Berisha çon “dixhitalin” në Kosovë: Rama përdori lëndë helmuese, u furnizua nga Serbia (policia përdor gazin lotsjellës të blerë nga Berisha pas 21 janarit 2011)

27 Shkurt 2019, 10:01Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një denoncim, sipas të cilit gazi lotsjellës që u përdor dje nga policia për të shpërndarë protestuesit në Tiranë, ishte helm kimik.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një oficeri, sipas të cilit gazi i përdorur dje ka ardhur nga Serbia dhe është i njëjtë me atë që është përdorur kundër shqiptarëve në Kosovë dhe Preshevë.

“Beogradi furnizon me helme kimike Zografin Bis!

Gazi helmues që u përdor dje në Tiranë është përdorur vetëm kundër shqiptarëve në Kosovë dhe Preshevë.”-shkruan Berisha.

Denoncuesi thekson se gazi i përdorur dje është i ndaluar nga konventa ndërkombëtare që të përdoret kundër civilëve.

Jam oficer i Kosovës. Jam skandalizuar nga ajo që ndodhi dje në Tiranë.

Gazi helmues që u perdor dje në Tiranë është i kohës së Millosheviçit dhe është në perdorim si helm kimik luftarak vetëm nga ushtria dhe jo nga policia serbe dhe është gaz kategorikisht i ndaluar me konventa ndërkombëtare që të përdoret kundër civilve. Ai përdoret kundër armikut në fushë betejë apo vendodhjes së grupeve terroriste.

Ky gaz toksik me pasoja serioze është perdor kunder civilve nga Millosheviçi vetëm kundër shqiptarve në Kosovë dhe nga Daçiç në vitin 2012 përsëri vetëm kundër shqiptarëve në Preshevë.

Edi Rama duhet paditur në Hagë për përdorimin e tij mbrëmë kundër protestuesve në Tiranë mbasi ka shkelur konventen ndërkombetare të përdorimit të lendve kimike”, shkruhet në postimin e tij.

Për hir të së vërtetës policia vijon të përdorë gazin lotsjellës të sjellë nga qeveria “Berisha” pas 21 janarit 2011, dhe aq shumë kishte sjellë sa duhen dhe 10 vite për ta konsumuar.

5 komente në “Berisha çon “dixhitalin” në Kosovë: Rama përdori lëndë helmuese, u furnizua nga Serbia (policia përdor gazin lotsjellës të blerë nga Berisha pas 21 janarit 2011)”

  1. asd says:

    ncncn!! Plak i lig!

  2. Fitimi says:

    Ik ore psihopat plak se le namin por populli e ka kuptue intrgat tua qe moti se per ta mbrujtur familjet e degjenerueme tuajen je ne gjendje ta djegesh krejt shqiprine ik ik ik ik se ka marr fund epoka Juan por edhe e kamarierit te holandes

  3. kujtesa says:

    S’kishte faj kerma e kohes! Mendonte se do rrinte ne pushtet si mbret dhe i bente tenderat dhe koncensionet me nga 15 vjet e lart!
    Shikojeni pak ne foto si duket. Sikur e kane ngritur nga varri,si kerme per sorrat.
    PLEHRA!

  4. Shumica says:

    Ne do ngrihemi te protestojne pse SB qe ka kryet krime ndaj vendit e popullit eshte akoma I lire , e jo vetem kaq por edhe frymezues fila bere thirrje per lufte e shkaterrim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje