Astrit Patozi: Shqipëria s'do digjet edhe pse "bijtë e shqipes" kanë marrë në duar urat e zjarrit

22 Shkurt 2019, 16:32Politika TEMA

Nga Astrit Patozi 

Për ata miq të shumtë që më pyesin se si arritëm në këtë pikë, kam një shpjegim fare të thjeshtë. Më atë që bën pazar, mund të bësh edhe luftë. Ky është rregulli, i cili, në fakt, nuk vlen vetëm për politikën.

A e keni parasysh atë togfjalëshin klishe të komunikatave të policisë, kur përplasen bandat dhe thuhet që pista kryesore është ” për prishje hesapesh”?

Dhe duhet ta dini se gjithmonë, përpara se të vriten me njëri-tjetrin, banditët kanë qenë miq dhe kanë ndarë territore dhe lekë me shoshoqin. Njësoj si Edi Rama me Lulzim Bashën më 17 maj, të cilët dolën nga Kryesia e Kuvendit të qeshur dhe krenarë si të ishin vetëzbuluar vellezër të baladave ballkanike të rinjohjes.

Sepse mendoj që ky sistem, të cilin e kemi përqafuar para 30 vjetësh dhe pretendojmë se e kemi ndjekur ne gjithë këto kohë, nuk e pranon pazarin si instrument për të kapërcyer krizat, e aq më pak si zgjidhje.

Se ky sistem, i vlefshëm si për demokracitë e kthjellëta, ashtu edhe për vendet gjysëm apo çerekdemokratike, ka në thelb konkurrencën dhe lojën e ndershme, kur vijnë zgjedhjet, ku respekti real për kundërshtarin tregohet me fair play në përpjekjen serioze për ta mundur atë me garë. Ndryshe, nuk jemi brenda tij, ndaj edhe kemi mbërritur sot në këtë moment dramatik, krejtësisht të paimagjinueshëm më parë për mendje të kthjellëta.

Me këtë që ka ndodhur, po të ishte në lojë fati politik i dy personazheve, të Edi Ramës dhe të Lulzim Bashës, do ta kisha patur të lehtë të thoja që kokën hëngshin me njëri-tjetrin, sepse edhe atë pak do ta kishin. Por as eksperienca, as mosha, as përgjegjësia publike nuk më lejojnë që ta mendoj qoftë për një sekondë ashtu. Shqipëria nuk u ka asnjë borxh qoftë edhe ankthin e disa ditëve për të ardhmen e vet këtyre aventurierëve.

Sepse Edi Rama, kur mendon raportin e tij me vendin dhe me shoqërinë ka parasysh vetëm Lulzim Bashën, të cilin ndoshta edhe mund ta tallë dhe ta mundë sa herë të dojë.

Ndërsa ai tjetri, kur merr i gëzuar dhe me këngë në gojë një vendim të tmerrshëm dhe të paprecedent për gjithë globin, ka parasysh tamam tamam, që po kërciti ndonjë pushkë diku në Shqipëri për këtë shkak, t’i hipë avionit e të shkojë në Holandë, ku ka të siguruar edhe shtëpinë edhe femijët e vet.

E megjithë sa kanë ndodhur, unë ende besoj se Shqipëria nuk do të digjet, edhe pse ata që kanë më shumë përgjegjësi dhe mundësi për ta dëmtuar atë, i kanë marrë në duar urat e zjarrit.

Dhe nuk e teproj aspak po të them se e vetmja shpresë që këtij vendi të mos i dalë tymi nuk jemi ne, “bijtë e shqipes së inatosur”, por janë miqtë tanë ndërkombëtarë. Të cilët me fuqinë, durimin dhe paanësinë e tyre janë të vetmit që mund të evitojnë një skenar të kobshëm, të cilit askush sot nuk mund t’ia përfytyrojë fundin.

Gjithmonë, në rast se do të kenë interes dhe përkushtim që të investohen me kapacitet të plotë në këtë ndërmarrje jo aq të lehtë për të shuar zjarrin e qëllimshëm që ne vetë i kemi vënë shtëpisë sonë.

E thotë këtë një njeri, që nuk e ka fetishizuar kurrë rolin e të huajve, jo vetëm në Shqipëri, por në çdo vend tjetër të lirë, sepse unë besoj fort që përgjegjësitë në këtë botë nuk mund të delegohen.

Ato janë për t’u mbajtur në radhë të parë nga ata që e kanë detyrim atdhetar, kushtetues, politik, moral dhe njerëzor në radhë të parë.

Lajmi i vetëm i mirë në këtë katastrofë politike, që ende përbën rrezik për shoqërinë tonë, është fakti që sistemi i kalbur politik po jep shenjat e qarta se po shkon drejt vdekjes klinike.

Por është akoma shpejt për të thënë se kjo do të përkthehet dikur në një të mirë publike për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Kaq mund të them për sot.

18 komente në “Astrit Patozi: Shqipëria s’do digjet edhe pse “bijtë e shqipes” kanë marrë në duar urat e zjarrit”

  1. buj says:

    HO MOR SE TE ERDH SHANSI… KU JE TI??? HEC SHPETOJE ME TAKUN TANI, OPURTUNIZMI IS MAGIC

    1. Emrin Sali Berisha nuk po e permend gjekundi.Sikur nuk ta nxe goja ose nuk ta mban b. te konfliktohesh me Plakun Mere.Filloje nga ai qe te besoje dikush.

  2. moni says:

    Mire flet o Patoz, po c’te bejme qe dhe ti e ke ngjyer ne te njejtin çanak si ata qe permende. Se edhe ti je nga i njejti llum qe ke shitur vende pune ne kembim te parave ne Vlore. Kjo me ben akoma dhe me te pashprese, kur shoh qe alternativa e alternatives (Bashes) je ti apo Jozefina. Kjo eshte me e hidhura.

    1. Komentuesi says:

      Ti Patozi,mos vere shenjen e barazimit midis Rames dhe Bashes,se,Basha i mere te keqen Rames.Edi Rame eshte nje kryeminister me i votuar deri sot,qe, dote thote se e do populli dha ai e do popullin.Kurse Basha me batakçilleqet e tija,kerkon tja mare pushtetin kur elektorati i tij nuk ja dha.Ate nuk e do elektorati tij dhe jo me t’a duan shqipetare per ne pushtet.Rama eshte pro me nderkombetaret,kurese Basha eshte kundra.Rame eshte per reformen ne drejtesi,Basha eshte kundra.Rama eshte per demokracin,Basha kundra.

  3. Konica USA says:

    O Patoz, gjithmone ju berishistet sperdridheni si puna e kurves, dhe pse ju vuri drune nga pd-eja,nuk keni guximin ta zini me goje,jeni te tredhur nga ai, keshtu qe nuk keni asnje te ardhme ne politik. Kujtoni ate vlonjaten qe u kthye nga Amerika me. Selamin para disa vitesh ku deklaronte se, nen udheheqjen e Saliut do demokratizonte PD -en,dini gje ku ndodhet sot.

  4. Victor says:

    Koqe kandari, ha persheshin e Saliut

  5. Po te ishte per ju shpellaret shkatrrimtar e zjarrvendes,ju e kishit rrafshuar kete vend ashtu sic keni ber per keto 30 vjet.
    Por fal nderkombetareve qe i telefonuan nje nate me pare atij burrit pa bythe dhe monika ordineres,dhe ju i ulet urat e zjarrit sa nxoret(qesharake) gardhin e freshistave para policise.
    Ju jeni te dhjere por krenar….

  6. Per te mira dhe ne dasem te kalamajve. says:

    Astrit e ke nisur gabim artikullin. Flet per dy banda kur kemi vetem nje bande. Problemi i Edit ishte si problem i nje njeriu te zakonshem qe duhej te bashkepunonte me banden per ta shkaterruar ate. Edi ne bashkepunim me Ameriken dhe Gjermanine mori vendim te rrezikshem dhe gati te pa realizushem: te shkaterrohet banda por te mos digjet Shqiperia. Ne kete kontekst ai beri leshime, marreveshje, tolerance. Ai nuk e futi Salen ne burg por i dha te drejte te fliste ne Parlament sa te donte, duke shkelur rregullat e parlamentit. Ai beri Ilirin President dhe e quajti ate dhe presidentin e PD. Ai beri marreveshje me Bashen duke i dhene edhe qeverine para zgjedhjeve. Banda e hengri karemin. Mendoi se edhe Rama eshte “banda e majte” dhe ata mund te merreshin vesh me te. Ne njerezve te zakonshem (dhe me vjen keq qe edhe ti je si ne dhe jo vizionar) rame viktime e lojes “hipokrite” te Rames. Ne populli i zakonshem e shame Ramen me soj e sorollop qe nuk e “nxorri qimen nga qulli”. Arritem deri aty si dhe ti te mendonim me naivitet qe Rama eshte ne taven e bandave. Por me sa duket Rama si amalgam pa ngjyre dhe pa shije qe eshte, i befasoi te tere. Ai nuk vodhi(te pakten nuk i ka dale gje). Ai nuk u be spiun. Ai u be qesharak per tu dhene Sales dhe shokeve te tij “material” Banda jo pak kohe harxhoi me poturet e tij, me fotografite e tij lakuriqe , etj etj. Dhe qe te mos zgjatem konkluzioni eshte qe Rama, donte apo nuk donte vet, nuk kish rruge por ta shkateronte banden sepse kjo ishte dhe ne interes te Amerikes dhe Evropes. Ata si gjitmone duan qe Shqiperine ta bejne “shembull” per vendet e tjera. Ata duan ti tregojne demokracive te reja se cfare i pret kur punojne kunder vendit te tyre, kur vjedhin, vrasin dhe plackisin si ne mall pa zot. Rama i mashtroi banditet shume keq. Erdhi koha e quajtur “reforma ne drejtesi”, kur banditet me ne fund e kuptuan se Rama ua kish futur. Bene dhe cnuk bene kunder Rames. Sala bile beri thirje qe Rames it jepnin plumbin ballit. Po tashme ishte vone. Kur e pa veten te rrethuar dhe pa shpetim, banda beri veprimin e kamikazit budalla. Menduan te hedhin veten ne ere per te vrare Ramen dhe bashk me te dhe Shqiperine. Banda do e niste nga e para ku miqte e rinj te saj do ishte Putini dhe Serbia. E mendua thelle, por llogaria su doli mire. Sic duket kamikazet i eksploduan brazat me dinamite ne “shkretetire” dhe vrane vetem veten! Shqiperise i hengren mutin! Aq sa nuk e kam kuptuar Ramen, aq po mendoj qe eshte treguar DHJAK. Bravo Rama per kete loje! Te uroj qe te arrish sukses, megjithese te urrej per vonesen.

    1. Nje qytetar says:

      Brilant komenti i mesiperm !

  7. irma says:

    Irma
    Të kemi provuar edhe ty. Nuk ke shumë këllqe. Do bythë të forta atdheu, patriotizmi nuk bëhet me llapa-llapa!

  8. irma says:

    Irma
    E bëri Skënder Gjinushi partinë plot me intelektualë të ndershëm, po ku e lanë këto të pa aftët. Shiko ku jemi tani. Ecin gjoja në rrugën e demokracisë si ai i dehuri që i duhet të bëjë më shumë rrugë anash.

  9. Selimi says:

    Z. Patozi, se mos ben gabim dhe thua se hunjte me zjarr i ka marre Sali Berisha dhe po perpiqet te ridjege Shqiperine si me 1997, 1998 dhe me 21 janar 2011 ku vrau nja kater shqiptare! Mos e thuaj kete ne asnje menyre se te tredh Ai Burri.

    Luli, ky kundershtari yt politik, eshte mashe, kukull,
    Idete dhe levizjet jane te Sali Berishes.

  10. pjeter says:

    Ti je nje burracak i pandreqshem, ti i bie rreth e perqark Saliut por asnjehere nuk e permend ate, une cuditem si nuk ka nje gazetar gjithe keto kohe tja thote ne sy ketij ?gjithe bota e di qe Lulezim Basha eshte zero per nga vendim marrja, qe c’do gje leviz prej Saliut, ky vazhdon te Godase Lulin me shprese se mos tutet ndopak Sali beu. O Patos mavrija, ne qofte se me te vertet ju e donit kete vend, ishit bere promotor kohe me pare per te organizuar strukturalisht PD-ne. ku sot nuk do ta kishiT problem te kerkonit voten e shqiptareve, dhe ta kishit ate, por ju vetem debate shterpe bete gjithe kohen, edhe pse duhet tu japim hakun per ate mini rrebelim ,qe bete te mundur mos deshtimin e votimieve kryesore ne parlament, gje qe ju kushtoi ndeshkimin e patriarkates se partise. Lere lulin rehat, merru me strumbullarin e gjith gjyllurdive qe pesuan pd-ja dhe gjith shqiptaret.

  11. Te mesojme shqip pastaj te bejme shkrime says:

    Jo “urat”, por “urët” e zjarrit. Pse e perdor udheheqesi yt Sali ashtu nuk do te thote se ashtu duhet te jete.
    Se po te vazhdonim keshtu shumesin e fjales “pune” do ta benim “punat” , udhe- do te behej udhat e rruge do te bente shumesin rrugat.
    (Autori si dhe dhe Saliu sic duket e ka shqipen gjuhe te dyte e jo gjuhe te nenes).

  12. Atlantic says:

    Astrit, you lost your credibility since you never denounced your boss , The Godfather Sali Berisha you know and I know and everyone know who is the real boss and the head of the criminal family…?!?!

  13. Flutura says:

    Komenti i mesiperm perfekt ?

  14. marjani says:

    prezantimin per te shitur artikuj e paske shume mire ,por po te largosh nga vetja egon politike qe te gerryen dhe naten ne gjume mund ta kthesh ne biznes te dobishem vetem me nje kusht duke qene realist ZOTI RAMA takimin e 17 majit e beri per te djathtet pachka se jane stupid

  15. Petrit says:

    Nuk te shpeton nga pergjegjesia as ty Z.Patozi largimi i grupit parlamentar te PD nga parlamenti.
    Nuk u be per nje dite PD ne kete gjendje .
    PD eshte force politike distruktive dhe e pa organizuar,pa organizata,seksjone , grup seksjone,njesi administrative e ku di une cfar.
    Edhe kur ke qene zotrote kesht ka qene PD..e vetjma forme per tu regulluar eshte shkrirja e saj perfundimtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje