Opozitë e re në Kuvend? Salianji i KQZ-së: Partitë nën pragun e 3% nuk gëzojnë mandatet e “djegura”

22 Shkurt 2019, 20:42Politika TEMA

Opozita dorëzoi dje zyrtarisht mandatet pranë kryesisë së kuvendit dhe beteja e ardhshme pritet të zhvillohet në komisionin qendror të zgjedhjeve.

Por cili do të jetë fati i 56 mandateve të dorëzuara deri në këtë moment?

Për ta shteruar teknikisht si edhe nga ana ligjore çështjen e dorëzimit të mandateve nga ana e opozitës në studiot e A2 ishin të pranishëm  z. Kristaq Kume, ish- kryetar i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe Eridian Salianji,  përfaqësues ligjor i PS-së në KQZ.

Përtej pjesës teknike të dorëzimit të mandatit, ku për Kumen akti i përcjelljes së kërkesave në KQZ përbën “ akt normal”  të Kuvendit, ngërçi i vërtetë është përgjigja e pyetjes: Çfarë do të ndodhë më e vonë?

Sipas Salianjit socialist, kur të hyje në lojë KQZ-ja, do të ketë të bëje me një situatë “ekstra zgjedhore dhe ekstra demokratike”  ku “ata që e kanë nisur këtë betejë  nuk e di a e kanë idenë sesi vazhdon”.

Për përfaqësuesin e PS-së në KQZ, procesi mund të jetë i gjatë, dhe jep shembullin e Qarkut të Tiranës, ku është e qartë se mandatet e Partisë Demokratike  do t’i shkojnë përsëri atyre, por “ do të paraqitet një listë me 12 deputetë që do të pyeten nga Kuvendi, lista po u refuzua do të shkojë në KQZ, dhe do të kalojnë 30 ditë vetëm për këtë listë” , dhe më pas do të vijë lista e dytë, e tretë deri në shterim të listës.

Ndërkohë, disa eksponentë të partive të vogla që nuk përfaqësohen në Parlament, si Libra ose Sfida, kanë pretenduar që mandatet mund t’i kalojnë atyre, por Salianji e mohon këtë mundësi.

“Ligji e ka përcaktuar qartë që për të marrë mandatin duhet kaluar pragun e 3%”.

PDIU është partia e vetme që e ka kaluar këtë prag në disa Qarqe, por gjithsesi ajo nuk është në koalicionin opozitar.

Ndërkohë që për këtë parti do të diskutohet në KQZ, Salianji është i qartë që “partitë që nuk e kanë kaluar këtë prag nuk mund të pretendojnë për mandate”.

Kume e komenton këtë fakt duke nënvizuar se “ ligjvënësi nuk i ka parashikuar të gjitha rastet, pra nuk ka bërë një punë të mirë”.

Për të mundësitë janë dy, o një ekzekutiv që qeveris me numrat që ka, ose ka zgjedhe të parakohshme, që sipas tij mund të verifikohet vetëm në qoftë se kërkesës së opozitës i bashkohet kërkesa e popullit, me një krizë shoqërore” që mund të shpaloset  jashtë sallës kuvendore.

Një proces i rrezikshëm sipas Salianjit, sepse “proceset politike nuk mund të vinë të imponuara”.

4 komente në “Opozitë e re në Kuvend? Salianji i KQZ-së: Partitë nën pragun e 3% nuk gëzojnë mandatet e “djegura””

  1. HAMBURG says:

    Me falni Po OPOZITA nuk ka dorezuar mandatet dhe po genjen gjithe popullin shqiptar. PD letrat per dorezimin e mandatit te deputetit i ka pa DATE te shenuar, ndersa LSI e ka te shenuar DATEN ne 20.04.2019 qe i bie ne prill. Keto PD+LSI MBANI MEND KUR TE KTHEHEN NE PARLAMENT .

  2. saliu kuqo aliu says:

    Le te hane arapashin e socialisteve te gatuar me mut haleje, se jane mesuar te han arapash te perzier me mut i halese te socialisteve, tu beje mire dhe shendet.

  3. Toni says:

    Keto PD + LSI sic duket e kane menduar shume mire si do shkoj kjo pune. Rama ka ngelur me gisht ne goje. Mjaft vodhi Rama arroganti. I doli era. Ti hapi rruge dikujt tjeter ne PS per kryeminister. Mjaft eshte mjaft!!!

  4. ppa says:

    Varianti i Kumes, intelektual butak, perputhet me variantin e pd….dmth- kriza shoqerore do percaktoje zgjidhjen…por si…? Butaku nuk e vazhdon dot aresyetimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje