Blendi Klosi: Mos më kërkoni të më vijë keq që Berisha nuk është në parlament

4 Mars 2019, 21:37Politika TEMA

Opozita e re, e cila po merr formë me marrjen e mandateve nga kandidatë që kanë qenë në listat e PD dhe LSI është legjitime. Kështu u shpreh ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi i ftuar në studion e lajmeve në Ora News.

Klosi: Marrja e mandateve është 100% legjitime. Nuk është një zgjedhje që ka ndodhur se sforcuar. Është një zgjedhje që PD, LSI  e bënë me vullnet të plotë. 

Mbase kanë dëmtuar parlamentarizmin në Shqipëri, po për ne si forcë politike dhe për masën e madhe të njerëzve nuk ka ndodhur ndonjë gjë e tmerrshme. 

Asgjë më shumë sesa kapitullimi i një force politike me të cilën ne kemi 27 vite që debatojmë. 

Mos më kërkoni mua tani që të më vijë keq pse Sali Berisha nuk është më në parlament. Mos më kërkoni të më vijë keq sepse nuk janë një grup deputetësh. Unë me ata jam përballur me çdo betejë politikë.

Klosi la të kuptohet se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, siç kërkon opozita. Sipas tij zgjedhjet e ardhshme do të jenë në 30 qershor dhe ato parlamentare në 2021.

Klosi: Opozita është çështje fryme, është çështje lidershipi, është çështje programi. Mbase PD ka zgjedhur që ta bëjë jashtë parlamentit programin e saj të ardhshëm elektoral. 

Gara e ardhshme do të jetë 30 qershori, gara e ardhshme parlamentare do të jetë pas 2 vjetësh në 2021. Do përgatiten dy vjet, do bëjnë një lidership më të spikatur. 

Do nxjerrin një lidership i  cili do udhëheqin njerëzit e djathtë apo forcat e djathta opozitare në Shqipëri, dhe do të paraqisen një program që do të kërkojnë të marrin vota në parlament ndoshta në 2021.

4 komente në “Blendi Klosi: Mos më kërkoni të më vijë keq që Berisha nuk është në parlament”

  1. Ne ferr u pafshim te gjitheve! says:

    Kallu flaken ketyre anti shqiptareve qe na e bene te pajetueshme jeten ne Shqiperi. Ferri ju pret, ju tashme sapo keni bere hapin e pare drejt ferrit.

  2. Prind says:

    Jo qe s’na vjen keq, por fluturojme nga gezimi qe deshi zoti dhe iku vete. Hajd udha mbare gjithe plehrave dhe mos ua pafshim me syte. Kujtojne ata se ka mbetur me ndonje idealist rreth atyre?! Vetem interesaxhinj kane afer, te cilet do firojne sapo ta kuptojne se po humbin kohen kot.

  3. Kasemi says:

    Ky eshte ai burri qe ka qene president i Shqiperise, kryeminister i shqiptareve dhe kryekar i partise fashiste demokratike! Nuk e kuptoj ose eshte katandisur ne kete gjendje – si njeri i pastrehe, si nje njeri i marrosur, i ikur nga fuqiri dhe ky Ishi kerkon te behet prape Njeshi! Nuk e di perse nuk e cojne ne azil perpara se te jape frymen e fundit, se per te vdekur ka vdekur me kohe – kufome qe ecen, kufome i pa futur ne dhe. Ne kete gjendje qe shihet ketu, duhet te zhduket nga faqja e dheut se turperon qenien njeri te njerezve te tjere.

  4. ponti says:

    me ne fund katarsis po ndodh andej nga ku edhe nuk e kishte pritur askush. mutrat apsi shperthyen po i lan shiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje