterpar kta shkerdhata qe propozoni , ne politik kush ka me shum se 10 vjet i angazhuar duhet te shporret nga politika nga syt kembet , keshtu mbase na vjen rradha te terve te vjedhim nga pak ose te pakten rrim me shpres se do na vij rradha te terve te hym ne politik e te vjedhim te ter si popull nga pak , se ky kurv sistemi demokratik nuk te thur lavdi po nuk vrave po nuk vodhe po nuk mashtrove , po qe i ndershem ne kte sistem del jasht orbites nje sistem qe themelet e veta i ka ne padrejtesi kte po e shikojm me sy ka 30 vjet ne politiken ton.

  5. Doriana says:

    Obobo edhe morri i Berishes, Mark Marku?!

  6. IcenSuruari.al says:

    Mos spekulloni.
    Mos u tallni me lexuesin tuaj qe ju lexon dhe ju beson.

    Ne asnje lloj fantazie nuk mund ta inkuadrosh kete utopi.
    Aq me pak, ky skenar, mund ta tremb kupolen politike mafioze te PD-se.

    Sepse kjo kupole e drejuar me dore te hekurt nga Sali Berisha, ne sherbim te oborrit te tij, egziston dhe sfidon sistemin politik dhe elektoratin racional e normal shqiptar sepse, ne Shqiperi, kane indoktrinuar dhe blere ne kuptimin litreral te fjales, nje kontigjent 25%-35% te votuesve, qe jane te ngjitur pas ketij klani si muti pas kepuce dhe nuk do te heqin dore prej tij deri ne vdekje.

    Ky elektorat iradikalizuar i Sali Berishes, eshte i gatshem te sulmoje dhe lincoje cilindo qe i tregon Sali Berisha me gisht, prapa skenes apo edhe publikisht, qofte Jozefina a Patozi dje, qofte Selami apo Topi pardje, qofte edhe Grida a Salianji sot, perfshire edhe Lulzim Bashen dhe familjen e tij neser.

    E vetmja force qe mund ta fshije dhe ta seleksonoje, ta perthyej dhe ta pastroje kete llum politik dhe elektoratin e tij te atrofizuar e te indoktrinuar, ku perzjehet antikomunizmi me bajraktarizmin, hajduteria me alabakerine, vjedhja e votave me dhunen e skadroneve paramilitare qe perdorin edhe molotovet e tritolin, edhe skenaret “babale” dhe dosjet 339, edhe grushtet e shtetit dhe paralizimin e parlamentit, pra e vetmja force qe mund ta cbeje kete murtaje qe ka marre peng demokracine, progresin dhe integrimin evropian te Shqiperise, eshte cunami i reformes ne drejtesi, nen drejtimin dhe garancine e Washingtonit dhe Brukselit.

    Vetem pas ketij spastrimi radikal dhe shterues e kur pergjegjesit e ideimit, drejtimit, perfitimit e majmjes prej tij, te kene perfunduar prapa hekurave me drejtime shembullore dhe jo simbolike, vetem atehere mund te dalin figurat e reja te se djathtes bashkekohore shqiptare, te organizohen si force politike moderne dhe vizionare gjitheperfshirese, ne nje parti qe do siguroje ne menyre konstatnte te pakten 50% te elektoratit shqiptar dhe nje pjese te mire te elektoratit ashtutequajtur gri.

    Dhe, per te qene te qarte qe ne fillim, qe kjo force e re a parti e rinovuar progresive e se djathtes, kurre nuk mund te jete e tille, nese do persfjije emra te tille si Jozefina Topalli, sa per te sjelle nje shembull kur nje kryeparlamentare linconte me gjuhe alabakesh pjesen opozitare te parlamentit.

    Lideret e se ardhmes se afert te se djathtes dhe te se majtes shqiptare, jane ne rradhet e studenteve te sotem, te asaj mase te re ne moshe dhe ne ide, te pakompromentuar ende nga llumi aktual politik dhe me imperativin e egzistences se tyre ne atdheun qe nuk duhet braktisur, por qe duhet sendertuar dhe prosperuar, sipas modeleve sociale dhe ekonomike te krahasueshme me madhesine e Shqiperise dhe qe nuk mungojne ne hapsiren evropiane ku ne synojme te integrohemi.

  7. i inatosur says:

    Po kush eshte Josi dhe te tjeret?! PD duhet te shuhet dhe shkrihet dhe te krijohet nga njerez te rinj pa te kaluar sigurimi si Josi e Patosi,Preci dhe te tjere rezerve! Nje parti e krijuar nga serbet! Ka akoma shqiptare te ndershem Shqiperia!

  8. murat kepa says:

    Perendimoret tallin menderen me shqipetaret.Keta bejne experimente,me kavjet shqipetare.Po pse ku ishin me perpara keta,a ishin ne parlament e qeveri,ku dallojne keta nga Luli,Monika,Lirka apo Edi.Ku do ta cojne Mediun,Duken,Timken,etj.etj.Ne jemi popull i pjerdhur,shkojme vetem tek e keqja.Keta te gjithe jane e keqja me e madhe e kombit.Po kam besim tek njerez te rinj te pa perlyer,te pa bere pise, keta po mund ta cojne perpara vendin.Ky vend do bej perpara,kur ti nxirrni jashte ligjit te gjitha partite,nga 1990 deri 2019.Te krijohen parti te reja.Tu ndalohet me ligj,te drejtojne parti,te jene deputet,apo te punojne ne shtet te gjithe ata qe kane qeverisur keto 29 vjet.Nderkombetaret jane kote,jane disa burokrate,qe nuk duan,tju prishet rehati,se dhe ata numbin punen.Ndaloni ata mos ti fusin hundet,nje popull mund te rrezohet,por prape do ngrohet vete,po e ngriten te tjeret, pasi ta ngrene do ta hedhin ne gremine,ashtu kane bere per 100 vjet Shikoni keta te rinjte me demek qe lane studiuar ne perendim,po nehen me te ndyre se baballaret e tyre kur vine ne pushtet.Poshtersine e kane ne gene,pse,sepse kjo demoracia u sajia nga PPSH dhe sigurimi shtetit,sepse e drejtuan,sekretare PPSH,se jane te lidhura me agjentura te huaja,qofshen keta me demek perendimore.Keta zagare,nuk vene Shqiperine te paren,e vene te treten,pas vehtes se tyre,dhe pas atyre qe ju sherbejne.

  9. Besi says:

    Jane tè gjithe muta dhe te korruptuar duhet nje Force e re politike qe ti zbythi te gjithe kto Duke filluar nga saliu Mona edi luli se ketyre i ka Dale boja

  10. lagja brrakes says:

    Ondrrat ne dill te ripjelljes. U ka hap kapaku kazonit te ripjelljes e bota po kthe kaptinen me e pa. Rpijellja maroi o milet sa ma shum te rri aq ma keq do shkoj Shqipnija. Mlidhni rraqet sa sosht vone se e di qe per ket popull hic nuk ju dhem.

  11. Ilir says:

    Pse?
    Nuk ka burra kjo toke?! Patjeter do kethehemi tek individe me para ofshore dhe zonjusha me vila?!
    Kjo zonje ishte e paedukate si kryetare kuvendi.
    Bojaxhiu zhgenjeu me aferen e Vlores dhe llogarite e shumfishuara te “halles” ,
    Ky Patosi , te vetmen “ merite “ ka qe kendon kenge per nje “ Lider qe vdiqcme makine 80 000 Euro dhe banonte ne nje kat pallati si gazetar…
    Nuk ka njerez te ndershem ajo toke por duhet te zgjedhim midis hajdutit pa personalitet Luli dhe ketyre hajduterve te tjere?!

  12. Monika says:

    Mark Karl as per lope nuk eshte. ..

  13. Topi says:

    TOPALLI:)))))) OPOZITA E RE:))))

  14. Turituru says:

    Mark marku gri ca bote me qesh !!

  15. Flutura says:

    Politikanet shahen ne te gjithe boten. Por ne fakt ata jane pasqyra jone. Tek ata shohim veten, prandaj shperthejme me fyerje sic bejne ata me njeri tjetrin ne parlament apo ne daljet publike. Te gjithe jemi te korruptuar e hajdute, njerez te indoktrinuar,servile, inatcij, mendjemedhej, politologe….
    Sa per emrat e siperpermendur, jane me te miret qe ka pasur PD dhe me atdhetaret.
    Jozefina Topalli eshte nje person i ndershem, atdhetare, dhe e djathte e mirefillte. Gabimet jane njerezore, njerez perfekt nuk ka. Askush nuk eshte perfekt.
    Ritvan Bode eshte njeri me personalitet, qe nuk e gremis fjalen, i djathe ne origjine, per i ndershem nuk e di…
    Te gjithe keta emra jane te pranueshem, pervec Markut, qe ka stature te ulet.
    Te rinjte jane si te vjetrit femijet e prinderve….

  16. Virusi says:

    Shkrim eshte me teper diversion se nje mendim I peshuar. Dalja nga parlamenti I PD dhe LSI krijon nje moment dhe nje boshllik qe mund te plotesohet nga nje subjekt I ri. Emrat e mesiperm Jane teresisht te konsumuar. Ata nuk kane treguar as integritet, as mendim ndryshe, pervecse si ushtar te bindur. Koha kerkon figura te reja, me integritet dhe ambicje, njerez qe vine permes konkutences apo fitimit te gares, Jo si trashegimtaret e deritanishem.

  17. olimpia says:

    Emrat e perdorur jane te gjithe te konsumuar e perdorur nga fatkeqesia e Shqiperise ,Sali krimineli.Mendoj se nje e djathte normale ,sepse PD nuk eshte parti ,jo me e djathte ,mund te formohet me shume sukses dhe te arrije nje elektorat mbi 25 perqind shume shpejt.Dy jane premisat e suksesit…nje program modern liberaldemokrat….lider komplet te rinj,me ide qe shikojne perpara,te paperzjere me llumin e tmerrshem te helmuar te PD se Berishes.Nderkohe perendimi mjafton te pejashtoje PD nga PPE si nje grupim neofashist dhe kjo eshte nduihma me e madhe per te djathten shqiptare dhe per Shqiperine.Ne Shqiperi ka tashme nje baze shoqerore per njke te djathte moderne si biznesi i ri i palidhur me klanet politike ,shtresa te profesionisteve dhe te rinj me kulture perendimore qe e shohin vehten ne krahun liberal.Duhet vetem guxim ,organizim, shfrytezm i rrjteve sociale dhe natyrisht nje grup te rinjsh te talentuar .

  18. Bledi says:

    Pooooo! jam 100% sigur.

  19. Komentuesi says:

    Eshte i ndreshem Edi Rama,por nuk e lene ata te pandershmit,Berisha,Basha,Meta,Monika,qe kane vjedhur dhe akuzojne Ramen sikua eshte ai qe ka vjedhur.Lideret e pd-ke kane vjedhur pe 25 vjete rresht,dhe kane mbushur dhoma me para,blene dreqin me te birin,blejne njerez brenda dhe jashte vendit,vetem e vetem,per te fajsuar e groposur Edi Ramen.Krimet e tyre kerkojne t’ja ngjisin Rames dhe te shpetojn vete.Por me e çuditshmja eshte se akuzat e tyre per Ramen,jane pabaza pa patur ndonje vendim gjykate,vetem shpife dhe fjale ne ere.Populli duhet t’a kuptoi mire se nuk denohet njeriu me shpifje,por me fakte.

  20. Nokja says:

    Te permundurit si opozite e re nuk jane gje tjeter vec se xhakete e kthyer.Ata e dine shume mire ae i ka perjashtuar sali berisha dhe kan frik ta zene me goje po meren me Bashen qe eshte vegla qorre e berishes.Dhe keta jane provuar si te molepsur dhe servile te berishes.Pd duhet nxjerre jashte ligji nuk ka cfare ti duhet vendit nje parti qe i ka sjelle kaq prapesira vendit dhe mekataret ne burg.Vetem keshtu relaxohet shqiperia dhe do te perparoje

  21. NR says:

    Zgjidhje interesante qe heq qafe ca qelbesira qe na prishin oreksin kur dalin ne TV (sala, basha, mona)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje