Cakaj në Shkup: Gadishmëri për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin dypalësh

27 Shkurt 2019, 12:33Politika TEMA
Cakaj në Shkup: Gadishmëri për të thelluar dhe zgjeruar

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj,  i cili zhvilloi një konferencë për shtyp me homologun e tij Nikola Dimitrov, në Maqedoninë e Veriut, shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e Shqipërisë drejtuesve më të lartë të shtetit për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe si dhe mbështetjen reciproke mes vendeve në rrugëtimin euro-atlantik.

“Maqedonia e Veriut nuk është vetëm vend mik, por edhe partner për Shqipërinë. Pjesë e suksesit të Maqedonisë së Veriut, janë edhe shqiptarët që jetojnë këtu, duke u nisur që nga Marrëveshja e Ohrit deri tek Marrëveshja e Prespës. Sot me homologun Dimitrov diskutuam për një varg çështjesh, për domosdoshmërinë e zgjerimit të marrëdhënieve bilaterale, si dhe bashkëpunimin për të qenë një zë i fuqishëm i njëri-tjetrit në çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, u shpreh Cakaj, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Dimitrov.

I njëjti mesazh u konfirmua edhe nga Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov i cili nënvizoi se: “Shqipëria dhe Maqedonia kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe dhe do të vazhdojnë të mbështesin njëra-tjetrën në rrugën e integrimeve euroatlantike”, u shpreh Dimitrov.

I pyetur për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Ministri në Detyrë Cakaj u shpreh se “Në këtë kontekst, vizita ime ne Shkup duhet vështruar pikësëpari si një shprehje e gatishmërisë sonë për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin dypalësh, por edhe si mbështetje pa ekuivok ndaj fqinjit tonë lindor për avancimin e integrimit euro-atlantik, përmes shtet-konsolidimit dhe ndërtimit të një shoqërie kohezive që respekton bashkëjetesën ndëretnike, barazinë në të drejta dhe detyrime për popullsinë shqiptare, si dhe zbatimin e angazhimeve të marra në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit”.​

2 komente në “Cakaj në Shkup: Gadishmëri për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin dypalësh”

  1. Kalec Dega says:

    Kollovari nuk mbahet njoni…. Perse ishte kjo vizite edhe nje here?!

  2. Lani says:

    Ma lirshem o çun! Shum i kontraktum dukesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje