Nga Elisa Spiropali
Dje, kolegu Myslym Murrizi e përmblodhi në një fjali të gjithë thelbin e logoresë së ish-kolegëve opozitarë: U nisën të rrëzojnë Ramën dhe më rrëzuan mua!
Për të vajtuar me kujë e për të qeshur me lot, ky teatër i madh dëshpërimi nga pafuqia për të fituar zgjedhjet e radhës dhe frikë nga pjella e mallkuar e reformës në drejtësi, prokuroria speciale antikorrupsion! E cila pasi u del ne ëndërr qyshse u detyruan të votojnë reformën, u është bërë hije tani që i erdhi ora te lindë prej vërteti.
Dëshpërimi e frika, e nxorrën përfundimisht jashtë kontrolli lidershipin opozitar dhe jashtë parlamenti pa kthim grupin tonë kundershtar. Pasi bëri vertikalen dhe horizontalen, për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve te shkuara, Lulzim Basha s’kishte më asnjë mundësi të justifikonte atë të zgjedhjeve që vijnë. Kjo bashkë me plakun vizëhequr, që jep shpirt po nga zakoni i vjetër i zjarrvënësit dorë nuk heq, u bënë shkopi dhe baruti i shkrepses që dogji partinë qe solli parlamentarizmin ne Shqipëri.
Dhe si për talljen e madhe te universit, zjarrit të deputetëve të djegur i shpëtoi një deputet i vetëm, të cilin deri dje e njihnin zgjedhësit e tij në Lushnjë dhe kontributorët e partisë demokratike, ndërsa sot është në sytë e tërë shqiptarëve mishërimi më kuptimplotë i të vërtetës së kësaj tragjikomedie politike. E cila luhet në emër të popullit, po është vënë në skenë nga ata që këtij populli i kanë bërë qindin kur kanë pasur pushtetin dhe i kanë dendur me baltë sytë e veshët, kur e kanë humbur atë.
Patjetër që nuk është një e mirë për demokracinë e për parlamentarizmin arratia e plakut me djalin dhe krushqit e kunatit nga detyra e deputetit. Por jo vetem s’është fundi i botës, po mund të jetë mundësia e madhe e pastrimit të politikës nga kasta e një partie që lindi si alternativa demokratike e Shqipërisë dhe sot vjen vërdallë si fantazma e rrëmujës dhe shkatërrimit të Shqipërisë.
Sidoqoftë është vetëm një fantazëm, e cila i bën dëm imazhit të vendit me kërcënimet e vërdallosjet e saj, po nuk e merr dot më peng vendin. U bën dëm atyre që jetojnë me punë e që duan qetësi, jo tym e rrëmujë, po nuk i kthen dot më në kohën e mbylljes së qepenave nga rënia e ligjit. U bën dëm familjeve pa dallim bindjesh e simpatish politike, që mbi çdo parti e mbi çdo gjë tjetër, duan sigurinë, po përtej sekëlldisë që i krijojnë njeriut normal çjerrjet e plakut anormal, të djalit antinormal dhe të shoqes paranormale, s’ka shans për kthim mbrapa.
Lulzim Basha vendosi të hidhej në humnerën e tradhëtisë së votuesve të PD, duke marrë me vete tërë partinë për të justifikuar humbjen e radhës e ruajtur çelësat e kashtës! Saliu i dha të shtyrën e fundit me shpresën e dëshpëruar se duke bërë kurban partinë, do të ndalë drejtësinë të vijë drejt tij dhe atyre rrotull e poshtë tij!
Monika u vajti pas megjithë shansin për të gjithë, duke shpresuar se këtë ekzil në humnerë e shkroi një dorë hyjnore nga qielli dhe jo dora e plakut të marrë. I cili nënshkroi tamam në 20 shkurt, plot 28 vjet nga shembja e shtatores se Enverit, ikjen e bustit të tij uroj pa kthim nga skena e kuvendit te Shqipërisë.
I vetmi që mbeti, është Myslym Murrizi. Si për të mos lënë askënd të dyshojë se e gjithe kjo nuk është drama e Shqipërisë apo e shqiptarëve, po tragjikomedia e një force të shterruar moralisht e mendërisht, që s’mund të kishte fund më të denjë se ky, në kthetrat e një të marri të marrë fund.
Faleminderit zj.Elisa.Te lumte! Ua bere mire qenerve,we na moren jeten ne keto afro 30 vjet.Meriton gjithe respektin tim.
O zot…spiropalja e doganes eshte ministre ne qeveri. Ka fytyre me antipatike se kjo ndrikull?
Bravo Spiropali! Je inteligjente dhe simpatike.Te marçin te keqen ata qe te shajne.Sharjet i kane per vehte ata. Ju jini nje intelektuale qe e meritoni postin e ministres,dhe suksese.Shkrimin qe ke bere,eshte shume i mire dhe i qart.Pd-ke dhe leshelia kane mare tatpjeten,por me e keqja eshte se ata nuk po e shikojne vehten se ne cilin perrua po bjene.Jane verbuar.Puna dhe qeverisja e mire e qeverise se Edi Rames,u ka erresuar mendjen dhe flasin perçart.Berisha dhe Basha kane kaluar ne ekstaz,qe vetem ne paviaonin e peste te psikopateve mund te sherohen.Por ama Deputeti Murrizi ja plasi bomben ne dore.Bravo i qoft,qenka demokrat me zemer dhe trim.Urime dhe respekt zonja Spiropali.
Eh si birbil flet njeriu pasi ka punuar ca kohe ne dogana. Shpresoj qe te mos i gezosh ato milionat qe vodhe.
Nuk ka pse te shkruani artikuj dhe te beni anatema . lereni Myslim Murrizi te flasi . Ai eshte jo vetem I besuar nga kushdo , por I artikulon faktet shume mire . Zgalem
Bravo tema, tregon se nukka problem te baxhkebizedoje me hajdutet si puna e Elises
Artemis quhej (ishte vajze) perendesha Pellazge e cila me shigjeten e saj ndeshkonte njerzit qe shkelnin moralin dhe parimet e asaj kohe. Elisa vazhdo ndeshko me fjalen tende keta perdhunues te demokracis, keta antishqiptare dhe antinjerzore qe vetem keq dine te bejne. Le te behet fjala jote nje shigjete ndeshkuese kunder armiqve te atdheut ne kete moment historik. Ti mundesh…
Edhe Artemis vidhte?!
Zoti Mero, eshte jo fisnike ti japesh hapsire per te folur nje hajduteje nje jave pasi eshte zbukuar vjedhja.
Bravo trimereshe! Mos u tut!
Kosokar je ti Anton?
Mos u tut Elisa, vazhdo grabitjen e ketij populli skllav.
Thuhet bukur vetem ne italisht. Kjo eshte “faccia tosta”.
Ej, Tema, cfare beni ? Socialiste kemi dhe ne po kjo eshte hajdute.akma su tha boja e vjedhjes familjare ne Fier.
Kj vjedh dhe mban fjalime, mban fjalima e vjedh.
Elisa ,je fantastike,
Ti vidh karvani ecen perpara dhe qente (populli) jane pa buke.
Kjo rshte ajo qe e ka canten sa rroga ime vjetore
Me pelqen kjo vajze.
I shkon vjedhja,
Poshte jo hajdutet,rrofte Elisa rrofte vjedhja.
Zoti Baze,te lexoj cdo dite dhe nuk e pres prej jush te beni publicitet per nje hajdute dhe demostruese luksi.
Amani, ju lutem. Mos e nxirrni me kete shemtiren e abuzuar, se po na neverisni edhe grate tona. Tani po e kuptoj pse ka kaq pederaste ne PS. Po te shohesh perdite nje surrat si puna e kesaj, te neveriten femrat dhe meshkujt te duken te bukur.
@ladi
…Cfare mendimi ke per shalngjiturit PeDe-ra te SHQUP-it duke filluar nga Lulezimja, Gazmentja, Salianja…apo keta jane pasiv e nuk bejne dem?
TEMA ESHTE BERE ME KURVE SE ELISA.
Shpifje dhe vetem shpifje nga plera i viçi doli për të ulur të tjerët. Krimi ka një emër SALI
Elises rruajini lesht dhe beni nje corbe te mire per darke..dhe ju befte helm juve qe doni destabilizim te vendit,qorra,sylesh dhe tru shpelare!
Forca Elisa je njish!