OSBE e ashpër me opozitën: E papranueshme djegia e gomave, përdorimi i shashkave dhe çarja e kordonëve të policisë për të sulmuar zemrën e demokracisë

26 Shkurt 2019, 20:02Politika TEMA

Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka dënuar sërish aktet e dhunës që ndodhën sot në protestën e opozitës para Parlamentit.

Me anë të një deklarate zyrtare, OSBE thekson se politikanët duhet të distancohen nga dhuna dhe të vetëpërmbahen. 

“Dhuna nuk është përgjigjja për problemet e Shqipërisë. Ne e dënojmë sërish nxitjen politike të dhunës dhe bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi. 

Të protestuarit është një akt demokratik, por djegia e gomave, përdorimi i shashkave dhe çarja e kordonëve të policisë për të sulmuar një institucion publik, dhe veçanërisht zemrën e demokracisë, nuk janë të tillë.

Po ashtu, e nxisim policinë të reagojë në mënyrë përpjestimore. Ne po e monitorojmë situatën me shqetësim. Përgëzojmë mediat për shërbimin e madh që po i bëjnë demokracisë përmes raportimeve të drejtpërdrejta”, thekson OSBE. (TemA)

7 komente në “OSBE e ashpër me opozitën: E papranueshme djegia e gomave, përdorimi i shashkave dhe çarja e kordonëve të policisë për të sulmuar zemrën e demokracisë”

  1. Lul Suma says:

    u shkaterrua perfundimisht PD……shkun per lesh ari

    1. undefined says:

      Lesh .ari me nje bashketingellore mangut.

  2. Realisti says:

    PD do jet ne kembe deri sa te arrestohet SALIU E LULI EDHE MINISTRAT E TIJ HAJDUT QE UA KALOJNE 100 HERE QEVERISE SOCIALISTE.
    POPULLI KETE SA HARRON.
    PAS ARRESTIMIT TE SALIUT PD VDES E ZHDUKET.
    PARTI TE TJERA DO LINDIN PO SI PD E SALI FAZLLIC. KARAXHICIT NUK DO TE KEMI ME.

  3. Komentuesi says:

    Eshte gje e mire qe edhe OSBE-ja solidarizohet me mendimin e popullit dhe kundra opozites per protestat e dhunsheme qe po bene.Komisioni evropian qe do vije neser ne Tirane te mos mare asnje per baze nga akuzat e pd-dhe lsi, se jane genjeshtra ,shpifje,trillime dhe krime,qe bejne kundra kesaj qeverie dhe Edi Rames.Edi Rama deri tani eshte kryeministri me i mire dhe po perpiqet te punoi mire.Por puna e mire e kesaj qeveria u vrete syt opozites se shkalluar.

  4. Genti says:

    Nje paçe dhe nje pilaf …..
    Dukesh nga fytyra qe je pijanec …..

  5. Ismaili says:

    PD-ja asnjeher s’ka qen demokratike,por e dhunshme.

  6. anna kamp says:

    O shkerdhatat e Europes, nuk ka patur dhe nuk ka demokraci ne Shqiperi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje