Murrizi nuk kursen askënd në PD: Nuk më zgjodhi kryetar Berisha apo Basha. "Skifterat" me kollaro...!

27 Shkurt 2019, 21:46Politika TEMA

Deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka folur mbrëmjen e sotme publikisht për vendimin e tij për të mos djegur mandatin e deputetit.

Në emisionin “Arena”, në Ora News”, deputeti Murrizi ka deklaruar se në Kuvend ka skifterë, që sipas tij, vjedhin me firmë.

“Desha të sqaron shqiptarët për skifterat. 

Ishin 19 skiftera në Kuvend që ligji i dekriminalizimit i nxorri jashtë Parlamentit. 

Janë edhe disa skiftera të tjerë në Parlament që nuk vjedhin batanije por vjedhin me firmë. 

Janë skiftera me kollare. Myslim Murrizi nuk bën pjesë tek asnjë lloj skifterash, por nuk jam dele”, ka deklaruar deputeti i PD

Më tej, deputeti ka deklaruar se nuk është zgjedhur në krye të PD së Lushnjes as nga Sali Berisha dhe as nga Lulzim Basha, por nga votat e demokratëve të kësaj dege.

“Unë jam bërë kryetar i PD në 2014, as nga Berisha dhe as nga Basha, por nga votat e demokratëve të Lushnjes. Partia nuk merret me urdhër, por me votim.

 Kush mendon se merr partinë me forcë, e ka gabim. Kryetar i PD, kur jam zgjedhur unë në Lushnje, ka qenë Lulzim Basha”, ka thënë Murrizi.

8 komente në “Murrizi nuk kursen askënd në PD: Nuk më zgjodhi kryetar Berisha apo Basha. “Skifterat” me kollaro…!”

  1. BK says:

    Partia Demokratike shet qen dhe blen kelysh.

  2. Dani says:

    Lajmi i fundit: katër deputete te PD-se kane anulluar lenjen e mandatit, nder edhe nje deputet shkodran. Efekti i vizites se sotme po vihet re.

  3. Komentuesi says:

    Te lumt o Murrizi,por kij kujdes se mos ta bejne si Sokol Olldashi.Ruhu se Berisha me Bashen jane kriminela dhe vrases.Ata vrane Azem Hajdarin,Fatmir Xhindin, Kosta Trebicken,Gramos Pashkon,pjeter Arbenorin Gazideden etj.Pd-ke eshte parti fashiste,prandaj sillen si fashista Berisha me Bashen.

  4. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Kur u zgjodhe ti kryetar i PD-se ne Lushnje , ku qe Lulzim Basha ???? Guduljste sumen e tij ne Hollande , o Lymi , tani e kuptove ti ?? Ku ishe deri dje ?? Ti deri dje prisje damaret eduarve per Lyl Bashen , tani qe te hoqi fillove gam gam gam ??? Nje meshill Lym , kumdes kujdes kujdes , hap syte dhe beji jo 4 por 14-te , une te isha ne vendin gend do vendosja sy dhe ne shpine , kujdes babush se asnje nuk gezoj jeten kush kritikoi kaq rende Sali Berishen dhe Lylin , mos e shiko keshtu , kolloz te gjate , dru me pre Lylin ,eshte i lig Lhli , kurse per Salen sthem gne , besoj se ke kaq IQ-u ne tru te kokes te kuptosh se ke te beshe me neperke , me Salen eshte krejt e kunderta , po te shau , te rhan koqet , ama duhet te ruhesh pa mase ne qofte se nuk te shau , te le te llomotisesh ja keshtu si zotrote………….kujdes Lymo , mos i kalo kufijte ……….

  5. Malo says:

    Sipas Komentuesit eshte nje cete me (Kriminele)ne parlament, edhe askush si Beka dote balle,kujdese se tani sipase ketije Komentuesi ,do te pushkatohen te gjithe Parlamentaret Edhe ata qe si binden PD,oh rrumpall komentues.

  6. Kozmos says:

    PUSHKA TOP TU BEFTE MURRIZ , ATO BANDAT E LUSHNJES PERDORI KUNDER KETYRE HULIGANEVE ME KOLLARE , QE JANE EDHE SKIFTERA ME FIRMA , POR SHUME SHPEJT, I KAP SPAK PREJ KOLLARE DHE FIRME . PANDAJ ESHTE TERBUAR PARTIA JOTE ME NE KRYE BISHEN E TERBUAR .

  7. Gani says:

    Murrizi eshte nje Burra Shqiptare!

  8. popull says:

    Ke bere mire qe dole nga ajo parti. Ka qe ne 2009 qe qelbet erë. Saliu e shfrytezoi per te shklaterruar Shqiperine sipas urdherave ne Beograd e Moske, dhe per tu pasuruar per vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje