VIDEO/ Basha tregon detajet e takimit me ndërkombëtarët: Nuk më intereson se çfarë thonë të huajt, nuk i komentoj dhe nuk dialogoj me Ramën

27 Shkurt 2019, 17:34Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha ka treguar detajet e takimit me delegacionin e Parlamentit Europian në Tiranë.

I shfaqur krah aleatëve, Basha shprehet se në Europë nuk mund të shkohet me Edi Ramën si kryeministër dhe se nuk i intereson se çfarë mendimi kanë patnerët strategjik të Shqipërisë.

Shefi i opozitës, akuzon mazhorancën se po dezinformon opinionin ndërkombëtar.

“Dua të falënderoj eurodeptuetët për mundësinë që i dhanë opozitës për te treguar gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria.

 Natyrisht një nga problemet më të mëdha që ka vendi është mungesa e informacioni dhe dezinformimi.

 Ishte me rëndësi që të flisnim hapur dhe shkoqur me miqtë tanë dhe t’u shpjegonim atyre gjendjen ku ndodhet vendi dhe se opozitës nuk i është lënë asnjë mundësi tjetër ose të bëhet njish me krimin dhe oligarkinë ose t’u tregojë shqiptarëve se ky sistem ka rënë. 

Shqetësim i ndërkombëtarëve është stabiliteti i vendit. Zgjidhja është largimi i Ramës, zgjedhje te parakohshme dhe qeveri tranzitore”, tha Basha. 

Një nga problemet e mëdha është dezinformimi që Edi Rama me paratë e drogës bën.

Shqipëria ndodhet në një situatë të rëndë dhe mund të zgjidhet vetëm me një qeveri transitore dhe zgjedhje të lira.

Zgjidhja e kësaj situate nuk vjen me arrestimin fasadë të Vangjush Dakos, sa për sy e faqe.

Kjo zgjidhjen vjen vetëm me një qeverisje transitore dhe zgjedhje të lira.

Detyra jonë është të shpjegojmë realitetin që shqiptarët e vuajnë përditë.

Në këtë fazë ku ndodhet vendi, ku synon të hapen negociatat me BE-në, duhet të sqarojmë se Edi Rama me veprimet e tij ka shkatërruar stabilitetin e vendi”, u shpreh Basha.

Kreu i PD shkoi më tej teksa deklaroi se Rama jo vetëm që ka shkatërruar demokracinë në Shqipëri, por edhe se ka filluar të ndërhyjë në çështje delikate në rajon si çështja e ndryshimit të kufijve.

Rama në emër të stabilitetit ka shkatërruar demokracinë. Miqtë tanë që duan të mirën e Shqipërisë hap pas hapi do ta kuptojnë se fillimisht është demokracia dhe më pas stabiliteti, gjë që Edi Rama e ka shkatërruar.

Rama nuk do të mjaftohet me stabilitetin e vendit që e ka bërë copë e çikë, e më pas jep edhe mend për stabilitetin në rajon duke dhënë ide për ndryshime kufijsh.

Kjo garë për të zbuluar të vërtetën është në rrugë fituese. Me durim dhe me mirënjohje ndaj ndërkombëtarëve”, tha ndër të tjera kreu i PD-së.

Ai mohoi të ketë bisedime mes tij dhe Ramës, pavarësisht deklaratave nga delegacioni i BE se do të negociojnë mes palëve për të kaluar krizën politike.

(TemA)

18 komente në “VIDEO/ Basha tregon detajet e takimit me ndërkombëtarët: Nuk më intereson se çfarë thonë të huajt, nuk i komentoj dhe nuk dialogoj me Ramën”

  1. rexha 10 says:

    NDIGJOI BASHA ,NDIGJOI .MIRE QE DO TE BESHE ROLIN E SHURDHIT ,PORE KANE ME TE BO EDHE KAPSE.
    MJAFTE ME , MOSE DIGJE E SHKATRRO GJENE E POPULLIT.
    SHKO E SHKATRRO BANJET E MONES NE GJIRIN E LALZIT ,APO KULLEN E BACES QE E BERI ME MERMERIN E PIRAMIDES SE ENVERIT.PAASTAJ NE FUNDE SHKATTRO EDHE HOTELIN E VJERRIT .KA ME U TALLE KRUSHKU ME TY.NE E DINIM PER CUNE TE MIRE ,SE NA RRINTE GJITHE DITEN TU QESHE ,KURSE KY NA DOLI BATAKCI.KUJTE I NGJAJTI MORJAHU?

  2. Anis says:

    Rama nese eshte i zoti tu tregoje nderkombetareve ae Partia Demokratike ka kaq vjet qe pengon reformat, nuk merr pjese ne parlament, refuzon cdo zgjidhje me te vetmin qellim qe te marre pushtetin dhe te shkaterroj cdo gje qe eshte ndertuar. Te prish vetingun, institucionet dhe me te vetmin qellim qe mos te kete ndeshkim per Saliun dhe veten.Nderkombetaret i kane perfaqesite e veta diplomatike dhe le ti pyesin mos merren me Monen dhe Lulin. Ti kerkojne ambasades Amerikane opinionin e saj ne lidhje me kete ceshtje.
    Shqiptaret nuk i perfaqesojne ata qe dalin dhunshem per te rrezuar pushtetin me dhune.
    Saliu dhe Luli duhen te dalin para drejtesise.

  3. rexha 10 says:

    jane komente per te qeshur.

    1. Hyr ne cader Lulo! says:

      E hengren me duket!
      U futen ne Cader dhe s’dinin si te dilnin!
      Dolen nga Parlamenti, dhe s’dine si te futen tani.
      Oh cfare teatri po shikojme me keta lolo politikane ore!

  4. Lulush Bibilushi says:

    HA ha ha. Nuk te interesoka? Prit kur te te japin lajmin qe ty the familjes tende do ti hiqet nenshtetesia hollandeze the do futesh ne listen e zeze te departamentit te shtetit si Adriatik Llalla dhe familja e tij.

  5. Zigur Qarri says:

    Vetem Lul Basha mund te bashkoje shqipetaret drejt fitores. Shqipetare deklarohuni turq dhe votoni Lul Bashen te bashkojme ballkanin. Allahu i madherishem ju ndihmon.

  6. Koba says:

    Praj Mor Hajdut se Po te Afron Fundi.Me buzet me qumesht dhe Je Bere Miliarder ,Duke Vjedhur ,Duke Tradhetuar dhe Duke i Sherbyer Armiqve te Shqiperise.Edepsez i Ndyre.

    1. Rexha ll says:

      Jo me germa te medha mor jahu, sa klase shkolle ke, askush ne bote nuk shkruan si ti

  7. Star says:

    Mos ofendoni…Luli ishte kryetar bashkie dhe fjeti gjume.Ishte minister dhe vodhi leket e rruges kombit.
    Kompania kish filluar 3 muaj punen Luli bente tenderin de jure. Ish minister e brendshem vrau 4 veta ne bulevard. O shqiptar fatkeq e doni Lulin ky eshte ..! Mos u genjeni thirrni memorjen tju ndihmoje. Shqiptaret nuk duan lufte, nuk duan anarshi, Nuk duan djegje, nuk duan destabilitet..e shikuat fytyren e vertet mbreme si ulurinte ne ekstaze kapini vritini..dhe kendonte ..sa turp
    O zot imagjinoni kete njeri ne krye te shtetit.!!!
    Gazetaret dhe mediat te jene objektiv, populli ka nje kandar dhe per ato..turp mercenaret mediatik.Paska patur te drejte Rama..

  8. rrema says:

    NUK KE CFAR TE DIALOGOSH SE DREJTESIA PO VJEN, ME HAJDUTET DHE VRASESIT NUK KA DIALOG POR BURG, KETE RADHE NUK SHPETONI DOT……

  9. Lani says:

    Gaz i botes je bere o Lul!

  10. JD says:

    Po mire me ne, po me Kosoven cke? Foli Sala, foli Iliri dhe u terhoqen nga frika e Amerikes. Tani po flet ti se keshtu te urdherojne.
    “Rishikimi i kufijve” eshte pune e Kosoves. Aty eshte mpleksur Amerika dhe Evropa. Amerikani thote “go for it”, Gjermani “don’t go for it”. Sic duket do te presesh bileten per te shkuar ne Gjermani, sepse me sa duket Amerika ta ka hequr vizen. Mendon se ne kete valle ke Hajredinaj shok, por nuk kupton o derezi qe Hajredinaj dhe Thaci luajne dhe nuk jane spiune te Serbit si je ti dhe babai yt shpirteror. E shite Shqiperine dhe fitove pare nga Rusi. Tani do te sheses dhe Kosoven qe vetem Padrinot duan ta blejne. Ti ua jep falas! Hiqesh si lojtar i madh i Ballkanit por je vetem lojtar nga “Shtepia e Verdhe”. Turp per ata qe te ndjekin se ti e ke ngrene turpin me kohe. Qe nga koha e EULEKSIT!

  11. respekt per ate qe respekton says:

    PO mire o Lulezim basha, Rama ka shkaterruar demokracine, po ti , Saliu dhe Monika çfare keni bere? Shkurt po radhit; ne Shqiperi s’ka pase demokraci sa kohe ka qene ne pushtet pd e Lsi. Kujto vitin 2009 apo 2011, jo me tutje. Ti dhe Monika thua “shqiptaret” , per cilet shqiptare e ke llafin per Sali Lushaj e banden e tij apo per Elio Laze qe arrin deri te paralajmeroje Edi Ramen se do ti vrase djalin e vogel! Nuk e di çfare ka bere policia dhe prokuria me te , por kjo do te thote se ty dhe Monikes, bashke me dasher e mehdirer e dukas e filogreker duhet te shkoni ne banken e te akuzuarve qysh sonte. Shqiperi duhet te kete nje vend te perbashket per ju: birucen dhe te mos dinlni me kurre andej. Per cilen demokraci e ke llafin apo per hyneret e shkaterrimit te Shqiperise nga 2002 e deri ne 2013-en? Gozhda qe i eshte keputur koka si ju, del vetem me gozhde e çekiç ne koke. Dhe kete po nuk e moret nga demokracia dhe shteti ligjor, do ta merrni nga ata njerez qe i keni perdhunuar e shkaterruar keto 28 vjet. Ata do te jene shqiptaret qe do luftojne per veten e tyre dhe jo per juve.

  12. Tani says:

    Nuk ka problem nqs Edi Rama jep dorheqjen dhe shkohet ne zgjedhje te parakoheshme, por do jete shume e rende per demokracine qe nje pakice inponohet ne kete menyre nepermjet forces te rrezoje nje qeveri te shumices. Te gjithe e kemi ne kujtese se si Lulzim Basha fitoj zgjedhjet ne bashkine e tiranes vetem nepermjet forces, kujtesa tjeter per vrasjet ne bulevard te 4 shqiptareve te pafajshem, kapja me bllok ne dore te presidentit tone qe bashkshorja e tij kryetare flet per korrupsjonin dhe blerjen e votes, shperthimi ne Gerdec, lazaratin, etj, etj ,etj, etj, etj.
    Mendoni sikur partia socialiste te bente te njejten gje, a do te pranoheshe nga qeveria e asj kohe? Kurre

  13. g says:

    Dëfrehen dhe tallin meneren të huajt kur flasin me këta injorantë
    që i thonë se janë të mençëm.
    Kanë humbur zgjedhjet dhe duan pushtetin.Ça gallate kur i dëgjojnë.

  14. betixho says:

    Berisha ,Basha,Monika,Mediu,Shehu dhe gati gjithë kryesitë e opozitës parlamentare janë të sëmurë patologjik në raport me pushtetin.Ata e konsiderojnë diktaturë pushtetin që nuk e kanë ata vetë. ndërsa pushtetin e tyre që kanë ushtruar e konsiderojnë demokraci.Populli-thonë ata-nënë drejtimin tonë ka gëzuar liri,demokraci,për tu shprehur,për protesta për lëvizje,për kritikë,parlamenti ka qënë arenë e shpalosjes së mendimeve dhe ideve pa u prerë dhe cunguar e drejta e parlamentarëve opozitarë për të shpallur idetë e veta dhe mazhoranca jonë i ka dëgjuar gjithmonë ata dhe në shumë raste ka reflektuar duke plotësuar kërkesat e tyre.
    Ata thonë se gjatë ushtrimit të pushtetit opozita e sotme kur ishte në pushtet,as ka lejuar korrupsionin,as drogën,as ka intimiduar mediat dhe gazetarët,as ka penguar demostruesit në protesta,ne kurrë nuk i kemi vrarë ata,ne nuk kemi djegur gazeta,nuk kemi djegur Kryeministrinë për ta marrë pushtetin me dhunë,ne nuk e kemi marrë R.T.V.SH.-në dhe s’kemi tundur asnjë flamur fitoreje qoftë edhe disa orëshe,ne nuk kemi hedhur në erë Gërdecin,dhe nuk jemi autorë të Lazaratit të famshëm,ne kemi qënë në paqe me opozitën socialiste dhe me popullin.
    Pikërisht-thonë ata-kur në 2013-tën pamë që populli ja dha votat opozitës socialiste ne deklaruam seriozisht se-“POPULLI BËRI GABIM TË MADH QË JA DHA PUSHTETIN SOCIALISTËVE”, u çuditëm serozisht,populli gaboi por NE pikërisht për këtë gabim të tyre,dhe që ata -POPULLI- ta kuptojë një orë e më parë këtë gabim monstruoz të tij,kemi pesë vjet pa pushuar që ta keq informojmë pa rreshtur dhe intensivisht situatën egzistuese nënë qeverisjen e socialistëve dhe veçanërisht të diktatorit Edi Rama,se ajo situatë e zezë nuk ngjan fare me diellin që ka jetuar populli ynë nënë drejtimin tonë.Është kaq e rëndë-thonë ATA-jeta nënë sundimin e socialistëve dhe sidomos të diktatorit Rama sa që nuk është parë ndonjëherë gjatë këtyre 28 vjetëve të demokracisë në Shqipëri.Prandaj-thonë ATA-ne do vazhdojmë me ngulm rrugën që kemi nisur duke djegur jo vetëm mandatet tona por ç’do gjë që na del përpara për ta kthyer në realitet “KOHËN TONË TË ARTË”.NE! nuk do dëgjojmë as kënd as ndërkombëtarët -more Europianë apo Amerikanë qofshin-kushdo qoftë, pa i shkuar deri në fund kauzës sonë të lirisë dhe demokracisë,për ta transformuar të bardhën e socialistëve në -ATË TË ZEZË TË LUMTUR-që ka hequr populli ynë nënë drejtimin tonë në të kaluarën.NE-THONË ATA- do kthejmë të kaluarën tonë qeverisëse si model të së arthmes të popullit tonë.
    EC E THUAJ PRA, SE ATA NUK JANË TË SËMURË PATOLOGJIK NDAJ PUSHTETIT KUR NUK E KANË ATË VET.

  15. Ben says:

    Ore idiot! Mareveshja eshte thelbi I Demokracise! Duket warre qe ju jeni fashista apo komunista! Vereni vete emrin!

  16. Basha bqir says:

    Ke hallin e qypave me flori poshte krevatit mor bq ordiner

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje