Kryeministri Edi Rama tha se i vetmi që doli me mend në kokë nga opozita ishte Myslim Murrizi, pasi ai doli kundër vendimit të opozitës për të djegur mandatet.
Gjatë takimit në Lushnje në kuadër të “Bashkia që duam”, Rama tha me ironi se vlerësonte shprehjen e Murrizit, se opozita u nis të rrëzonte Ramën, por i vetmi që rrëzoi ishte vetë deputeti i Lushnjës.
“Ishte koha ta ndanim pak Bracen nga Divjaka, se na u bë si kryeqytete i të gjitha halleve tona. Ku është dallimi mes nesh dhe atyre që janë arratisur nga detyra.
Demokratët e Lushnjes nuk janë të papërfaqësuar, i vetmi me dy pare mend në kokë na doli Myslim Murrizi.
Sidoqoftë, thoni ç’të doni, por unë do të kisha dashur ta kisha thënë unë atë shprehjen, jo ai, që u nisën për të rrëzuar Ramën dhe më rrëzuan mua, ky ishte revolucioni.
Me ata ka vetëm të shkuar, ne dhe ju jemi e vetmja fuqi e bashkuar që mund të sjellë të ardhmen” tha Rama.
Deputeti i zonës së Lushnjes, Myslim Murrizi doli kundër vendimit të grupit parlametar të PD për të djegur mandatet. (TemA)
Ore,eshte normal genjeshtra per”rilindasit”,apo vuajn nga amnezia?! Nga Zyra e propagandes gebelsjane te Endri Fuges,thuhej
ndryshe per Lymin para disa muajsh,ndersa tani na qenka i vetmi me dy pare mend ne koke!”SHËNIM: A mund të jetë deputet
një person i tillë,gjuhë dhe mendje të pisët ?…Këto 28 vjet kemi ndeshur mjaft modele të cilat fatkeqësisht na ulin kokë si
shqiptarë sa herë që duam të tregojmë se cilët jemi.Një prej tyre është edhe deputeti(nëse mund ta quajm të tillë)Myslim Murrizi
i cili fatkeqësisht në mënyrë të përsëritur ka dëshmuar një degradim të thellë mendor duke artikuluar fjalor rrugaçëror…..Tema 11
Prill 2018.