Sulmi ndaj deputetëve, Braçe: Cënon Kuvendin e Shqipërisë, dhunuesit do përgjigjen para ligjit

26 Shkurt 2019, 20:26Politika TEMA

Pas përfundimit të protestës ka ardhur dhe reagimi i Zv-Kryeministrit Erion Braçe i cili dënoi sulmin e protestuesve ndaj kolegëve të tij deputetë.

Në një deklaratë të shkurtër për median Braçe ka theksuar se dhuna ndaj një deputeti nuk dhunon vetëm atë por të gjithë institucionin e Kuvendit dhe dënohet me ligj.

“Integriteti i një deputeti është integriteti, veçanërisht zonjave është cënim i integritetit i nje inistitucioni. Kush mendon se po cënon një deputet duhet të mendojë se po cënon kuvendin e Shqipërisë. Vetëm ligji mund të përgjigjet për ta”, deklaroi Braçe.

I pyetur nga gazetarët për të komentuar mendimin e protestuesve se zgjatja e seancës plenare ishte karshëllëk i socialistëve, Braçe tha: Të miratosh ato që u miratuan aty nuk është karshillëk por ti shkosh deri në fund Reformës së Drejtësisë. Bëj thirrje të ndalet dhuna. Ky vend e ka provuar dhunë në mënyrë konstante, ky vend ka nevojë për qetësi, për punë.

Deputetët e maxhorancës kanë shmangur daljen e zakonshme përpara parlamentit, dhe kanë dalë nga dera e pasme që të nxjerr tek kalaja e Tiranës.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje