Opozita në protestë para Parlamentit, PS-së i bashkohet një tjetër deputet

26 Shkurt 2019, 18:21Politika TEMA

Ndërkohë që opozita , po proteston para Kuvendit dhe qeverisë Rama, në nisje të seancës plenare kryeparlamentari Gramoz Ruçi njoftoi se një tjetër deputet i është bashkuar grupit parlamentar të PS.

“Iu njoftoj se deputeti Dritan Bici është bërë anëtar i grupit të PS-së”- u shpreh Ruçi.

Deputeti Bici u rreshtua në radhët e PS pas largimit nga PDIU, duke mos pranuar djegien e mandatit. Ndër të tjera Ruçi tha se është njoftuar KQZ për dorëzimin e mandateve të deputetëve të opozitës.

“Në zbatim të kodit për dorëzimin e mandateve, njoftuam organin kompetent për të vijuar me procedurat e mëtejshme.’ tha Ruçi ndërsa çeli punimet e seancës.

1 komente në “Opozita në protestë para Parlamentit, PS-së i bashkohet një tjetër deputet”

  1. ila says:

    shprehje e “integritetit” te nje deputeti shiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje