"Mu duk sikur dëgjova Ramën", analisti përgjigje Kryemadhit: Ata që kanë vjedhur dikur pretendojnë të rrëzojnë ata që vjedhin sot

27 Shkurt 2019, 08:46Politika TEMA

Pyetjet e analistit Aleksandër Çipa drejtuar kryetares së LSI-së, në emisionin “Tempora” në Ora News, sollën acarimin Kryemadhit.

Ajo nuk nguroi të etiketonte si njeri të Edi Ramës pasi gazetari i tha se “Ata që kanë vjedhur dikur nuk mund të pretendojnë se do të rrëzojnë ata që vjedhin sot”.

Pjesë nga biseda: 

ÇipaJu shqetëson fakti që ju po riktheni një konflikt tjetër në kapitullin post-komunist në Shqipëri?

Cila është korraca morale mbi të cilën ju e bazoni opozitën tuaj në këtë periudhë?

Sepse shqiptarët thonë se ata që kanë vjedhur dikur pretendojnë të rrëzojnë ata që vjedhin sot.

Kryemadhi: Mu duk sikur dëgjova Edi Ramën aty. Të gjithë deputetët e LSI-së nëse kanë shkelur ligjin të dalin dhe të përballen përpara togave të drejtësisë. 

Nëse dikur LSI-ja, ka qenë pjesë e qeverisjes së Edi Ramës, dua të them vetëm diçka; ti shërbesh sot Edi Ramës është tradhti, t’i shërbesh sot Edi Ramës është mëkat dhe të paguhesh sot nga Edi Rama janë të dyja bashkë.

Makina e propagandës së Edi Ramës ka qenë e jashtëzakonshme.

Aleksandër Çipa: Më duhet ti jap një përgjigje zonjës Kryemadhi pas reagimit që ajo bëri pas pyetjes time. Së pari nuk ka asnjë shenjë ngjashmërie mes vlerës komunikuese që kam unë dhe Edi Ramës. 

Së dyti jam një person ekuidistant nga palët politike, nga palët partiake dhe më së shumti në gjithë kohësinë time profesionale nga palët e lidershipit shqiptar të 28 viteve. 

As nuk pres të marr prej tyre dhe as dëshiroj kurrë të jap. Doja ti thoja zonjës Kryemadhi që pyetja ime buron nga një realitet që nuk ndryshon, nga një status-quo të një shoqëri të ndjenjur, një shoqërie që nuk gjeneron ndryshimin si kuptim, si substancë, si terësi, si realitet dhe jo si lidershipe. Është një krizë që lidhet me lidershipin total të politikës shqiptare.

 Nuk ka asnjë dyshim për këtë dhe kjo është një analizë vetjake. Këtë për të qenë korrekt ja thashë dhe në takimin fragmentar që pata në korridor.

10 komente në ““Mu duk sikur dëgjova Ramën”, analisti përgjigje Kryemadhit: Ata që kanë vjedhur dikur pretendojnë të rrëzojnë ata që vjedhin sot”

  1. Toni.D. says:

    Kujdes moj Mona se po te dalin zorret nga goja. Hhhaaaaaaaa….

  2. is says:

    IS
    Këtë do ta kishte zili edhe Hitleri po të ishte gjallë!

  3. animas says:

    Po ku ka turp kjo rrugace, hajdute qe vodhen te dy burre e grua e del ne publik e ben moral, kjo duhet te struket se po i troket fundi, drejtesia nje dite do triumfoje , po keta pikerisht per kete jane egersuar se e dine fundin dhe po ju ikin benefitet qe merrnin ne kurriz te popullit qe kjo fytyre gerdalle e ” do shume”.

  4. kujtesa says:

    Kur vjen puna te vjedhjet qe kane bere ish ministrat e LSI,Mona thote se le ti marri drejtesia.
    Por kur duhet qe drejtesia te merret me vjedhjet qe kane bere ish ministrat e PS,Mona thote se duhet rrezuar qeveria!!!!!!!!
    A ka barazi ne kete deklarate te saj??????

  5. Lani says:

    Kur shikon kete funderrine i ben pyetjen vetes:Kaq popull muti jemi qe mbajme mbi kurriz dhe ushqejme keta lloj qelbesirash dhe handikapatesh mendor si puna e kesaj shurraqes Kryemadhi dhe bythmutesh si Ilir Meta??

  6. Mark KORBI ZI Marku says:

    RESPEKTE pafund pèr SUPER Analistin dhe GAZETARIN ALEKSANDËR ÇIPA !!! Èshtè pèr Fat tè Keq nga tè Paktèt GAZETARÈ REALISTÈ dhe tè NDERSHËM që kanë ngelur në SHQIPËRI !!!! Kurse pèr SUDEN e LSI dhe PD KRIMIN , NEVERI , PËRÇMIM dhe URREJTJE , sepse janë HAJDUTË , FUNDËRRINA , KRIMINELÈ dhe PLEHRA , që po kërkojnë të RICIKLOHEN përsëri !!!

  7. Lsi says:

    Kjo bastarde hajdute me cizme…..fuck….

  8. Lani says:

    Pu sa e shemtuar eshte kjo baxhelle e qelbur..kjo eshte me e keqe se nexhmije hoxha

  9. shqip says:

    Ahaaa ! Shiko, shiko, lesh e lise t’ja bejne gjyqin togat e zeza. Po Rames pse do qe t’ja besh ti? Une se kuptoj pse njerezia merren me ca te marre. Te marre fund. Kjo e pedereve dhe lesh e listeve eshte drame, qe po konsumohet per te vetmin fakt, ngritja e Spak-ut dhe Bkh. S’kane nga e luajne. As miqte e tyre nuk i ndihmojne dot. E gjithe bota kunder tyre. Per faktin e thjeshte qe nuk mund te dalin kunder nje investimi qe eshte komplet i tyre. Mjafton te shikoni Saliun. Eshte bere dru, trasformuar burri ne kufome. Ate dite ishin me shume, i kishin marre nga jane e nga s’jane. Mezi u bene nja 10000 krere. Dje u mblodhen si per 40tat. Po s’kane fuqi. Popull nix. Gazetaret mos harxhojne kohe me Moniken e me Manjanin. Po ti percjellin popullit proçesin e reformes ne drejtesi. Klp, klgj, e tje. Ka vertete nje rrezik qe duhet preokupuar. Rreziku eshte qe PS te marre me shume mandate ne 2021. Kjo per faktin se njerezit nuk kane me interes te votojne LSI, si dhe PD aktuale. Lsi eshte pa shtylle kurrizore. Merr ç’te gjesh perpara. Pa ide pa perfaqsim shtresash. Thjeshe kumarxhinj qe duan vetem para, pa bere asnje pune. PD kjo e Lulit, rrezikon rrudhje, ne mos zhdukje nga skena. Prandaj lipset qe njerez me arsye te mblidhen e te krijojne nje model te ri te se djathtas. Pasi mos genjeje veten njeri. Te djathte deri me sot nuk ka patur. Edhe ato pak reforma qe shkojne djathtas, i ka bere e majta . Te japesh keste per ish te perndjekur nuk nenkupton qe je i djathte. E ashtuquajtura e djathte shqiptare, treçereku jane ish spiune, dhe njerez qe vijne nga Ppsh. “Ti”qe jep shpirtin per Saliun e per shqupasit, mos thuaj jo. Behu njehere burre dhe ver llogjiken te punoj truri. Si ka mundesi qe nje parti “e djathte” kryetarin, i vjetri dhe i riu, jane individe me lidhje te forta me sistemin qe lame pas? Kur epiqendren e mendimit ta kesh ne koke dhe jo ne. ….., atehere nuk do flasesh me kodra pas bregut.

  10. gloria says:

    Mona KARAKURVA pyete Sali kriminelin KUSH E VODHI FLORIRIN E KRRABES, perse u bete miq per koke qe te mos flasi me per familjen tuaj por kete radhe do te flasi drejtesia qe po vjen…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje