Ekskluzive / Historia e panjohur e familjes Kasneci nga fshati Kir i Pultit të Dukagjinit e cila u persekutua në mënyrën më barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhës e dëshmuar nga 75 vjeçari Mëhill Kasneci: “Pas arratisjes së axhës Ndue në 1948-ën, forcat e Sigurimit na morrën natën nëpër dëborën kallkan dhe kur u kthyem pas tre ditësh në shtëpinë e boshatisur, motra e vogël, Lezja, vdiq nga uria dhe të ftohtit, pasi fshatarët kishin frikë me na sjellë bukë dhe tesha”
Nga Dashnor Kaloçi, TemA
“Ndërsa mua me nanën, Dranen, Katrinën e vogël tre ditëshe dhe një motër tjetër tonën, që nuk ishte më shumë se dy vjeçe, forcat e Sigurimit na morën me vete dhe duke ecur nëpër dëborë, na ndaluan në fshatin Xhan të Pultit, ku na mbajtën për disa ditë të izoluara në një shtëpi. Pas disa ditëve ne na lejuan të ktheheshim në shtëpinë tonë e cila kishte mbetur vetëm me katër muret. Nga që nuk na kishin lënë asnjë shtroje dhe mbuloje, unë me nanën dhe dy motrat e vogla, u detyruam të flinim duke u futur në pluhurin e ngrohtë të dhive diku në një cep të shtëpisë. Dy tre ditë më pas, motra jonë e vogël dy vjeçe, Lezja, vdiq nga të ftohtit dhe uria, pasi nga frika e njerëzve të Sigurimit, fshatarët e tjerë nuk vinin dot në shtëpinë tonë për të na marrë me fjetë në shtëpitë e tyre apo për të na dhanë ndonjë gjë për të ngrënë”. Njeriu që flet dhe dëshmon është 75-vjeçari Mëhill Kasneci nga fshati Kir i Pultit të Dukagjinit, i cili rrëfen të gjithë historinë e dhimbëshme se si u masakrua familja e tij nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, për arsye të arratisjes nga Shqipëria të axhës dhe babës së tij, Ndue dhe Nik Kasneci.
Familja Kasneci nga Kiri
Origjina e familjes Kasneci është nga fshati Kir i krahinës së Pultit të Dukagjinit dhe shtëpia e tyre ka qenë mjaft e dëgjuar në të gjithë atë trevë të Veriut të Shqipërisë, prej të parit të tyre, Mëhill Gjon Palit, i cili ka qenë një figurë mjaft e njohur për luftrat që ka bërë kundër forcave serbo-malazeze. Një prej atyre betejave të famëshme ku pati marrë pjesë Mëhill Gjon Pali, ka qenë ajo që njihet në histori, si: Lufta e Gurit të Kuq, ku mbetën të vrarë mjaft ushtarë serbë. Lidhur me këtë dhe qëndrimin e familjes gjatë periudhës së Monarkisë dhe pushtimit nazi-fashist të vëndit, Mëhill Kasneci dëshmon: “Që nga krijimi i shtetit shqiptar në vitin 1912, e më pas gjatë gjithë periudhës së Monarkisë së Zogut, familja jonë Kasneci nuk u përzie asnjëherë me punët e politikës, por shikoi hallin e saj për të përballuar varfërinë e tejskajshme që e kishte pllakosur atë. Aty nga viti 1943, zyra e rekrutimit e nënprefekturës së Dukagjinit, e thirri nën armë babën tonë, Nik Kasnecin, të cilin e mobilizoi në frontin e luftës me Greqinë në kufijtë jug-lindorë të vëndit. Gjatë asaj lufte, Nika u dallua për kryerjen me korrektese të detyrave ushtarake që iu ngarkuan dhe pas përfundimit të saj ai u dekorua nga Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare. Por përveç babës, Nikës, që mori pjesë në rradhët e ushtrisë, gjatë periudhës së Luftës, e gjithë familja jonë nuk u përzie fare në punët e politikës, duke mos u bashkuar as me forcat partizane dhe as me forcat nacionaliste të Ballit dhe Legalitetit. Por këtë rregull, e prishi axha jonë, Ndue Kasneci, i cili aty nga fundi i vitit 1944 dhe fillimi i vitit 1945, iku në Bjeshkët e Shoshit dhe u bashkua me forcat e major Gjergj Vatës, ish-Qarkomandantit të Shkodrës që ishte arratisur në male dhe luftonte kundër forcave komuniste, së bashku me një grup të vogël njerëzish ku ndër më besnikët kishte dy kapitenët, Mark Mala dhe Pal Thani. Pasi qëndroi disa kohë në male së bashku me ta, axha Ndue u kthye përsëri në shtëpi dhe kjo gjë shënoi edhe përplasjen e parë të familjes sonë me regjimin komunist të Enver Hoxhës”, kujton Mëhill Kasneci lidhur me të kaluarën e familjes së tij.
Arratisja e Ndue Kasnecit
Aty nga viti 1946, njërin nga vëllezërit Kasneci, Markun, e thërritën për t’u paraqitur pranë zyrës së rekrutimit të Qarkut të Shkodrës, për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Por në vënd të tij, aty u paraqit i vëllai i tij, Nduja, të cilin e mobilizuan menjëherë dhe fillimisht e caktuan në një nga
repartet e Garnizonit të Shkodrës. Lidhur me këtë dhe peripecitë që kaloi më pas Ndue Kasneci, nipi i tij, Mëhilli dëshmon: “Pasi e mbajtën disa kohë në një nga repart ushtarake të qytetit të Shkodrës, axhën Ndue e transferuan në Jugë të Shqipërisë duke e caktuar në Korpusin e Përmetit. Gjatë asaj periudhe që Nduja qëndroi në atë repart ushtarak të Përmetit, ai filloi të fliste hapur me shokët e tij, duke shprehur pakënaqësi ndaj regjimit komunist dhe forcave partizane të cilat kur kishin kaluar në zonën tonë, kishin bërë krime të shumta duke ekzekutuar njerëz të pafajshëm. Si rezultat i kësaj, axha Ndue u arrestua nga njerëzit e Sigurimit duke u akuzuar për agjitacion e propagandë. Pas kësaj Nduen e mbajtën për gati dy vjet nëpër qelitë e errta të Kalasë së Gjirokastrës ku ai u torturua në mënyrën më çnjerzore, saqë kur shkonte baba jonë, Nika, për më e pa, ata nuk ja kallzojshin duke i nxjerrë lloj-lloj justifikimesh. Pas dy vjetëve, Nduen e liruan, pasi ai përfitoi nga amnistia e gjerë që dha qeveria asokohe për të dënuarit politik që u konsideruan si viktima të Koci Xoxes. Pasi u lirue dhe erdhi në shtëpinë tonë në fshatin Kir të Pultit, axha Ndue, nuk qëndroi më shumë se dy tre javë, pasi në shkurtin e vitit 1948, së bashku me një grup të madh dukagjinasish, ai iku e kaloi kufirin shtetëror dhe doli në Jugosllavi. Në atë grup me të cilin u arratis axha Ndue, bënin pjesë dhe Gjeto Marku i Pecajt, i cili njihej si familje bajraktarësh, Vuksan Vata, si dhe Age Voci, vajza e bajraktarit të Kirit që familja jonë e kishte kojshi. I gjithë ai grup ku bënte pjesë dhe Nduja, e kaloi kufirin shtetëror në vëndin e quajtur Maja e Qafë-Pejë-Theth dhe ikja e tyre, sikurse u tha atëhere bëri një bujë shumë të madhe deri në qarqet më të larta në Tiranë”, kujton Mëhill Kasneci lidhur me arratisjen e axhës së tij, Ndue Kasnecit, në shkurtin e vitit 1948, i cili së bashku me një grup fshatarësh të tjerë nga Dukagjini kaluan kufirin shtetëror dhe dolën në Jugosllavi.
Raprezaljet e Sigurimit tek Kasnecët
Buja e madhe që bëri arratisja e grupit të dukagjinasve, i dha shkak organeve të Sigurimit të Shtetit për të kryer raprezalje të shumta në atë krahinë të thellë të Veriut të Shqipërisë. Lidhur me këtë, Mëhill Kasneci kujton: “Pa kaluar as dy-tre ditë nga arratisja e axhës Ndue, forca të shumta të Sigurimit mësynë zonën e Dukagjinit duke bërë raprezalje të mëdha nëpër të gjitha familjet e atij grupi që u arratis edhe axha jonë. Një pjesë e atyre forcave të Sigurimit, erdhën edhe në fshatin tonë në Kir, ku pasi na bastisën të gjithë shtëpinë, u sollën në mënyrën ma
shtazarake me ne që na gjetën aty dhe nanën tonë, Dranen, e cila kishte në gji motërn tonë të vogël, Katrinën, (kishte vetëm tre ditë që kishte lindur), e tërhoqën zvarrë për krahësh nëpër dëborën që kishte ngrirë kallkan. Pasi bënë një kontroll të imët nëpër të gjitha skutat e shtëpisë, ata e na i morën të gjitha plaçkat që kishim dhe e lanë shtëpinë vetëm me katër muret. Pas kësaj ata arrestuan babën tonë Nikën, së bashku me vëllanë e tij, Markun dhe të dy i morën me vete për t’i dërguar më pas në Degën e Brendëshme të Shkodrës. Ndërsa ata të dy i nisën për në Shkodër, unë me nanën, Dranen, Katrinën e vogël tre ditëshe dhe një motër tjetër tonën, (Lezen) që nuk ishte më shumë se dy vjeçe, forcat e Sigurimit na morën me vete duke ecur nëpër dëborë dhe na ndaluan në fshatin Xhan të Pultit. Aty na mbajtën për disa ditë të izoluara në një shtëpi dhe më pas na lejuan që të ktheheshim përsëri në shtëpinë tonë në Kir, e cila dukej sikur i kishte rënë flaka. Pasi u kthyem në shtëpinë tonë e cila kishte mbetur vetëm me katër muret, nga që nuk na kishin lënë asnjë shtroje dhe mbuloje, unë me nanën dhe dy motrat e vogla, u detyruam të flinim në tokë duke u futur në pluhurin e ngrohtë të dhive diku në një cep të shtëpisë. Dy tre ditë më pas, motra jonë e vogël dy vjeçe, Lezja, vdiq nga të ftohtit dhe uria, pasi nga frika e njerëzve të Sigurimit, fshatarët e tjerë nuk vinin dot në shtëpinë tonë për të na marrë me fjetë në shtëpitë e tyre apo për të na dhanë ndonjë gjë për të ngrënë, Nisur nga ajo gjëndje mjaft e vështirë ku u ndodhëm ne, dajat e mi nga fshati Gimaj i Shalës erdhën dhe më morën mua, ndërsa nana me motrën e vogël, Katrinën, qëndruan aty në shtëpi”, kujton Mëhill lidhur me raprezaljet që bëri Sigurimi i Shtetit në shtëpinë e tyre në shkurtin e vitit 1948, pas arratisjes për në Jugosllavi të axhës së tyre, Ndue Kasneci.
Arratisja e Nik Kasnecit
Babanë e Mëhill Kasnecit, Nikën, së bashku me vëllanë e tij, Markun, pas arratisjes së vëllait të tyre, Ndues, i morën nga Dega e Brendëshme e Shkodrës dhe i internuan në kampin e Kalasë së Porto-Palermos. Pasi qëndroi për tre vejt me rradhë në atë kamp, Nik Kasnecin e liruan prej andej dhe ai u kthye në shtëpinë e tij, në fshatin Kir, ku ndodhej bashkëshortja e tij, Drania, së bashku me vajzën e vogël, Katrinën. Por edhe pas lirimit nga internimi, njerëzit e Sigurimit nuk e lanë Nik Kasnecin, që të çmallej me familjen e tij. Lidhur me këtë, i biri i tij, Mëhill Kasneci dëshmon: “Pas lirimit nga kampi i Porto-Palermos, baba, Nika, erdhi në shtëpinë tonë në Kir, por
aty nuk qëndroi më shumë se një muaj e gjysëm, sepse iku dhe u arratis nga Shqipëria e doli në Jugosllavi. Pak ditë para se të arratisej, Operativi i Sigurimit i zonës sonë, Kapiten Hasan Haxhija, i kërkoi Nikës, që “të punonte për shtetin”. Por baba iu përgjigj atij duke i thënë: “Unë dhe familja jeme nuk kem punue kurrë për asnjë qeveri, as për Zogun dhe as për njeri tjetër. Prandaj në rast se më keni liruar për këtë punë, më çoni përsëri atje ku isha”, dhe ia vuri duart përpara kapitenit të Sigurimit, duke i lënë të kuptonte se ai më mirë pranonte prangat se bashkëpunimin me ta. Pas kësaj bisede, Kapiten Hasan Haxhija, i la babës të nënkuptonte se ai nuk kishte rrugë tjetër, veçëse të arratisej nga Shqipëria. Kështu, duke e parë gjëndjen e vështirë në të cilën ndodhej, baba vendosi që të arratisej edhe ai nga Shqipëria. Por kjo gjë u realizua vetëm në korrikun e vitit 1951, kur axha Mark, që ishte i arratisur në Jugosllavi, kaloi kufirin dhe veti i shtati erdhi në fshatin tonë dhe e mori babën me vete e doli përsëri në Jugosllavi. Bashkë me axhën Ndue, në grupin e tij që erdhi fshehurazi në shtëpinë tonë në Kasnec, bënin pjesë edhe Kol Sokoli nga fshati Gimaj i Shalës, Mëhill Zefi nga Micaj, Gjon Marashi nga Gimaj, Vuksan Vata, Lulash Gjoni i Xhanit dhe një tropojan që nuk ia mbaj mënd emërin. Kur erdhën me marrë babën, ata ishin të veshur si ushtarë të ndjekjes dhe qëndruan për një kohë të gjatë në një vënd të fshehtë diku afër shtëpisë sonë. Aty në atë vënd, baba u bashkua me ta dhe menjëherë i gjithë grupi u çua e iku për në drejtim të vëndit të quajtur Kodra e Kujes në Plan dhe pasi ecën për tre javë duke udhëtuar vetëm natën, kufirin e kaluan në Maja-Pejë të Thethit”, kujton 75-vjeçari Mëhill Kasneci lidhur me arratisjen e babës së tij, Nikës, në korrikun e vitit 1951.
Vrasja e Ndue Kasnecit në Dragobi
Pas arratisjes së Nik Kasnecit, në shenjë hakmarrje, të vëllait të tij, Markut, që ndodhej i internuar në Tepelenë që nga viti 1948, ia shtuan edhe për tetë vjet të tjera kohën e internimit. Ndërsa Nik Kasneci pasi fitoi statusin e azilanitit politik dhe qëndroi për disa kohë nëpër shtete të ndryshme të Europës Perendimore, më në fund iu dha e drejta për të shkuar në SHBA. Ndërsa Nika ndodhej ende nëpër kampet e emigrantëve politikë, më 16 gusht të vitit 1952, i vëllai i tij, Nduja, së bashku me tre katër vetë të tjerë, kaloi kufirin shtetëror dhe duke tentuar të futej në Grykën e Dragobisë, mbeti i rrethuar nga forcat e Sigurimit. Bashkë me Nduen, në grupin që kishte ardhur me mision të fshehtë për të parë situatën në vënd, para zbarkimit të
grupeve parashutiste, bënin pjesë dhe Ndue Noshi nga Mërturi, si dhe një tjetër nga Komuna e Komanit. Ata të tre luftuan për gjithë natën deri sa mbetën të vrarë nga plumbat u ushtarëve të Forcave të Ndjekjes, që kishin rrethuar gjithë vëndin. Më pas trupat e tyre pa jetë i morën dhe i lanë për tre ditë me rradhë përpara Degës së Brendëshme të Tropojës, deri sa iu dolën krimbat dhe më pas i groposën në një vënd të panjohur që nuk është gjetur edhe sot e kësaj dite. Ndërsa axha Ndue mbeti i vrarë dhe pa varr, e axha tjetër, Marku mbeti internimeve, me babën tonë Nikën që ndodhej në emigracion politik në SHBA, ne nuk mundëm të kontaktonim dot deri në vitin 1991 kur ai u kthye përgjithmonë në Shqipëri”, e përfundon Mëhill Kasneci, historinë tragjike të familjes së tij e cila për më shumë se 40-vjet me rradhë vuajti nga lufta e tmerrëshme e klasave duke u persekutuar në mënyrën më barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.
Po ku u aratis ky axha i Kasnecit?!!
Ne Serbi ?!!
Po te paret e tij kishin shkrujt historin duke luftu me Serbin e Malazezin gjoja!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Eshte e çuditeshme po gjith keta “Patriotet e medhenj”
te malsis se veriut qe mbureshin qe kishin ber historin duke luftu me Serbin, ne Serbi aratiseshin dhe gjenin mbrojtje?
Le te na bej Kaloshi nje studim per kete fakt!
Zoteria 75–s vjece i takon d.lindja 1944 i vellai Ndue K. u vra ne kufi nga rojet kufitare me 1951, po ate vit qe baba u arratis thote zoteria.
Dmth z.Mehilli ne 1951 ishte 6-t vjec… Ok.. kujtesa mud te qendroje.. Pyetja lind po vellai i vrare ne 1951 cfare moshe ishte z.Mehill ? pasi nje qe perdor armen dhe te kaloje kufirin nuk eshte e lette duhet te ishte te pakten 20-t vjec.. diference e madhe ne moshe ndermjet vellezeve me duket apo jo?
Vllai mund te ishte 12 vjec
doni me per enverin dhe pjellen edi rama?
Po qe rama pjelle e enverit ahera jemi te tere pjelle te enverit.
Si asht e mundur qe nje vend kaq i vogel dhe i bukur si Shqiperia, me prodhu kaq shume brutalitet ?!!!
Në të s’ëmës!! Pushti u bashkua me serbët dhe u rikthye për të vrarë shqiptarë me urdhëra të UDB-së. Kështu si qen ngordhshin gjithë këta gjakprishur që na i nxjerrin si “heronj”!!
Po, se ato “ Shqipetaret “ e tu masakronin nana e femije Serb ?! Rri or burre, mos i thur lavde masakrave te atij sistemi. Mos te ishte komunizmi, do ishim nje nga vendet ma te begata per fryme ne Evrope.
Pse nuk u beme nga vendet me te begata ne kohen e Zogut dhe te Sal Berishes?
Ne kohen e Zogut as Evropa nuk ka pase ndonje revolucion ne zhvillim, vetem per lufte. Gjithsesi, koha e Zogut ishte nje periudhe teper e shkurte per ndryshim ne mirqenje, e migjithate, pristigji dhe pashaporta si Shqiptar ishin shume larte.
Ndersa Sali Berisha e kompani, jane njisoj si paraardhesit e vet, vecse ne nje version tjeter.
Zogolli 1924-1939, pra 15 vjet ne pushtet! Cfare beri, nje mut te madh!!!
Ja llogarit vitet 1945-1960 kur komunistet ishin ne pushtet? Zhvillimi dhe perparimi ne ato 15 vite ka qene i JASHTEZAKONSHEM dhe MADHESHTOR! Kush nuk e pranon kete eshte ose antishqiptar ose psikopat!
nastradin sa veta u vrane me zogun dhe sa me enverin me zogun as kishte internime si me cobanet komunista ;;koqe idioti ;me zogun kishte shqiptare te pasur qe kurre si kishte me enverin sepse enveri ishte koqe hajduti ;;qe vetem surrati i vet pre cobeni donte te bente diell ne shqiperi ;;prnderit e mij jetonin ne tirone dhe si merrnin pulat me rracion si me koqen enver jo kishin te hanin dhe te ;;;;;;;;;; enveri ishte mortaja e vendit ;; zgjebsi me i madh qe k mbajtur toka shqiptare ;merci
Merci Elmaz
Ineligent Comment
O mik o RROT CARI!
Zoterinj!
Krimbat ne kufoma duan shume dite te shfaqen. Duke dashur te tregoni “tmerre” rreni si derra dhe kjo shkon ne dem te demokracise qe po jetojme dhe ne te mire te diktures qe permbysem.
Tung
Ha ha ha Dode je nje cope idioti qe edhe nje ga Senegali nga afrika ke me shume se ty ne koke tete de bite ;;;; Me komuzmin Shqiperi ishte mizerja e europes e civilizimit ;;Skishte asnje liberte demokracie dhe krimet qe bene cobanet komunista me Enver pisin ne krye si bene as gjermanet as fashistat ;;;; Numero victimat e enverit dhe dajes tat spiun dhe munermo victiat e luftes ;;Po te kesh ber 2 klase shkolle do ta gjeshe zgjedhjen shpejt vetem po ta kesh marre me mik shkollen si femijet e diktatorit illir pranvera dhe te tjeret palluqe te komunizmit si Rama qe ska 2 gram tru ;;merci pover conssssssssssssssssss HEJ DEBILE MENTALE …..SA MARRE UNE NE MUAJ PRINDERIT E SHKRTETE SI MORREN ME VITE ME RROGAT E QELBETA TE KOMUNIZMIT ….QE EDHE PER TE BLERE LETRA ME FSHIRE BYTHEN STE DILNI ……. TA COMPRIS J ESPERE ……..
Keta jane vulehumbur Prapa diellit.E keqja luftohet ne vend tend e jo nga vendi i hasmitTradhetia eshte plaga jone e pasherueshme.HARRAM!Por kryesorja eshte se keta mjeran thonin se ne te kaluaren jetonin ne varferi te skajshme.Atehere pse pas clirimit nuk i meshuan djerses e te prosperonin ne ate mase sa i gjithe populli por moren rrugen e tradhetise .Ja keta vampire e injorante idioti Nishani i dekoroi e i quajti atdhetare.Por s’ke c’ti besh se i duheshin para per te kaluar pleqerine si mut e si invalid.HARRAM!
Me Xhaxhin mos e Krruni Shkerdhata, Ai Ju nxorri nga Shpellat, pyesni Saliun .E morri Kafsh e beri Doktor, bile bile u be aq i zghuar Sa u be dhe Agjent i UDB-se .
Perfundimisht, niveli njerezor i asaj kohe dhe i kesaj kohe, le shume per te deshiruar midis nesh.
Personat ne fjale nuk e di perse u arratisen- por si kryefamiljar une do mendoja me shume per gjemen qe do i gjente ata te cilet do mbeteshin mbrapa (ne fakt gruaja, femijet, prinderit nese ishin gjalle) Por, mesa duket ego apo te qenurit te mospergjegjshem ka cuar deri ne kete situate.. Femijet jetuan (dhe jo) me plage gjithe kohes, me traumen e nje sistemi qe sot urrejne e mbajne meri deri ne 7 breza. Kjo vetem i demton ata dhe rrethin e tyre, se per ata qe pasuan ate sistem, te majte e te djathte, nuk mendoj se ja ndjen njeriu!
Ndersa komentuesit pastaj, kjo eshte edhe me zhgenjyese! Vazhdojme te japim “opinione” me shenja urrejteje pa pare mire perse flet artikulli (dhe jo vetem ne kete rast, por ne pergjithesi) FIKS si opinionista ne cdo fushe ne Shqipet! Eshte e trishtueshme qe ne vend te dashurise mbjellim vec urrejtje.. e per cfare? Thjesht qe te tregojme se sa nivel te ulet inteligjence kemi. Ne fund te fundit prandaj dhe e kemi merituar sistemin e atehershem, spiunet midis nesh, te papergjegjshmit, “trimat”, “dhjaksit”- ishim ne, midis nesh dilnin ata qe mbillnin urrejtje nuk vinin nga Amerika. Dhe jemi po ne, me disa breza me larg, por po ne. Eshte pikerisht e njejta urrejtje qe mbjellim e percojme brez pas brezi me vite te tera!
E c’ndryshim kane sistemet kur njerezit qe jetojne ne to jane po aq te keqinj si me pare?!
Naim Frasheri, tamam si Naimi Rilindas, ju vjen hakut atyre qe perdhosin nderin dhe lavedine e shqiptareve qe e cliruan Shqiperine dhe e bene shtet me namus e te mirenjohur ne dynja – per te paren here vet – papagese, paMercenare, paAmerikane, paRuse, paSerbe, paGreke, paKalocer, paDashnore, pa te tjere Zagare … .
Kishim njonin e puna qe e kishin interrnu se i ishte arratis i vllai ene shajte dullen. Makarai na mori m’qaf na interrnoi ne Grabjan etj.etj. E nigjoj njoni qe kishte qen sekretar partije ne kohe te Dulles ene i tha “Po mir pse i ankohesh Dulles ? A e dinte vllai jot se po t’u arratiste do ja interrnoshin familjen? Sugurisht qe e dite . Athere ty t’paska mor m’qaf vllai jot e jo Dulla ! K’shtu po m’duket ene historia e ktij mikut. Paska pas bab e xhaj te papergjegjshem. Kur bojshin kto lloj veprimesh a menojshin per grun per kalampjt ?Apo vari trapin se dalin vet ciper ujtit
Na bene keta me keto qe tregojne qe ta vjellim kete lloj demokracie nga poshte e larte. Po pse çfare kujtojne keta se i beson njeri veç vetes tyre?!
mbas tre ditesh zuren krimba ! hahahah ca genjeshtrash…duhet nja nje muaj te zeri krimba trupi pa jete i njeriut..vetem nqs kan pas krimba ne trup kur qene gjalle se ndyshe nuk shpegohet
Shkonin te padronet e tyre te Udb-se per te “cliruar”Shqiperine.A ju nuk kini turp e Atdhe o te dhjere.
Mire ja bene. Malok koketrashe. Vrasin njoni tjetri si cuba. Te prapambetur sa me Ska. Ju rrofshin rrobat e bukura.
Kriminelle te lindur e te trashegusr brez pas brezi.
Tradhetare e spiune.
I ka helmu e perdhunu prifti Katholik qysh ne vogeli.
I blente i huji me dekorata kacidhe e me ofiqe, per te cilat vrisnin haben e vellane e i merrni grune.
Mire ja bene. Malok koketrashe. Vrasin njoni tjetri si cuba. Te prapambetur sa me Ska. Ju rrofshin rrobat e bukura.
Kriminelle te lindur e te trashegusr brez pas brezi.
Tradhetare e spiune.
I ka helmu e perdhunu prifti Katholik qysh ne vogeli.
I blente i huji me dekorata kacidhe e me ofiqe, per te cilat vrisnin baben e vellane e i merrni grune.