VIDEO: Opozita hedh fishekzjarre, molotov, gurë dhe djeg goma para sallës së Parlamentit

26 Shkurt 2019, 17:58Politika TEMA


Opozita shqiptare ka hedhur fishekjzjarre dhe bomba molotov përpara Parlamentit shqiptar ku po zhvillohej seance plenare.

Në një protestë të nisur nga selia e Partisë Demokratike janë ndezur goma, janë hedhur flakadanë dhe janë penguar deputetët që të hyjnë në Kuvend.

Protestuesit e opozitës kanë ndaluar një anëtar të qeverisë, ministrin e Turizmit dhe Mjeisit, Blendi Klosi që të hyjë në Kuvend dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të zhbllokuar situatën.

Krerët e opozitës shqiptare po tentojnë që të pengojnë punimet e Parlamentit pas vendimit poliitik për dorëheqjen nga legjislativi dhe të gjithë institucionet.

Opozita shqiptare ka marrë një vendim për tu larguar nga Parlamenti, vendim i cili nuk është përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.(TemA)

2 komente në “VIDEO: Opozita hedh fishekzjarre, molotov, gurë dhe djeg goma para sallës së Parlamentit”

  1. Epiriii says:

    Ikni mo Pisa ne Anadoll nga keni Origjinin, se po te ishit Europian do silleshit si Europian

  2. Reforma do tju fshije te gjitheve! says:

    Edhe peshku ne gjol e kupton se ku e kane hallin keta rrugacer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje