Janë votuar sot në Kuvend strukturat e reja të reformës në drejtësi, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Me 72 vota pro, asnjë kundër dhe abstenim, deputetët e maxhorancës kanë miratuar projektvendimi për miratimin e strukturës organizative të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe projektvendimi për miratimin e strukturës organizative të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Ndërsa mijëra protestues vijojnë të qëndrojnë në ambientet e jashtme të parlamentit, të udhëhequr nga kryetarët e partive opozitare, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe ish kryeministri Sali Berisha, nuk kanë munguar as konfrontimet me uniformat blu.
Në këtë seancë të jashtëzakonshme nuk ka qenë i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe.
Votimi i KLP dhe KLGJ i hap rrugë ngritjes së dy isntitucioneve të rëndësishme të reformës në drejtësi, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion.
Janë këto dy institucione për të cilat maxhoranca thotë se i trembet opozita, duke ndërmarrë edhe vendimin drastik të “djegies” së mandateve.
Per hajer qofte! Sali protesto edhe ca dite.
shpejtoni dhe te parin per shqyrtim te jete saliu
U hap rruga, u hap rruga, por nuk shikojme gje. Kur fillon puna per te pertypur se ngelem vetem si me çim-çakiz. Arrestoni pa gjaku ne gju te veje, po s’u turbullua nuk kullohet me me ata bastarde kriminele. pse me trendafila do mbahen kriminelet dhe hajdutet ne emer te demokracise? Qenka mbrekulli keshtu.
Urime KLP dhe KLGJ.Tani te han nje mut te madh Sali Lugati,Monika Cizmja,Ilir Floriridhe Lulush hajduti 230 milio eurove.Malsori Boston