Zëvendës ambasadori i OSBE-së në Shqipëri në një bisedë me të rinjtë në Shkodër ka folur rreth situatës politike në vend .
Ai eshte shprehur se shitblerjaa e votes ne vend eshte bere nga te gjitha partite, por kjo nuk e ndryshon dot rezultatin e zgjedhjeve.
Mesa duket duke patur parasysh opoziten dhe sulmet e sajj, ai thekson se ne Shqiperi politika ben akuza jashte realitetit dhe se të ashtuquajturat skandalet në Shqipëri nuk janë unike. Janë të njëjtë me Europën Perëndimore, SHBA etj.
Reagimi i plote:
“Rama i patrazuar nga protesta e opozitës. Foli për kërpudhën dhe drekonte në bregdet. Unë e kam parë më shumë të shqetësuar dhe gati për dialog gjatë protestave të studentëve.
Ka patur probleme me shitblerjen e votës: Po! A mund të ndryshonin këto rezultatin e zgjedhjeve: Jo! A është vetëm një subjekt me këto probleme: Jo! Votuesit kanë patur mundësi për të shprehur zgjedhjen e tyre, pasi e kanë vetë në dorë. Ndoshta për dike 50 lek janë mjaftueshëm, por nuk i blen vetëm një subjekt.
Gjatë protestës së të shtunës opozita ishte vetë përgjegjëse. Unë kritikoj përgjegjësit. Ne kemi presion pasi kërkojmë stabilitet. Të ashtuquajturat skandalet në Shqipëri nuk janë unike. Janë të njëjtë me Europën Perëndimore, SHBA etj. Kur shoh diçka të keqe në Shqipëri mund të them që 3 here me të keqe e shoh në Angli.
Dallimi është retorika politike në Shqipëri ka arritur jashtë realiteti. Politikanët këtu i thonë njeri tjetrit gjera që do i rrezikonin lirinë si vepër penale. Drejtësia dhe media nuk po ofron mbrojtje”, deklaroi Wilton.
Zotëri ju keni të drejtë. Por kultura e thënies të çdo marrëzie dhe të pavërtete, thjesht për të denigruar kundërshtarin dhe shkatrruar shpresën, janë ngritur në sistem në këtë vënd. Ajo që shqetson çdo njeri normal, qëndron në faktin, se drejtësia këtu,edhe kur fare hapur e sheh se kush janë shkaktarë të këtyre zallamahive, nuk merret të dënojë frymëzuesit e kësaj situate, por fut në burg veglat që përdoren për të kryer ligësitë, njerëz të thjeshtë dhe hallemëdhenj. Kjo është njëlloj sikur të dënosh shatin, pse preu një bimë gjatë prashitjes dhe jo përdoruesin e shatit. Vetëm nëse do të viheshin përpara drejtësisë ata që frymëzojnë turmat për të shkelur ligjet, vetëm atëhere kishim për të parë rezultate domethënëse në të mirë të jetës politike në këtë vënd.
Komplimente për shqipen!
I qartë si askush, me fakte reale tregon të vërtetën, pa lënë asnjë ekuivok. Krejtësisht pa gjuhë diplomatike.
Të tillë diplomate na shërbejnë në këtë moment historik.
Flm!