Kryetarja e PS-së së Tiranës thotë se pavarësisht strategjive që po ndjek opozita, nuk do të ketë një marrëveshje si ajo e majit të 2017-s. Gjatë fjalës në Parlament, deputetja socialiste, Blerina Gjylameti, tha se maxhoranca nuk ka ndërmend të negociojë për të ndarë pushtetin në tavolinë.
“Është fatkeqësi që kemi opozitë kaq të papërgjegjshme që po djeg aspiratat e vendit për në BE. Ne nuk do të ndërpresim kontratën me qytetarët që na dhanë votën. Ne nuk negociojmë për të ndarë pushtetin sepse ata na besuan më shumë se në mandatin e parë.
Opozita ndërpreu kontratën me ata që i votuan. Sot kolegët e mi zgjodhën të jenë në krye të akteve të paprecedenta të dhunës.
Çfarë të presim, çfarë të presin qytetarët nga aktet e dhunës dhe të baltosjes? Si mund të mendojnë se ata janë alternativë, teksa janë në krye të dhunës.
Për çfarë të negociojmë? Vullnetin e sovranit, parimet e demokracisë? Ne dialogojmë për çfarë ndodh më pas, por jo që të ketë një vendim si të 2017-s. Atëherë për hir të qytetarëve e ulëm veten tonë dhe u ulëm në marrëveshje.
Zgjedhjet u certifikuan nga OSBE-ja si me demokratiket, dhe sot kthehen e thonë se duam pushtetin në tavolinë. Opozita duhet të bëjë oponencën e pushtetit, alternativë nuk mund të jenë, s’ka pushtet në tavolinë”, tha ajo.
Gjylameti tha më tej se zgjedhjet e parakohshme nuk janë opsion. Ajo i ftoi qyetarët të mos bëhen pjesë e dhunës së opozitës.
“Duhet të përgatiteni për 2021-shin, nuk ka zgjedhje qendrore në qershor, por zgjedhje vendore. Nuk heqim dorë nga demokracia, zgjedhjet e parakohshme janë një ëndërr e bukur nga opozita, por vetëm kaq. Zgjedhjet e 2021-shit janë të panegociueshme. Jemi të hapur për të dialoguar!
Fajtorët e vetëm janë ata të cilët po i tremb tik-taku i drejtësisë. Ne nuk do ta shkelim demokracinë. Qytetarët të ruajnë qartësinë, nuk mund të mbesim peng i tyre. Dhuna nuk është zgjidhje, ky është synim i opozitës, por jo i qytetarëve. Përgëzoj kolegët e rinj që zgjodhën të pranonin mandatin”- tha Gjylameti.
Zonje te punon picka apo nuk te punon shko tek pederasti se ta punon veren shko provoje se ta ngul palloshin edhe perpara edhe nga mbrapa ta fut edhe ne goje.
Nuk sqaroveasgje per doktoraturen……nese e ke plagjatur nuk ndryshon nga nje keqberes