Fleckenstein në emër të PE, apel pasuesve në listat e PD-LSI: Pranoni mandatet dhe shkoni në punë për të mirën e Shqipërisë

28 Shkurt 2019, 12:15Politika TEMA

Delegacioni i PE-se qe ka mberritur dje ne Tirane, ka mbajtur sot nje konference per mediat, ku nder te tjera ka theksuar se ata qe pasojne ne listat e PD dhe LSI duhet te pranojne mandatet dhe te shkojne ne Kuvend, pasi kjo eshte detyra e tyre dhe  do te ndikoje ne Bruksel per celjen e negociatave.

Raportuesi për Shqipërinë në parlamentin Evropian thotë se djegia e mandateve nuk është mënyra e duhur për t’i zgjidhur problemet politike, duke i bere thirrje njekohesisht pasardhseve ne listat e PD dhe LSi qe te marrin mandatet e te shkojne ne Kuvend. “Ne presim që deputetët të shkojnë në punë” – tha Fleckenstein.

Megjithatë, Fleckenstein tha se nuk ka asnjë diskutim që Parlamenti do të funksionojë, qoftë edhe pa anëtarë të rinj, por gjithesesi per integrimin e vendit ata duhet te shkojne ne Kuvend.

Nderkohe, Fleckenstein tha se do të shikojnë se si do të vijojë procesi, pra nëse kandidatët e tjerë në lista do të pranojnë mandatin.

Nuk kemi dyshim që ky parlament do të vazhdojë rrugëtimin e vet, ndoshta edhe me anëtarë të rinj, do të shikojmë se cili do të jetë vendimi i qershorit.

Opinioni ynë me një mazhorancë shumë të madhe ka qenë i qartë si kristali, dhe nuk ka arsye pse duhet ndryshua ky vendim.”, tha ai.

Raportuesi për Shqipërinë tha në takimin e Këshillit Evropian në qershor, do të raportojnë për ecurinë e Shqipërisë, që padyshim sipas tij, duhet dhënë drita jeshile për çeljen e negociatave.

1 komente në “Fleckenstein në emër të PE, apel pasuesve në listat e PD-LSI: Pranoni mandatet dhe shkoni në punë për të mirën e Shqipërisë”

  1. Cudia says:

    I just love it!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje