“Luli i shkon mbrapa Monës”, Rama: Nëse Zoti do të merrej me zgjedhjet, Monikës do i kishte rënë rrufeja do e mbyllte në shtëpi

26 Shkurt 2019, 16:48Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama nga Lushja nga ironizuar akuazat e opozitës për blerje të votave.

Teksa filste para qytetarëve të Lushnjes, Rama tha se nëse Zoti do të merrej me zgjedhjet, Monikës do i kishte rënë rrufeja.

Betejën e kemi me injorancën dhe me plagën që ata krijuan në trupin e Shqipërisë. Ata duan rrëmujë, tym, kaos, që të përzihem mes popullit dhe mos t’i shoh më kush. Ata e dinë se betejat me ne nuk i fitojnë dot. S’kanë se si i fiton, jo sepse ne blejmë zgjedhje, por jemi më të mirë dhe më të zot se ata.

Nuk shahet më Shqipërinë gjuhë të huaj. Humbën dhe e kaluan verën të trullosur nga humbja dhe filloj nga e para avazi i vjetër. Zgjedhjet thonë na i morën, na i blen dhe nxi e shkrijë Shqipërinë në gjuhë të huaj, turp sa ska më. Këto vite kemi patur rritje të turizmit, por kjo do të thotë se kemi patur rritje ekonomike. 

Ata qorra që i binin me gurë godinës së kryeministrisë deh qorrave që iu rrinin mbrapa çuan një mesazh shumë të keq. Mos hajdeni në Shqipëri, sepse mesazhi i tyre që çojnë është se: Këtu njerëzit i bien murit me kokë. Ju i shkoni mbrapa Lulit, Lulit i shkon mbrapa Monikës. 

Monika që ngre sytë nga qielli dhe thotë: Mbroji shqiptarët nga blerja e zgjedhjeve. Iu shkohet pas atyre, përse? Dhe Luli thotë: po përgatitet arrestimi i filanit: Mos! Nuk mund të shkohet pas të mbyturit, sepse i mbyturi të mbyt. Ata janë të mbyturit.

Ata që shkojnë mbrapa Lulit, se Luli shkon mbrapa Monikës. Këtu në Lushnje është për të thënë që: “O Zot mbroji shqiptarët nga blerja e votës”. Dhe kush flet për blerjen e votave?

Nëse Zoti do të merrej me zgjedhjet, Monikës do i kishte rënë rrufeja. Larg qoftë. Gjëja parë që do bënte Zoti do mbyllte Monikën në shtëpi”, tha Rama. (TemA)

3 komente në ““Luli i shkon mbrapa Monës”, Rama: Nëse Zoti do të merrej me zgjedhjet, Monikës do i kishte rënë rrufeja do e mbyllte në shtëpi”

  1. Dmallaja ne maje te kokes! says:

    I rente damllaja aty ku i dhemb me shume!
    Dhe kur populli arrin te mallkoje ne kete deri ne kete pike, besomeni, i ka ardhur aty nuk mban me. Palo politikane qurravece dhe hajdute te provuar te votave dhe te pasurive te popullit!
    O perendi, kur ngrihet Luli/Mona dhe Berisha e na falsin per kriminele, blerje votash apo per vjedhje!!!!
    Po keta qener kane vrare e kane derdhur gjak shqiptari mor ja q-fte Kina nenen, e mos pafshin drite e mos brfshin hajer per 7 breza ishallah!

  2. X says:

    Bastardet e lsi pd duan destabilizim….russia punon…

  3. Moni says:

    Ti e ke qeverine o zotri. Pse nuk hetoi policia pas marrjes se votbesimit se qeverise se re ne 2017? Kush kishte blere vota te ndiqej penalisht. I gjithe populli e di qe LSI-ja eshte kampionja e blerjes se votes e ndjekur nga afer prej PDIU-se. Po ti qe je ne pushtet cfare bere per te ndeshkuar ata qe blene? Apo kishe hall se po kapnin dhe ata te tute?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje