Deputeti i PS: Veprimet e opozitës janë metoda të vjetra të Sali Berishës, e njohim mirë prej 28 vitesh

28 Shkurt 2019, 10:49Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialist, Taulant Balla së bashku me ministrin e Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi dhe deputetët Musa Ulqini e Anastas Angjeli zhvilluan një takim me Asamblenë e Zgjeruar Socialiste të Bashkisë Belsh.

Sipas Ballës reformat e rëndësishme të ndërmarra nga Partia Socialiste, dhe sidomos Reforma në Drejtësi, do të vijojnë pavarësisht përpjekjeve të opozitës për t’i penguar.

“Në 25 Qershor 2017 PS fitoi një mandat për të qeverisur me popullin dhe do ta vijojë këtë mandat deri në vitin 2021 kur do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Dhe pikërisht me popullin kemi nisur të konsultohemi dhe të informojmë në lidhje me situatën e paprecedentë të një opozite që le mandatet dhe besimin që i kanë dhënë votusit e saj”, tha Balla.

Duke komentuar protesta e opozitës, Balla  tha se ato janë skenare të Berishës, sa herë që i  cënohen interesat e tij.

“Ne të gjithë e dimë se cili është Sali Berisha. Ne e dimë se çfarë metodash përdor dhe gjithçka ndodhi në 16 Shkurt, gjithçka patë në ekranet e televizioneve janë skenar i përsëritur i një simbioze kriminale të Sali Berishës sa herë që cënohen interesat e tij apo të familjes”, u shpreh Balla.

Sipas Ballës, PS është në të njëjtin krah me SHBA dhe BE, ndërsa vetëvrajsen politike të PD dhe LSI, nuk e ka mbështetur askush.

“Unë jam krenar ta them që sot Partia Socialiste e Shqipërisë është e konsoliduar në të njëjtin krah me SHBA dhe BE dhe siç e keni ndjekur vetëvrajsen politike të PD dhe LSI, nuk e ka mbështetur askush dhe nuk ka për ta mbështetur askush.

Ata vetë vendosën të dalin nga sistemi demokratik ndërsa ne kemi detyrën t’i qëndrojmë strikt dhe besnik mandatit që na është besuar në 25 Qershor. Mandati i 25 Qershorit ishte referendum.

Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë personat përgjegjës për një dëmtim të rëndë të imazhit të Shqipërisë me dhunën e 16 Shkurtit.

Ato pamje që rikthyen në mendjet e shqiptarëve ngjarjet e rënda të 1997-1998 dëmtojnë në radhë të parë ekonominë”, deklaroi Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje