Basha “pastron” partinë, Edi Paloka dhe Edmond Spaho humbin postet e nënkryetarit të PD dhe kryesinë

27 Shkurt 2019, 19:17Politika TEMA

Dorëheqja masive nga mandatet e deputetëve të Partisë Demokratike, ka shkaktuar ndryshime në strukturën e kësaj force politike, duke bërë që dy figura të rëndësishme në PD, Edmond Spaho dhe Edi Paloka të humbasin postet e nënkryetarit.

Nga momenti i “djegies” së mandateve, Partia Demokratike ka mbetur pa nënkryetarë, pasi me lënien e mandatit, Edmond Spaho nuk është më kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, sikundër Edi Paloka, i cili ka humbur postin e zëvendës kryetarit të Kuvendit.

Por statuti i PD-së e parashikon qartë se dy nënkryetarët emërohen nga postet përkatëse.

Në Nenin 56 për nënkryetarët, Pika 3 thotë se “Njëri prej nënkryetarëve është kryetar i Grupit Parlamentar”.

Pra në momentin që Spaho nuk është më kryetar i Grupit Parlamentar, për shkak se ka dorëzuar mandatin e deputetit, humbet edhe postin e nënkryetarit të PD-së.

Nderkohe qe kane humbur dhe vendin ne kryesine e PD, perderisa hyrja e tyre ne kete forum ka qene pa votim, automatikisht si nenkryetare te partise.

Kështu, me djegien e mandateve, Basha jo vetëm që krijoi përplasje mes demokratëve të cilët dolën kundër vendimit, siç ishte rasti i Myslim Murrizit të Lushnjes, të cilin e përjashtoi nga çdo funksion në parti, por e ka lënë partinë edhe pa nënkryetarë.

6 komente në “Basha “pastron” partinë, Edi Paloka dhe Edmond Spaho humbin postet e nënkryetarit të PD dhe kryesinë”

  1. ahsahaha says:

    …..ti thi nonen ma futi luli …….th’e kitha menu kaq holl thkerdhata

  2. Peço says:

    Ore trapër, ata ishin kryetar grupi dhe nën kryetar parlamenti, për faktin se ishin nën kryetar të PD dhe jo janë nën kryetar të PD për faktin se ishin kryetar grupi dhe nën kryetar parlamenti. Të vizatosh një plak të bukur dhe të vizatosh bukur një plak, janë dy gjëra krejt të ndryshme. Ndaj, lërini idiotësitë. Neni 56 pika 3 e thotë qartë:” Njëri prej nënkryetarve (të partisë) është kryetar i grupit parlamentar.” Të paktën kështu shkruani, sepse neve as që na intereson statuti dhe as që na plas trapi se kush janë nën kryetarët e PD.

  3. Besi says:

    Githe kete rremuje qe po ben. Basha e ben per veten e tij qe te behet Kryeminister dhe per hakmarrje per pallatin e prishur ne Vlore qe u be nga leket e popullit te vjellura tek Vefa

  4. Monitor says:

    Kush jane keta?

  5. Taraboshi says:

    Edhe ketu ju futi Rama .Me qe deshtet me hek EDIN .Basha ju hoqi juveme qe ramen nuk e heq dot.Palokke met me thene ti thi nanen.Per ate tjetrin nuk ka problem se eshte nga Devolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje