Carlo Bollino: Kurthi i opozitës si minë me sahat dhe rreziku i '96-ës

23 Shkurt 2019, 17:21Politika TEMA

Nga Carlo Bollino

Vendimi i opozitës për të djegur në masë të gjitha mandatet parlamentare është një zgjedhje politike pa precedent, deri aty sa që as Kushtetuta nuk parashikon një zgjidhje të qartë për një rast si ky. Është pikërisht në këtë boshllëk të Kushtetutës dhe duke përfituar nga mungesa (momentale) e një Gjykate Kushtetuese, e cila mund të ndihmonte të plotësohej, që fshihet kurthi i përgatitur nga opozita, si një minë me sahat që ende nuk ka shpërthyer. Në fakt, Kushtetuta kufizohet të parashikojë që Parlamenti përbëhet nga 140 deputetë, por nuk shpjegon se çfarë ndodh nëse 57 deputetë në një ditë të vetme vendosin të japin doëheqjen.

Ajo që ndodhi në Shqipëri nuk do të kishte mundur të ndodhte në vende të tjera. Në Itali, për shembull, është në fuqi që nga viti 1957 një dekret i presidentit të Republikës, që ia nënshtron dorëheqjen e parlamentarëve votimit në Parlament: praktikisht, për t’u dorëhequr, një deputet duhet t’i kërkojë leje shumicës së deputetëve. Një akt respekti ndaj Parlamentit, ndaj zgjedhësve të cilëve u ka kërkuar votën dhe ndaj vendit.

Por ajo çka parashikon ligji shqiptar është krejtësisht e pamjaftueshme për të zgjidhur problemin, pasi kufizohet në sugjerimin që, në rast dorëheqjeje, emërohet i pari në listë nga ata që nuk u zgjodhën. Operacion i thjeshtë në rastin kur dorëheqjen e jep një deputet i vetëm, por tmerrësisht i ndërlikuar kur ata që dorëhiqen janë shumë dhe sidomos kur partitë u kanë dhënë urdhër të gjithë pjesëtarëve të listës të refuzojnë propozimin e mandatit. Aktualisht, KQZ po përgatitet të kontaktojë 147 kandidatë të regjistruar në listën e PD dhe 128 të regjistruar në atë të LSI, të cilët nuk u zgjodhën në zgjedhjet e 2017-ës, për të kuptuar se sa nga ata do të pranojnë të bëhen deputetë. Një pyetje në vetvete paradoksale në një demokraci moderne, po të mendosh se ata 279 kandidatë dikur zgjodhën vetë të ishin pjesë të listave pikerisht me shpresën se do të bëheshin deputetë.

Në përfundim të këtyre konsultimeve, do të bëhen llogaritë për të kuptuar se sa do të kenë pranuar të mos u binden partive dhe të pranojnë mandatin, megjithëse nuk duket e mundur që numri i tyre të mjaftojë të plotësojë kufirin kushtetues prej 140 deputetësh në sallë. Në rast se numri i vendeve që do të mbeten bosh në sallë do të jetë sërish shumë i lartë (sikurse shpresojnë Luli dhe Monika), këtu nis kurthi. KQZ (në krye të të cilit gjithnjë është Klement Zguri, i propozuar në maj 2017 nga Partia Demokratike) mund të vendoste ta interpretonte në mënyrë ekstensive ligjin për zëvendësimin e të dorëhequrve dhe të fillonte t’u ofronte mandatet e lëna të lira partive të tjera, të cilat në vitin 2017 kaluan pragun e 3% (janë, në fakt, të vetmet që kanë të drejtë të hyjnë në Parlament). Problemi është që, veç rasteve sporadike dhe lokale, asnjë parti tjetër nuk ka arritur kuorumin, me përjashtim të Partisë Socialiste. Si rrjedhojë, ekziston rreziku që, në rast se Edi Rama nuk parashikon të marrë kundër-masa, duke ua ndaluar kandidatëve të tij të pranojnë mandatin, Parlamenti do të mbushet nga ana e KQZ me dhjetëra deputetë socialistë të rinj. Krijimi i një Parlamenti de facto monoparti faktikisht do të ishte triumfi i planit të opozitës dhe konfirmim i aspiratave totalitare, që PD dhe LSI i atribuojnë Ramës.

Për qeverinë në pushtet ky duket skenari më i keq i mundshëm, që do të sillte në mendje atë çka doli nga zgjedhjet e 1996-ës, kur tërheqja e komisionerëve socialistë gjatë votimeve (në formë proteste për manipulimet që bëri Berisha) solli një fitore aq të madhe të Partisë Demokratike, sa ta diskreditonte krejtësisht Parlamentin e ri dhe partinë që e dominonte. Për t’u mbajtur mend është shpjegimi i një lideri të PD, i cili pranoi se “në fakt, pas tërheqjes së komisionerëve të opozitës, djemtë tanë e ekzagjeruan pak me votat”. Si të thuash se të vjedhësh votën ishte e ligjshme, por nuk duhej ekzagjeruar.

Për të shmangur kurthin, mbetet një rrugë e vetme: mazhoranca të ruajë numrin aktual të deputetëve (pa bërë të njejtën gafë, me babëzi të panevojshme, që bëri Berisha më 1996) dhe punimet e Parlamentit të vazhdojnë me ata pak që mbeten nga opozita, në pritje që një autoritet i tretë (si psh Komisioni i Venecies, në mungesë të përkohshme të Gjykatës Kushtetuese) të sqarojë nëse një Parlament me më pak se 140 deputetë është apo jo i ligjshëm. Në rast se përgjigja do të ishte negative, nuk do të kishte rrugë tjetër veç të shpërndahej Parlamenti dhe të shkohej në zgjedhje të parakohshme, por pa qeveri teknike dhe me Edi Ramën në detyrë si kryeministër, pra me kushte shumë larg objektivit që kërkonte të arrinte opozita.

Në këtë pikë, Partia Demokratike mund të kërcënonte prape se do të bojkotonte zgjedhjet por vendimi edhe një herë do t’u kthehej arbitrave ndërkombëtarë, asnjë prej të cilëve deri tani nuk ka shprehur asnjë lloj mbështetjeje për zgjedhjen e sabotimit të vendosur nga Berisha, Basha dhe Kryemadhi. Ndërkohë, politika do të merrte shkas nga kjo krizë për të ndryshuar dhe forca të reja alternative do të mund të zbrisnin më në fund në fushë. Në fund të fundit, në vitet ’90 asnjë italian nuk mund të imagjinonte që, pas 45 vjetësh, të zhdukej pa pritur nga Parlamenti një parti si Demokracia Kristiane, e shpërbërë ndërkohë nga hetimet e prokurorisë. Apo që në në Italinë e vitit 2017 mund të bëhej pakicë e papërfillshme Partia Demokratike e Renzi-t dhe PDL e Berlusconi-t, të shkrira nga paaftësia dhe nga zgjedhjet vetëvrasëse të liderëve të tyre.(shqiptarja.com)

28 komente në “Carlo Bollino: Kurthi i opozitës si minë me sahat dhe rreziku i ’96-ës”

  1. Andi says:

    Thanks, për sqarimin !?

    1. Bureto says:

      Vetëm se krahasimi i sotëm me votimet e 26 majit 1996 nuk qëndron. PS u tërhoq në proces zgjedhor, kur konstatoi vjedhjen masive të votave, ashtu siç në të vërtetë ishte. Aty PD futi për herë të parë, kancerin e zgjedhjeve në Shqipëri, manipulimin e procesit.
      Kjo e sotmja ndodh dy vjet mbasi procesi ka mbaruar, certifikuar unanimisht nga KQZ, ku kryetari ishte i tyre, si dhe nga OSBE-ODIHR. Ndërkohë PD dhe LSI nuk kanë bërë asnjë ankesë, as në KQZ dhe as në Kolegjin Zgjedhor, pra i kanë njohur ato.
      Pretendimet se janë blerë votat në 2017, pra mbas pilafit, janë alibia më e shpifur, sidomos nga LSI, që si mjeshtre e blerjes së votls, këto vitet e fundit, ia ka kaluar dhe nënës PD, për këto punë. Lënia e mandateve është pretekst për të shkaktuar krizë. Arsyet se pse, i di shumica e popullit, i dinë dhe ndërkombëtarët. Megjithatë marrëzia dhe ligësia e ideatorit të krizave dhe ‘revolucioneve’ ka emrin Berishë. Të tjerët janë zagarlwëi shkojnë pas. Veçse nuk duhet të harrojnë se i mbyturi të mbyt. Koha do ta provojë dhe këtë.

  2. ????? says:

    Ti rrofsh o BOLLINO , por si do të jetë puna,
    nuk do të lejojē Amerika protusët në shqipëri .
    Shqipëtarët , janë kombi më prosmerikan në botë .

  3. Lab says:

    Carlo?! Ti mangiaspaghetti, ti shitesh per mje pjate pasta mor rrush,
    Kemi pak konet shqiptare te politikes po na duhen konet e importuara? Ik o Carlo, ik se te ka dale boja!

    1. ashtu posi! says:

      O Lab,qarimet e Bolinos duhen pa tjetër se opozita është mbushur me k….a impotentë,dhe l….e që i mbështesin.Ja kështu si puna jote.

      1. Zagali says:

        Labi na ngrenç ate qe nuk thuhet.

    2. bamja says:

      Jo o Lab, eshte Carlo me shqiptar se ty. Nuk te vjen pak zor qe s’kupton ate qe thote gazetari? Apo kur s’mbush s’mbush, shaje dhe nga spageti se aty eshte problemi o qyp.

  4. Artibr says:

    Ne fakte quhet bojkot se kushtetuta nuk e parashikon kete dorheqeje te organizuar ne dem te parlamentit qe duhen ndeshkuar disiplinor megjithate shumica eshte e mund te vazhdoj punen nuk ka bllokim te qeveris keshtu ka ber saliu kur iku lsi vazhdoj qeverisi me dp te ps kur se ky ka 78 dp .

  5. katarakti says:

    Per mua eshte shume e thjeshte. Parlamenti duhet te vazhdoje te funksionoje me 74 deputetet e shumices dhe 10 deputetet e opozites qe ende nuk jane dorehequr. Asnje lloj paniku. Iken, rruga e mbare! Asnje negociate, asnje marreveshje! Dhe asnje perpjekje nga shumica per t’i zevendesuar deputetet e vetlarguar me kukulla qe t’i zevendesojne ata. Po te doje opozita le te paraqese deputetet zevendesues, por ky nuk eshte problemi i shumices. Gracka eshte qe shumica te çoroditet dhe te filloje makinacionet per te zevendesuar deputetet e vetlarguar. Kjo do e bente qesharak Kuvendin dhe do humbiste kredibilitetin ne popull. Siç thashe ne fillim: Iket?! Rruga mbare ju qofte. Kaq.Asnje perpjekje per te mbuluar mutin me shurre!

  6. BUnkeristi says:

    Carlo ka ballin e vet ju beni derr derr! Po te fla ndryshe ahkojne per lesh Bunkart 1 dhe 2! Po tv raport tv e carlo berluskonit a e dini si perfundon nga pushtwti qe po i ben fresk carlo pokeristi!?!! Lereni dhe luptojeni Carlo italianianin rdhr pse vejn nga zona e Ndrageres!

    1. Plotja says:

      Po mire o derr bunkerist pse Carlo italjani per vete i ka marre Bunkartet? I ka bere kulltuqe e Vila si Saliu e Monika jote more derr i zi? I ka cuar femijet e Tija me miliona neper lukse si Shkelzen e ata te Likes? Aty i ka bere Bunkeret muze qe te njohin njerezit historine e shqiperise o faqezi qe s’late njeri me vlere e patriot pa sulmuar o majmun.

  7. Rezi says:

    Analize perfekte,,,
    E rithem qe neve perveç nja 2 kokrrave (qe jane objektiv si Minxhozi psh) nuk kemi gazetare te ketij niveli…duhet te vijne Italianet te bejne gazetari!!!!

  8. magjistari says:

    Ka edhe zgjidhje te tjera: Fqinjet tane jane shembull domethenes: As Zaevi as Cipras nuk i kishin votat e nevojeshme per votimin e emrit te Maqedonise se veriut por ustai i madh nuk kishte qejf qe per 5-6 vota te qelbura Maqedonija e veriut mos shkonte ne NATO por te PUTINI. U deshen disa telefonata miqesore dhe çdo gje o be o.k Tani parlamenti ka afersisht 80 deputete. Me disa biseda te thjeshta ose premtimin e USA se mund te behen brenda nates teroriste nje pjese e mire e deputeteve do preferonin mos shkonin pas doktorit duke ditur se kush shkon pas brumbullit perfundon ne hale
    Kur te behen 84 apo90 i vjen rradha SPAK kur fillon vallja e REÇIT. Keshtu do behet.

  9. lesh e li says:

    Ky eshte ndryshim I rregullave te lojes; po ika une te ikesh edhe ti. U largua opozita, te largohet dhe pozita. A e thote kushtetuta kete: Jo. Atehere kush te doje le te rrije, kush nuk do le te iki. Ndryshimi mes dy paleve eshte pergjegjsia per te qeverisur. Eshte si ne nje ndeshje futbolli. C’duhet te beje nje ekip futbolli nese lojtaret e stolit braktisin fushen? Ata te formacionit do vazhdojne lojen, patjeter.

  10. Realisti says:

    FALEMINDERIT Z.BOLINO!!
    BERISHA. BASHA DHE METAT BASHKEPUNOJNE ME RUSINE E PUTINIT.
    REGJIA ESHTE ALLA. PUTIN.
    SHQIPERIA NE RREZIK …PO QE SE LIHET NE KURTHIN E PUTINIT
    AMERIKA E EUROPA . SIDOMOS GJERMANIA DUHET TE NDIHMOJNE EDI RAMEN.
    TE DENOJNE QARTE SALI BERISHEN.
    TA FUSIN NE BURG.

  11. drini says:

    Me i miri absolutisht. Me fat Shqiperia qe ka nje njeri si ju e nje mik si ju z. Karlo. Kush do te kuptoje, ju lecon dhe ju kupton

  12. Kozmos says:

    Bravo Bolino ! Nje analize te perkryer per situaten shume te komplikuar , qe ka krijuar opozita jone tekanjoze dhe e pacipe , me politkanet e saj teper idiot, qe vetem probleme i ka sjell kesaj Shqiperie .

  13. Koba says:

    Nje zgjidhje eshte Verdikti per te patur vetem 100 deputete ne Parlamentin shqiptar dhe ne kete menyre Edepsezat e Politikes antishqiptare do te mbeten me gisht ne “SUME”

  14. 1 says:

    I vetmi gazetar shqiptar qe e meriton te quhet GAZETAR

  15. Besa says:

    Çika e Azemit NUK eshte rastesisht në Amerike. Kur të kthehet, jo vetem qe nuk do pranoje të dorezoje mandatin, por do mbledhe me vete 20-30 deputete nga listat shtese të pd

  16. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Xhemol Bolino ne 96? dije Shqip asaj kohe ti sinjor Molo Bolino?

  17. Oqeani Paqesor says:

    Carlo I njeh mire shqiptaret dhe problemet e tyre. Ai eshte gazetari me I paanshem atje, dhe I bie kokes atyre horrave. I pate si qeshnin (Shehu, Lili etj) kur komunikuan djegjen e mandateve para PDs? ATA Jane nje tufe horrash dhe mjere ATA we I shkojne ng pas!

  18. Kritiku pa kritika says:

    Zoti BUnkart, meso shqip me pare, pastaj na parshtro pikpamjet e tua per çeshtjen ne fjale. Nuk e di, mund te kesh te drejte, por me vrafte zoti ne te kuptova.

  19. realisti says:

    Karlo duhet lexuar pse e njeh mire , me mire se ne Italine , qe dote thote demokracine perendimore ku prej kohesh ben pjese edhe Italia. Keta te opozites shpesh i referohen thenies “qe nuk te le bota” se shkelen rregullat e demokracise . Karlo po shpjegon qe nuk ka asnje shkelje, qe kuvendi vazhdon veprimtarine edhe pas shkrirjes se nje partie te tere qofte kjo edhe me e madhja e opozites

  20. Malkim kush e dha kete ide per SPAK says:

    CARLO analiza eshte perfekte,por duhet shkaku qe erdhem ne kete pike.Per kete duhet ti referohemi kronologjise se ngarjeve,qe kur u kerkua te votohej ne Parlament Reforma e Re e Drejtesise.Opozita,e ndodhur ne alarm per fazen vendimtare te organeve te reja ta drejtesise,eshte gati te beje vendin shkrumb e hi,se behet fjale per fatin personal te liderve te tyre.Une nuk e perjashtoj dhe nje largim te mundshem si Gruevski,ne rast se shpresat shkojne ne zero.Ne rast se Nderkombetaret,behen ndermjetes per nje amnisti te mundshme(qe do te jete nje goditje e dyte per popullin shqiptar) do te shohesh qe ata do te behen me te arsyeshem.Thjesht ata kerkojne pazar,qe te mos ndershkohen nga Reforma ne drejtesi.Te tjerat jane teori ,dhe hipoteza,qe mund te flasim nga mengjezi deri ne darke,qe nuk japin bereqet,por thjesht te flasim per te folur.Gjithe mediat qe u mbajne ison jane ne konflikt interesi ,se kerkojne te mos u prishet rehatia dhe burimet financiare qe i mbajne gjalle.Te vetmit te humbur nga kjo situatejane njerezit e thjeshte,qe mezi perballoijne jeten ekonomike,me ato pak te ardhura mizerabel.

  21. Jumanji says:

    Nese ka person me te paanshem e objektiv ne kete Shqiperine e sotme, ai quhet: Carlo Bollino.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje