Një ndërtues i cili fitoi lotarinë prej 76 milionë paund në nëntor të vitit të kaluar tanimë ka blerë gjashtë supervetura.
Andrew Clark dhe partnerja e tij Trish Fairhurst, nga Boston në Lincolnshire, arritën fitimin e 12-të më të madh në Britani të Madhe pas blerjes së biletës së lotarisë.
Ai ka shpenzuar 660,000 paund nga fitimet e tij duke blerë vetura luksoze, përfshirë edhe një Porsche 911 Turbo në vlerë prej 121,000 £, si dhe një McLaren në vlerë prej 128,055 £.
Por Trish do të vazhdojë ta drejtojë Nissan Qashqain prej 20,000 £, të cilën ajo e bleu pas fitimit të EuroMillions në nëntor të vitit të kaluar.
Përveç veturave të shtrenjta, me paratë e fituara, ai bleu një shtëpi me katër dhoma gjumi. (TemA)